Krem eksfoliues për Fytyrën dhe Trupin
Vetitë:
Ky krem është formuluar për të eliminuar qelizat e vdekura, sekrecionet yndyrore dhe papastërtitë e tjera nëpërmjet eksfoljimit.
Eksfoljimi përshpejton një proces i natyrshëm: eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës vdekur. Ky eliminim, i quajtur gjithashtu Deskuamim, është i rëndësishëm për pamjen e lëkurës.
Aplikimi i pastruesit Ger Peel ka disa efekte: e bën lëkurën të duket më mirë, më rrezatuese dhe më të butë, ndriçon ngjyrën dhe redukton pikat e zeza; lëkura duket e re në sajë të rigjenerimit qelizor; duke eliminuar qelizat e vdekura (të cilat parandalojnë depërtimin dhe frymëmarrjen e lëkurës). Produktet kanë efikasitet më të lartë pas pastrimit të lëkurës.
Përbërja:
Për të shmangur ndonjë ndjesi ashpërsie, Ger Peel përmban ekstrakte bimore të tilla si kastravec, arnika dhe elm, të cilët kanë efekte zbutëse dhe qetësuese, polyolefine (klinikisht polimere inerte) prej 315 mikronësh, siguron një lëkurë të butë.
Përdorimi:
Ger Peel përdoret një herë në javë, duke kryer lëvizje rrethore (rreth 10 sekonda) pas pastrimit me qumështin Glyco dhe locionin Fibro ose likuidin shkumues Derma.
Përqëndrohuni në siperfaqe me yndyrë si hunda, mjekra dhe balli.
Gjatë stinës së verës, kur bëni banjo dielli dhe trashet lëkura, ky pastrim duhet kryer me shpesh. Do të shtohet nxirja dhe do të zgjasë më shumë.
Para një trajtimi (ku përfshihet përdorimi i serumit Cells Life ose Mito Special) pastrimi me kokrriza do të nxisë mikro-qarkullimin. Lëkura do të hidratohet më mirë dhe do të reagojë më shumë ndaj përbërësve aktive të produkteve Gernetic.
Kujdes! Kurrë mos përdorni pastrues me korriza në një lëkurë të irrituar dhe përreth syve.