Uji me limon nuk është vetëm freskuesi më i mirë sesa lëngjet e tjera, por ai kryen dhe funksionin e një furnizuesi për trupin tonë me vitamina dhe minerale, të cilat janë jetike për një shëndet të mirë dhe të qëndrueshëm. Ështe një shtytës i madh i energjisë dhe një hidratues parësor në mëngjes, kur ne më së shumti kemi nevojë.
Dëgjojmë për përfitimet nga pirja e ujit të ngrohtë me limon, por çfarë mund të presim që të ndryshojë në shëndetin tonë?
1. Uji i ngrohtë me Limon na fuqizon që në mëngjes me Elektrolite!
Besojmë se shumica prej jush zgjohet duke kërkuar një filxhan kafe. Në fakt, të gjithë e bëjmë këtë dhe nuk duhet të ndihemi në faj :). Por e dini se një filxhan kafe pas ujit të ngrohtë me limon është akoma më mirë? Limoni përmban elektrolite hidratuese në trajtën e Magnezit dhe Kalciumit. Me ujin e ngrohtë me Limon, ju e nisni ditën tuaj mbarë :).
2. Uji i ngrohtë me Limon ju ndihmon të keni dhe të ruani gjymtyrë të shëndetshëm!
Limoni është në gjendje të zvogëlojë dhimbjen e muskujve dhe të gjymtyrëve si dhe të ruajë shëndetin e tyre.
3. Uji i ngrohtë me Limon përmirëson tretjen!
Ne duhet të konsumojmë shumë fibra dhe në mëngjes. Kjo gjë e mban organizmin të shëndetshëm deri pasdite. Që të sigurohemi se fibrat nuk ngecen nëpër zorrë, ne duhet të pijmë shumë lëngje dhe uji i ngrohtë me limon është ideal. Limoni përmban Acid Citrik, i cili nxit prodhimin e Enzimave tretëse.
4. Uji i ngrohtë me Limon përmirëson funksionet e mëlçisë!
Sapo e përmendëm që uji me limon nxit prodhimin e enzimave tretëse dhe kjo ndihmon mëlçinë të kryejë punën e saj, pa u sforcuar shumë.
5. Uji i ngrohtë me Limon parandalon infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes!
Nëse ju merrni një infeksion, uji me limon do t’ju ndihmojë të shëroheni në mënyrë të shpejtë. Uji i ngrohtë me Limon do t’ju ndihmojë në zbutjen e fytit dhe të inflamacionit të bajameve. Ai është i mbushur me vitaminën C, duke ju ndihmuar kështu të luftoni infeksionet e padëshiruara.
6. Uji i ngrohtë me Limon ndihmon në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve!
Lëvizja e tyre duhet të jetë e rregullt.
7. Uji i ngrohtë me Limon përshpejton humbjen e peshës!
Cila është mënyra e sigurt për të humbur peshë? Dieta dhe aktiviteti fizik! Pra nuk janë shumë. Uji me Limon është i mbushur me antioksidues, të cilët rritin metabolizmin tuaj.
8. Uji i ngrohtë me Limon pastron gjakun!
Antioksiduesit e tij ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira, të cilat mund të lundrojnë nëpër gjak. Uji me Limon do t’ju ndihmojë të keni një sistem kardiovaskular të shëndetshëm.
9. Uji I ngrohtë me Limon largon Urthin (po)!
Në fakt kjo mund të kundërshtojë intuitën tuaj, por uji i ngrohtë me Limon mund të ndihmojë në lehtësimin e urthit tuaj. Ne ju rekomandojmë për këtë rast një lugë çaji ujë të ngrohtë me Limon, të shtuar në një gotë me ujë. Kjo dozë do të neutralizojë urthin.