KAPILARËT E KUQ. Shkaqet dhe kurimi i tyre.

Kapilarët e kuq mund të shfaqen në zona të ndryshme të trupit, duke përfshirë dhe fytyrën. Në fytyrë, kapilarët janë më të dukshëm në mollëza dhe përreth apo dhe mbi tërë hundën. Në disa raste, ata shkaktojnë kruarje, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Llojet e kapilarëve mund të jenë të ndryshëm, në varësi të shkakut të tyre.

Disa nga shkaqet e kapilarëve të kuq të fytyrës.

1. ALERGJIA, që shkaktohet nga veshjet e ndryshme, ushqimet, produktet kozmetike apo dhe efektet anësore të ilaceve, bën që të shfaqen në zona të lëkurës kapilarë të kuq.

2. KUSHTET KLIMATERIKE. si një dimër shumë i ftohtë apo një verë shumë e nxehtë, mund të shkaktojë shfaqje të kapilarëve të kuq, veçanërisht në fytyrë pasi është dhe pjesa më e ekspozuar e trupit ndaj këtyre elementeve, që dhe shkaktojnë humbje të elasticitetit të lëkurës në mënyrë të shpejtë.

3. DJEGIA NGA DIELLI. Nëse lëkura është e ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj rrezeve të diellit, që mbartin sasi të larta ultraviolet, rrjedhimisht do të shfaqen mbi lëkurë (sidomos në fytyrë) shenja alergjie, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje apo kruarje.

4. ALKOLI. Është një ndër shkaktarët kryesorë, sidomos tek meshkujt.

5. STRESI. Po vërtetohet çdo ditë e më shumë që stresi është një shkaktar potencial dhe i sëmundjeve apo problemeve të lëkurës.

Siç e thamë dhe më lart, janë të shumta arsyet që shkaktojnë shfaqjen e kapilarëve të kuq në lëkurë, ndaj është shumë e rëndësishme të ndiqen këshillat mjekësore, nëse ato shfaqen.

Si të parandalojmë shfaqjen e kapilarëve të kuq?

1. Duke e trajtuar gjithmonë fytyrën apo lëkurën në tërësi me kremëra profesionalë hidratues dhe duke pirë sasi të mëdha uji (deri në dy l ujë) ne mund të parandalojmë shfaqjen e kapilarëve të kuq.

2. Përpara se të dilni nga shtëpia, ju duhet të përdorni gjithmonë krem me faktor mbrojtës kundra diellit. Përpiquni të gjeni kremin e duhur me faktorin e lartë mbrojtës, SPF 30.

3. Duhet ta ruani fytyrën nga ndryshimet e menjëhershme të temperaturës.

4. Duhet të shmangni produktet kozmetike, nëse i keni konstatuar si shkaktarë alergjie në fytyrën tuaj.

5. Duhet të shmangni ushqime si çokollata, kikirikët, gruri, produkte qumështi, mish apo vezë. Mënyrat e gabuara të jetesës dhe dietat, janë në ditët e sotme ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së kapilarëve të kuq të fytyrës.

Në qëndrën tonë, Joyel spa, ju do të gjeni Linjën e kujdesit për lëkurën, GERNETIC, e cila ofron një diagnozë të saktë, nëpërmjet së cilës, ju do mund të trajtoni në mënyrë efikase problemin tuaj.

Cilat janë produktet e duhura për trajtimin e kapilarëve të kuq?

1. GLYCO. Qumështi pastrues, Glyco, ushqen, hidraton, zbut lëkurën e thatë të plogësht si dhe ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura. Përdoret për pastrimin e make up- it, të papastërtive të lëkurës në thellësi.

2. FIBRO. Locioni Fibro stimulon dhe pastron lëkurën në thellësi. Ka efekt qetësues dhe çlodhës.

3. MITO. Roli i tij është të stimulojë dhe të ushqejë qelizat sipërfaqësore të lëkurës në mënyrë që t’i pregatisë për të asimiluar me lehtë vlerat ushqyese të produkteve të tjerë pasues.

4. VASCO. Ky krem ndihmon për një funksionim më të mirë të kapilarëve të gjakut, përmirëson ndjeshëm qarkullimin e tij, redukton ndjeshëm kapilarët e shkëputur dhe shfaqjen e njollave të kuqe, të shkaktuara prej tyre. Rekomandohet në rastet e problemeve të kapilarëve dhe njollave të kuqe në lëkurë.

5. MYO MYOSO. Roli i tij është të forcojë muskujt e fytyrës si dhe të zbusë njëkohësisht lëkurën e fytyrës.

6. SYNCHRO. Është një krem bazë, mbështetës, ndihmues dhe bashkëpunues me të gjithë kremërat e linjës franceze, Gernetic. Ka një rol mjaft të rëndësishëm në trajtimet për lëkurën, duke luftuar dhe shëruar njëkohësisht mjaft probleme të tij, duke filluar nga djegiet, shenjat e ndryshme, probleme jo të vogla të lëkurës. Ky krem është i jashtëzakonshëm në ripërtëritjen e lëkurës, në hidratimin, ushqimin dhe në stabilizimin e PH te tij. Së shpejti do t’i kushtojmë një shkrim të plotë detajues efekteve të mrekullueshme të këtij kremi çudibërës, falë formulës fantastike, krijuar nga vetë Presidenti i kësaj kompanie prestigjioze, Albert Laporte…

Cilët produkte ju rekomandojmë të përdorni në shtëpi:

Kini parasysh të përdorni gjithmonë pastruesit ushqyes për lëkurën e fytyrës tuaj.
Ju rekomandojmë të përdorni në mëngjes: Glyco, Fibro dhe Synchro dhe në darkë: Glyco, Fibro, Vasco dhe Myo Myoso (parësor për problemin e lëkurës tuaj është Vasco). Mos harroni të vendosni dhe kremin mbrojtës ndaj diellit, Melano IV ose V.

KAPILARËT E KUQ



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter