LËKURA E MATURUAR Me kalimin e viteve shumë gjëra ndodhin në organet e trupit tonë, por lëkura është organi i parë që shfaq shenja dhe reflekton shëndetin tonë të brendshëm. Në mënyrë që të shpjegojë kompleksitetin e proçesit të plakjes së lëkurës, Gernetic e trajton lëkurën sipas 3 shtresave të saj. 1. Epiderma: shtresë jo më e trashë se një fletë letre, por që në fakt është shtresa më e rëndësishme mbrojtëse. 2. Derma: fibroblaste dhe sistemi i qarkullimit sipërfaqësor. 3. Hipoderma: muskuj, inde yndyrore dhe enë gjaku. Ka ende shumë për të kuptuar rreth kompleksitetit të funksioneve të saj të shumta. Është e ndjeshme dhe reaktive ndaj asaj që ne hamë, ndaj mjedisit apo stresit. Ndihmon në ruajtjen e temperaturës së trupit, duke e ftohur apo ngrohur atë kur është e nevojshme. Lëkura është një organ i mahnitshëm! Kjo është një pëmbledhje e shkurtër ç’ka i ndodh lëkurës gjatë plakjes: 1. Niveli i Epidermës: Norma e rimbushjes qelizore bie kur shkurtohet jeta e qelizës: zgjatja e jetës së qelizave tona, shton trashësinë e epidermës dhe mbrojtjen më të mirë ndaj molekulave të huaja. Aktiviteti i Langerhan-eve bie: këto qeliza janë pjesë e sistemit imunitar të lëkurës. Aktiviteti i gjendrave seboreike minimizohet: kjo shkakton një rënie të lubrifikimit të epidermës. 2. Niveli i Dermës: Kapaciteti i prodhimit të energjisë së mitokondria-ve bie: qelizat bëhen më pak metabolikisht aktive. Nga degradimi dhe brishtësia e mureve të kapilarëve; dobësohet mikroqarkullimi dhe varfërohet të ushqyerit e lëkurës. Bie efiçensa e sistemit mbrojtës antioksidues ndaj radikaleve të lira: duke sulmuar ADN e qelizave, radikalet e lira shkatërrojnë qelizën. Inflamacionet bëhen kronike: ky fakt kontribuon në proçesin e plakjes, pasi largon indet me radikalet e lira dhe nxit shkatërrimin e qelizave normale. Ulet niveli i enzimës katalazë: katalaza shpërbën peroksidin hidrogjen, duke e parandaluar së dëmtuari qelizën. Degradimi i fibroblasteve dhe prodhimi i ulur i kolagjenit dhe elastinës; degradimi i fibroblasteve shkakton rrudhat dhe humbjen e elasticitetit të lëkurës. Sinteza e ulur e prokolagjenit dhe proteoglikaneve në matricën ekstraqelizore: matrica ekstra qelizore është përbërësja më e madhe e lëkurës, e cila i jep aftësitë unike të elasticitetit. 3. Niveli i Hipodermës: Humbja e masës muskulare të fytyrës: zvogëlon tendosjen e lëkurës, duke shkaktuar pamjen e plakjes së saj. Gernetic i prek këto probleme një e nga një, duke ofruar në nivel qelizor të gjithë ushqyesit esencialë për të rikthyer energjinë dhe për të nxitur funksionin normal dhe rinor të lëkurës!

FIBRO – Locioni pastrues & tonifikues

Roli: qetësues, shërues, stimulues. Ai tonifikon lëkurën dhe pastron poret në thellësi. Përbërës: Tilleul: shfryrës, qetësues dhe zbutës; Kamomil: qetësues, ...
Read More

Cytobi Krem Rigjenerues

Çdo ditë, lëkura juaj humbet përkulshmërinë e saj, qëndrueshmërinë dhe elasticitetin. Konturet e fytyrës bëhen dembele dhe fillojnë të formohen ...
Read More

Base de Jour Marine

Krem tërheqës (LIFTING) intensiv Kremi i Ditës Marine Shërben si një krem dite dhe bazë për një make up të ...
Read More

Ger Lift

Krem tërheqës (LIFTING) intensiv GER LIFT, një krem, i cili ka efekte tonifikuese dhe tërheqëse (LIFTING) dhe është lehtësisht i ...
Read More

Nettoyant Gommant Marine

I. ALGAT E DETIT 1. Fusha e Botanikës: dy kategori të mëdha dhe të ndryshme: Cyanophyta dhe Phycophyte. a. Në ...
Read More

Krem Nuclea

Krem Riparues & Rigjenerues Dhe pse e kemi klasifikuar dhe diskutuar shkurtimisht Nuclea-n tek ndarja e “Lëkurës së Yndyrshme” (sherben ...
Read More

FLOWER ACID LOTION

Locioni eksfoliues me Acide Lulesh Roli: Locioni i acidit të luleve elimininon qelizat e vdekura duke vepruar butësisht në lëkurë ...
Read More

Kremi Balancues Synchro

SYNCHRO ( FACE / RICH & COMPLETE CARE) Kremi Balancues për Lëkurë të Thatë & Normale SYNCHRO është kremi më ...
Read More

Krem Dite dhe Nate

SYMBIOSE (FACE / DRY SKIN) Krem Dite dhe Nate Kremi Symbiose shërben njëkohësisht: si krem dite, nate dhe mbrojtës shumë ...
Read More

Krem zbutës dhe tonifikues intensiv MYO MYOSO

MYO MYOSO ( ANTI-AGE) Krem zbutës dhe tonifikues intensiv Veprimi i Phytostimulin-ave të kremit Myo Myoso përforcon elasticitetin e lëkurës ...
Read More

Serum përforcues qelizor Mito Special +

MITO SPECIAL + (FACE / DRY SKIN) Serum përforcues qelizor Mito Special + përdoret për të gjitha llojet e lëkurës ...
Read More

Kremi kundër MOSHËS

LA CREME ANTI-TEMPS (LES PARFAITS) Linja për moshën mbi 50 vjeç Kremi kundër MOSHËS Gjumi është një element shumë i ...
Read More

Koncentrat Riparues

CONCENTRATE REPAIRER (LES PARFAITS) Linja për moshën mbi 50 vjeç Koncentrat Riparues Cila grua, pavarësisht moshës së saj, nuk e ...
Read More

Cells Life

CELLS LIFE ( ANTI-AGE) Serum Ushqyes & Riparues Serumi Cells Life (jeta e Qelizave) në sajë të përbërësve të tij ...
Read More


Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter