Masazhi Tailandez (Thai)

Masazhi Tai besohet të jetë zhvilluar nga Jivaka Kumar Bhaccha, mjek Budist, për më shumë se 2.500 vjet më parë në Indi. Masazhi u zhvillua më tej në Tailandë, ku teknikat dhe parimet e Ajurvedës (Ayurvedic) u ndikuan gradualisht nga mjekësia tradicionale kineze.
Për shekuj me rradhë, masazh Tai u konsiderua nga murgjit si një pjesë përbërëse e mjekësisë tajlandeze.

Masazhi Tailandez është më shumë energjik dhe rigoroz se llojet e tjera të masazhit.
Ai është quajtur dhe masazhi Tai Joga, sepse terapistja apo terapisti përdor duart, gjunjët dhe këmbët që t’ju vënë në lëvizje, njësoj siç veprohet me tërheqjet e Jogës.

Gjatë masazhit Tai aplikohet ngjeshja e muskujve, mobilizimi i gjymtyrëve dhe shtypja me gishtërinj (akupresioni). Njerëzit e konsiderojnë masazhin tajlandez si një masazh relaksues por dhe energjik njëkohësisht.

Gjatë masazhit Tai ushtrohen shtypje të buta mbi linjat e energjisë dhe tërheqje si të Jogës, me qëllimin e një relaksimi të plotë të trupit, në nivel më të thellë. Ky nivel më i thellë relaksimi përmirëson pamjen dhe gjendjen emocionale të individëve që e kryejnë këtë masazh.
Ky relaksim ndihmon për një gjumë më të thellë, i cili ndihmon trupin tuaj të shërojë veten si të ndihet i refreskuar pas zgjimit.

Përfitimet prej tij të hollësishme:

Masazhi Tai ndihmon në zvogëlimin e stresit si dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të përgjithshëm. Kjo arrihet nëpërmjet lëvizjeve graduale në rritje, nëpërmjet pozicioneve të ndryshme të Jogës. Këto teknika rritin fleksibilitetin për lëvizje më të shumta dhe zvogëlojnë stresin dhe lodhjen e muskujve.

Lëvizjet e ngadalta ndihmojnë mendjen dhe shpirtin tuaj të ulin ritmin dhe të arrijnë të gjejnë mënyrën sesi të relaksohen dhe të arrijnë ekuilibrin. Stresi i përditshëm ndikon në humbjen e këtij ekuilibri duke shkaktuar sëmundje të ndryshme si tensioni i lartë i gjakut dhe ajo e zemrës. Masazhi Tai zvogëlon këto rreziqe për shëndetin, duke arritur ekuilibrin mendor dhe fizik.

Masazhi Tai na ndihmon të arrijmë nivelin e vërtetë të relaksimit. Stresi dobëson muskujt dhe ky masazh lehtëson qarkullimin e lëngjeve duke zgjeruar kanalet e kalimit të tyre.
Ky proçes ndihmon në rritjen e nivelit tuaj të energjisë. Me muskuj të shëndetshëm dhe me një rritje të energjisë, ulet niveli i sheqerit në gjak, parandalohet fillimi i diabetit i tipit 2 si dhe ndihmohen individët me këtë sëmundje të ruajnë po këto nivele.

Masazhi Tai, siç e theksuam, përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut. Ajo rrit qarkullimin e përgjithshëm në trup. Me rritjen e qarkullimit, truri furnizohet me më shumë oksigjen. Ky fakt ndihmon në zvogëlimin e migrenës dhe të dhimbjes së kokës në përgjithësi.
Një qarkullim i përmirësuar do të zvogëlojë mundësitë e koagulimit të gjakut në arterie.

Masazhi Tai do t’ju rigjallërojë. Si pasojë, ju do të mendoni më qartë dhe do të ndiheni më mirë në ditët në vijim.

Përfitimet prej tij të përmbledhura:

Masazhi Tailandez ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve të mëposhtme:

1. Arterioskleroza
2. Artriti
3. Azma
4. Diabeti
5. Çrregullimet e tretjes
6. Fibromiagia
7. Dhimbjet e kokës
8. Presioni i lartë i gjakut
9. Inflamacioni
10. Pagjumësia
11. Migrena
12. Dhimbja e qafës
13. Mpirjet
14. Paraliza e pjesshme
15. Dhimbjet nga Nervi Shiatik
16. Dhimbjet e supit
17. Bllokimet e sinuseve
18. Ngurtësimet e kyçeve
19. Tensionet e muskujve dhe tendinave
20. Lodhja kronike

Ai gjithashtu mund të ndihmojë në: zvogëlimin e dhimbjeve në përgjithësi, ekuilibrimin e trupit, mendjes dhe shpirtit tuaj, zvogëlimin e depresionit dhe të ankthit, përmirësimin e tretjes, përmirësimin e qarkullimit Limfatik, qarkullimit të gjakut, të funksioneve neurologjike.

Ai gjithashtu ndihmon në: përmirësimin e lëvizjeve, rritjen e energjisë, rritjen e fleksibilitetit
të gjymtyrëve, nxitjen e një paqeje dhe qetësie të brëndshme, uljen e tensionit dhe stresit, forcimin e organeve të brëndshme

Si dhe ku kryhet Masazhi Tailandez?

Masazh Thai kryhet zakonisht mbi një shtresë të hollë sfungjeri në dysheme, por dhe mbi krevatin e masazhit. Ju mund ta kryeni këtë masazh dhe i veshur.
Veshja duhet të jetë e rehatshme dhe e përshtatshme për këtë lloj masazhi.
Masazhi Tai zgjat 60 minuta.

Ky masazh nuk rekomandohet për individë që vuajnë nga:

1. Sëmundje infektive të lëkurës, skuqje, ose plagë të hapura.
2. Të sapo operuar.
3. Të sapo kuruar nga kimioterapia apo rrezatimi.
4. Të prirur apo me probleme mpiksjeje gjaku. Ekziston rreziku i lëvizjes së gjakut të mpiksur gjatë masazhit.
5. Të sëmurë nga zemra.
6. Femrat shtatzëna me probleme.
Ato duhen të kontrollohen tek mjeku i tyre më parë. Masazhi për femrat shtatzëna duhet të kryhet vetëm nga terapistë masazhi të çertifikuar.

Thai massage



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter