Kanella bën pjesë tek erëzat pikante shumë të shijshme! Ajo është vlerësuar për mijëra vjet për aftësitë e saj kuruese / shëruese tek njerëzit, fakt të cilin, shkenca moderne e ka konfirmuar tashmë përgjatë studimeve të saj të shumta. Ne do të përmendim 10 përfitimet kryesore shëndetësore të kanellës, të cilat mbështeten në hulumtime shkencore.

Kanella ka përmbajtje të lartë të një substance me veti të fuqishme kuruese. Ajo është një pikante, e cila nxirret nga lëvorja e brendshme e pemës së quajtur Cinnamomum. Ajo është përdorur si një përbërës gjatë historisë, e cila daton që në periudhën e Egjiptit të lashtë. Kanella konsiderohej si kurë e rrallë, me vlerë dhe shërbente si dhuratë për mbretërit. Në ditët e sotme, kanella kushton lirë dhe gjendet në çdo supermarket. Ajo mund të përdoret në të gjitha llojet e ushqimeve dhe recetave të gatimit.

1. Ekzistojnë dy lloje kryesore të kanellës:
a. Kanella Ceilon, e njohur si kanella “e vërtetë”.
b. Kanella Cassia, një shumëllojshmëri e zakonshme e saj, ajo që njerëzit në përgjithësi i referohen si “kanella.”

Kanella nxirret nga prerja e trungut të pemës Cinnamomum, duke marrë lëvoren e brëndshme të saj. Pasi thahet, me të formohen shkopinj të rrumbullakët, të quajtur shkopinj kanelle. Shkopinjtë mund të bluhen dhe të krijojnë pluhur kanelle. Aroma dhe shija e veçantë e kanellës lidhet me vajin që përmban, i cili ka përmbajtje shumë të lartë të kompleksit të quajtur Cinnamaldehyde. Është pikërisht ky kompleks përgjegjësi për shumicën e efekteve të fuqishme të kanellës në shëndetin dhe metabolizmin e trupit tonë.

2. Kanella ka përbërje shumë të lartë me antioksidues:

Antioksidantët mbrojnë trupin tonë nga dëmtimi oksidues që shkaktohet nga radikalet e lira. Kanella është e mbushur me antioksidues të fuqishëm, të tillë si Polifenolet.
Në një studim i cili krahason veprimtarinë antioksiduese e 26 erëzave, kanella kryeson duke lënë pas dhe “superushqyesit” si hudhra dhe rigoni. Kanella është aq e fuqishme sa mund të përdoret si një ruajtëse natyrale e ushqimeve.

3. Kanella ka aftësi anti-inflamatore:

Inflamacioni në trup është tepër i rëndësishëm. Kanella ndihmon trupin në luftën kundër infeksioneve dhe në riparimin e indeve të dëmtuara. Antioksiduesit e saj kanë aktivitet të lartë anti-inflamator, duke ulur rrezikun e sëmundjeve.

4.Kanella mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Kanellë është lidhur me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, e cila është dhe shkaku më i zakonshëm në botë i vdekjes së parakohshme. Gjithashtu, tek njerëzit me diabet të tipit 2, konsumimi i 1gr kanelle në ditë, ka efekte të dobishme për elementët e gjakut. Kanella zvogëlon nivelet e kolesterolit total, kolisterolit LDL dhe triglicerideve, ndërsa kolisteroli HDL mbetet i qëndrueshëm.
Në studimet e kryera tek kafshët, është vërejtur se kanella ka ulur dhe presionin e gjakut.

5. Kanella mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj Hormonit Insulinë:

Insulina është një nga hormonet kryesore që rregullojnë metabolizmin dhe përdorimin e energjisë. Ajo është gjithashtu thelbësore për transportimin e sheqerit në gjak dhe në qeliza. Por shumë njerëz janë rezistentë ndaj efekteve të insulinës. Kjo situatë e njohur si rezistenca e insulinës, është shenja dalluese e sëmundjeve si sindromat metabolike dhe diabetet e tipit 2. Megjithatë, ka një lajm të mirë: kanella mund të zvogëlojë në mënyrë të ndjeshme rezistencën e insulinës, duke e ndihmuar këtë hormon tepër të rëndësishëm të kryejë punën e tij.

6. Kanella ul nivelet e sheqerit në gjak dhe ka një efekt të fuqishëm anti-diabetik:

Kanella është e mirënjohur për efektet e saj në uljen e sheqerit në gjak. Përveç efekteve të dobishme në rezistencen e insulinës, kanella mund dhe të ulë sheqerin në gjak nga disa mekanizma të tjerë.

Së pari, kanella ka treguar se ul sasinë e glukozës që hyn në gjak pas një vakti. Ajo e kryen këtë duke ndërhyrë me enzimat e shumta të saj tretëse, të cilat ngadalësojnë ndarjen e karbohidrateve në traktin e tretjes.

Së dyti, një përbërës i kanellës mund të veprojë tek qelizat duke imituar insulinën. Ky efekt pozitiv përmirëson marrjen e glukozës nga qelizat, edhe pse kjo vepron shumë më ngadalë se vetë insulina.

Sipas kryerjes të shumë testeve tek njerëzit, janë provuar efektet anti-diabetike të kanellës, duke treguar se ajo mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak deri në 10-29%. Doza efektive për arritjen e kësaj uljeje është 1-6 gram kanellë në ditë.

7. Kanella ka efekte kuruese dhe në sëmundjet Neuro-degjenerative:

Sëmundjet neuro-degjenerative karakterizohen nga humbja progresive e strukturës apo e funksionit të qelizave të trurit. Sëmundja e Alzheimerit dhe e Parkinsonit janë dy nga llojet më të zakonshme të tyre. Dy përbërësit e gjendur në kanellë pengojnë ndërtimin e një proteine në tru, e quajtur Tau, e cila është një nga shenjat dalluese e sëmundjes Alzheimer. Në një studim të kryer tek minjtë me sëmundjen e Parkinsonit, është vërejtur se kanella ka ndihmuar në mbrojtjen e neuroneve, ka normalizuar nivelet neuro-transmetuese dhe ka përmirësuar funksionet motorike. Megjithatë, këto efekte duhet të studiohen akoma më tutje tek njerëzit.

8. Kanella mund të jetë mbrojtëse kundër kancerit:

Kanceri është një sëmundje serioze, e cila karakterizohet nga rritja e pakontrolluar e qelizave.
Kanella është studiuar gjerësisht për përdorimin e saj të mundshëm në parandalimin dhe trajtimin e kancerit. Në përgjithësi, prova është e kufizuar vetëm në eksperimentet dhe studimet tek kafshët, e cila sugjeron se ekstraktet e kanellës mund të mbrojnë kundër kancerit. Kanella vepron duke zvogëluar rritjen e qelizave të kancerit dhe formimin e enëve të gjakut në tumore, duke qenë helmues për qelizat e kancerit dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre.

Në një studim tek minjtë me kancer të zorrës së trashë, u zbulua se kanella është aktivizues i fuqishëm i enzimave detoksifikuese të zorrës së trashë, duke mbrojtur kështu ndaj rritjes së mëtejshme të qelizave tumorale. Këto efekte të kanellës vazhdojnë të studiohen akoma tek njerëzit.

9. Kanella ndihmon në luftën kundër baktereve dhe infeksioneve mykotike:

Cinnamaldehyde, përbërësi kryesor aktiv i kanellës mund të ndihmojë në luftën kundër llojeve të ndryshme të infeksioneve. Vaji i Kanellës ka dëshmuar se trajton në mënyrë efektive infeksionet e traktit të frymëmarrjes, të shkaktuara nga myku. Ai gjithashtu mund të pengojë rritjen e disa baktereve, duke përfshirë Listeria dhe Salmonela. Efektet anti-mikrobiale të kanellës mund të ndihmojnë në parandalimin e prishjes se dhëmbëve dhe në zvogëlimin e erës së gojës.

10. Kanella mund të ndihmojë në luftën kundër Virusit HIV:

HIV është një virus që shkatërron ngadalë sistemin imunitar dhe nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë AIDS. Kanella e nxjerrë nga llojet e ndryshme Cassia mendohet se ndihmon në luftën kundër HIV-1. Ky është lloji më i zakonshëm i virusit HIV tek njerëzit. Një studim i kryer në laborator, duke hulumtuar qelizat e infektuara me HIV, zbuloi se kanella ishte trajtimi më efektiv krahasuar me 69 bimët e tjera mjekësore të studiuara. Rekomandohet përdorimi i Ceilon, kanellës së “vërtetë”.

Jo të gjitha llojet e kanellës jane të barabartë. Llojet e ndryshme të Cassia-s përmbajnë sasi të konsiderueshme të një kompleksi të quajtur Coumarini, i cili besohet të jetë i dëmshëm kur përdoret në doza të mëdha.

Kanella Ceilon është shumë më e mirë dhe studimet tregojnë se ajo ka përbërje shumë më të ulët të Coumarini-t sesa varietetet e Cassia-s. Për fat të keq, shumica e kanellës që gjendet në supermarkete është Cassia. Ju mund të gjeni llojin Ceilon në disa dyqane ushqimore të shëndetshme (bio).



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter