Ju ndodh shpesh të gajaseni nga të qeshurat? Nëse jo, është koha ta lini mënjanë seriozitetin dhe të ndryshoni shtegun tuaj duke shtuar humorin, duke u zbavitur më shumë, duke shpenzuar më shumë kohë me shoqërinë tuaj gazmore. Bëjeni për Shëndetin dhe estetikën tuaj!

Pse? E thjeshtë, e qeshura na bën të ndihemi shumë mirë! Përmirëson shëndetin tonë, humorin, paraqitjen dhe forcon lidhjet apo marrëdhëniet tona. E qeshura është gjithashtu një mjet i shkëlqyer për t’u përballur me Stresin apo konfliktin. Përmirëson perspektivën tonë për jetën, zbeh zemërimin dhe ndihmon në lehtësimin e trishtimit. E qeshura mund të rrisë gjithashtu dhe nivelet e energjisë tonë!

E qeshura ka dëshmuar se redukton hormonet e Stresit, të cilët sipas hulumtimeve, përshpejtojnë proçesin e plakjes dhe sëmundjeve. Është një mjet i fuqishëm ndihmues në relaksimin tonë. Një e qeshur e fuqishme mund të çlirojë tensionin e muskujve, duke na bërë të ndihemi më të relaksuar.

E qeshura është një trajtim fantastik kundër moshës! Kur qeshim, ne përdorim shumë muskuj dhe kjo ndihmon në nxitjen e sistemit tonë imunitar, të qarkullimit të gjakut dhe të zemrës, përmirëson kapacitetin e mushkërisë, aktivizon muskujt e fytyrës dhe të barkut. Gjithashtu, ajo çliron anti-trupat që luftojnë infeksionet.

Studimet mjekësore kanë treguar se e qeshura prej 10 minutash mund të ulë një dhimbje prej mëse 2 orësh dhe e qeshura prej 10 minutash çdo ditë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës në 10%.

E qeshura gjithashtu përmirëson këndvështrimin për jetën, duke inkurajuar optimizëm dhe pozitivitet. Na mbështet në kapërcimin e momenteve të vështira dhe të zhgënjimeve.

E qeshura është ngjitëse! Kur qeshni, qeshin dhe ata pranë jush, duke krijuar një atmosferë akoma më të këndshme dhe argëtuese për të gjithë.
Prandaj, vazhdoni të qeshni me të madhe, duke shijuar efektet dhe mos e vrisni mendjen :).



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter