Krem mbrojtës me faktorin SPF 6 fr / 12 am (Mbrojtje jo e lartë për një lëkurë Normale).

Efektet:

Melano II në trajtën e një qumështi zbutës dhe ushqyes, ndalon dehidratimin e lëkurës duke lejuar një nxirje natyrale.
Ndalon pigmentimin dhe skuqjen e lëkurës.
MELANO II është krijuar të përdoret në rastet e nxirjes me llambat e diellit UV-UVA etj.
Melano II rekomandohet kryesisht për një lëkurë pak të ndjeshme ndaj diellit.
Melano II nxit sintezën e Kolagjenit duke ristrukturuar matricën e lëkurës.

Përbërja:

a. MELANO II përmban një kombinim përbërësish natyrale: vitamina, elementë nga bota e detit, ekstrakte bimore, ekstrakt biologjik dhe gjithashtu një yndyrë bimore, e nxjerrë nga fruti i një peme të Afrikës Qëndrore, gjalpi Shi, i përdorur në balsame mjekësore, i cili është shumë efektiv për reumatizmën, kyçet, djegiet dhe plagët.

b. Përmban një ekstrakt bioteknologjik: peptide fibroplastesh, të cilat nxitin rinovimin e Kolagjenit. Përbëhet nga Acidi Palmitik i bashkuar me Glicinë, Histidinë dhe Lysinë.

Përdorimi:

Rekomandohet përdorimi i tij disa herë gjatë ditës për një lëkurë jo shumë të ndjeshme ndaj Diellit.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter