Nga Rowena Lucanas

Sytë janë pasqyra e shpirtit…por dhe e moshës tuaj! Nëse kërkoni të keni sy të bukur dhe të shëndetshëm, kujdesi për ta duhet të jetë më i madh nga ç’mund të mendoni!

1. HIDRATIMI
Hidratimi jo vetëm ndihmon trupin dhe lëkurën, por dhe sytë tuaj njëkohësisht. Përveç pirjes së ujit, ju duhet të shtoni dhe pirjen e çajërave bimorë, të cilët ndihmojnë në rritjen e shëndetit të lëkurës përreth syve, por dhe në eliminimin e rrathëve të errët përreth tyre.

2. VITAMINAT JETËSORE
Ushqimi i duhur është një nga kontribuesit më të mëdhenj për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Trupi ka nevojë për disa vitamina për të kryer sa më mirë funksionet e tij. Vitaminat më të domosdoshme për shëndetin e syve dhe përreth tyre janë vitamina A dhe C. Ju gjithashtu duhet të përfshini dhe konsumimin e karrotave, kungullit, pjeprit dhe agrumeve në dietën tuaj ushqimore të përditshme për një lëkurë rrezatuese dhe sy të ndriçuar.

3. PËRKUJDESI I DUHUR
Pas moshës 40 vjeç, lëkura juaj humbet elasticitetin dhe fillon të hollohet, ç’ka ju bën të dukeni të lodhur dhe me kapilarë të dukshëm tashmë të lëkurës. Maska e Syve GERnétic përmirëson drenazhimin (kullimim) Limfatik, i cili ndihmon ne zvogëlimin e fryrjeve dhe rrathëve të errët përreth syve.
Vazhdoni kujdesin me kremin Lift GERnétic, i cili dukshëm ngre pjesën e qepallave, zvogëlon rrudhat e tyre dhe efektet e dëmshme të Glikozimit nëpërmjet formulës së saj anti-glikozuese.

4. SHMANGIA E TOKSINAVE
Pirja e duhanit është armiku më i keq i lëkurës tuaj, pasi përshpejton dëmtimin e qelizave dhe humbjen e Kolagjenit, duke shkaktuar kështu rrudhat. Mbroni sytë me syze dielli dhe sigurohuni të flini gjithmonë mjaftueshëm.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter