Krem zbardhues / ndriçues
Ky krem ofron një veprimtari hidratuese, të pasur me elementë jetikë, që rrjedhin nga filtrate laktike fermentimi dhe nga bimë të cilat pengojnë sintezën e Melaninës.
Përbërësit rigjenerues dhe anti oksidantë, veprojnë butësisht, thellë në epidermë, veçanërisht duke ngadalësuar errësimin e lëkurës dhe formimin e njollave të saj.
Serumi Depigmentues funksionon si: filtrues mbrojtës, zbardhues, rinovues, anti oksidant, rigjallërues, depigmentues (ndalon proçesin e tyrosinazës), zbutës dhe hidratues.
Përbërja:
1. përbërës të amino acideve: argininë, lysinë, histidinë, glutaminë, leucinë.
2. produkt që rrjedh nga bioteknologjia, tërheqës në transformimin e prekursorëve të fosfokreatinës.
3. hidratim nëpërmjet:
a. B-lactoglobulin: proteina më e bollshme e Laktoserum, shumë e pasur me Aminoacide, e cila mund t’i ngjitet shtresës Korneum.
b. përforcimit të barrierës lipídike të lëkurës.
c. lidhjes së molekulave të ujit nga ngarkesat e amino acideve polare.
d. filtratit të fermentimit laktik, i cili ka dy veti të veçanta: prodhon acid laktik në formën e tij L, i cili është një hidratues i lëkurës, në sajë të aftësive të tij si thithës i lagështirës.
e. ai ka një aktivitet shumë të rëndësishëm enzimatik, në sajë të proteinazës, peptidaseve, desaminazës dhe lipaseve që përmban.
Ky aktivitet enzimatik favorizon formimin e acidit laktik L dhe copëza peptidike të përmasave të vogla, të cilat përthithen lehtësisht nga qelizat e lëkurës.
Ky krem përdoret në darkë, duke e aplikuar mbi zonat apo njollat e errëta.
Pas ketij kremi mund të përdoret dhe Synchro si një ushqyes plotësues.