Bima e Brokolit në thelb i përket familjes së perimeve me gjethe jeshile, si lakra, spinaqi, lakra e “brukselit”, kokat e të cilave janë të ngrënshme.

Brokoli rritet deri në një lartësi prej rreth 46-76 cm dhe i ngjan disi një lulelakre. Kokat e bimës janë në formën e një peme dhe nga trungu i saj dalin gjethet jeshile, por shpesh kanë dhe nuanca vjollcë.

Brokoli rritet në Mesdhe, ku mbarështohet në mënyrë të kujdesshme. Prejardhja e emrit të tij vjen nga fjala italiane Brocco dhe ajo latine Braccium, që do të thotë krah apo degë.

Brokoli është i lidhur me perimet si lakra, lakra jeshile, lulelakra dhe lakra e brukselit. Në Angli, ai njihet si “lakra italiane”.
Brokoli mund të hahet i zier por dhe i pazier. Brokoli i pazier ka përmbajtje më të lartë ushqimore dhe vitaminash. Lulja e tij apo koka janë të ngrënshme, ndërsa gjethja e cila ka një shije të hidhur, nuk përdoret.

Varietete të tjera të brokolit përfshijnë Lule broko (broccoflower), një kryqëzim midis brokolit dhe lulelakrës dhe mes brokolit me lakrën jeshile. Në ditët e sotme, brokoli zë një vend shumë të rëndësishëm në gatimin apo menutë në mbarë botën.

Cilat janë 20 përfitimet tona nga Brokoli?

A. LËKURA

1. Ruan dhe mirëmban shëndetin e lëkurës:

Si të gjitha perimet jeshile, Brokoli është shumë e dobishme për shëndetin e lëkurës tuaj, nisur nga pëmbajtja e fibrave dietike, vitaminave, mineraleve dhe antioksiduesve. Brokoli është i pasur në antioksidues të tillë si vitamina C dhe E. Vitamina C stimulon prodhimin e Kolagjenit, duke mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme, ndërsa vitamina A mbron membranat qelizore të lëkurës tuaj dhe parandalon dëmtimet nga rrezet UV.

2. Promovon rigjenerimin dhe riparimin e lëkurës

Brokoli përmban një substancë të quajtur Glucoraphanin, e cila konvertohet në Sulforaphane, që ndikon direkt për një lëkurë të shëndetshme dhe për riparimin e dëmtimit të lëkurës. Kështu që konsumimi i Brokolit rinovon lëkurën tuaj më shpejt dhe i jep asaj shkëlqimin e këndshëm natyral.

3. Lufton Moshën

Siç e dini, vitamina C ka veti antioksiduese, e cila lufton radikalet e lira, duke penguar kështu shkaktimin e dëmit të lëkurës.
Radikalet e lira janë përgjegjëse për shkaktimin e problemeve të lëkurës dhe për përshpejtimin e plakjes së saj. Me eliminimin e tyre, vitamina C parandalon plakjen e lëkurës, duke zvogëluar kështu rrudhat dhe pigmentimin, që siç e kemi thënë, krijohen dhe nga plakja e saj.

Brokoli përmban dhe Beta Karroten, Vitaminën E, Vitaminën B kompleks, që i jep shkëlqim dhe e mban lëkurën tuaj të re.

4. Mbron maksimalisht lëkurën nga dielli

Kjo perime “kryqëzuese” është më efektive se mbrojtësit që përdoren zakonisht kundra diellit. Kremërat mbrojtës e thithin rrezatimin UV dhe e parandalojnë atë të penetrojë në lëkurë, kurse brokoli nëse aplikohet si ekstrakt mbi lëkurë, përthithet direkt në qelizat e lëkurës, duke prodhuar një matricë të enzimave mbrojtëse, të cilat mbrojnë lëkurën nga ekspozimi UV.
Kjo i atribuohet ekzistencës së një substance kimike të quajtur Sulforaphane, cila redukton skuqjen e lëkurës dhe inflamacionin e shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezatimit UV. Pra, ajo është shumë më e dobishme se mbrojtësit e tjerë kundra diellit.

5. Mbron nga kanceri i lëkurës

Djegiet e përsëritura nga dielli rritin rrezikun e kancerit të lëkurës. Siç thamë më lart, Sulforafani i brokolit siguron mbrojtje kundër rrezatimit UV, duke kontrolluar skuqjen e lëkurës, njohur ndryshe në gjuhën mjekësore si Eritemë. Kështu që brokoli në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon rrezikun e kancerit të lëkurës.

6. Përmirëson Sistemin Imunitar të lëkurës

Vitamina C, Beta Karroteni, vitamina të tjera si dhe minerale të tilla si Selen, Bakër, Zink dhe Fosfor, të cilët janë të pranishëm në perimet jeshile të errëta si brokoli mund të përmirësojnë konsiderueshëm sistemin imunitar të lëkurës tuaj, duke e mbrojtur nga infeksionet e ndryshme. Vitaminat A dhe K, acide yndyrore Omega 3 dhe Aminoacidet i japin shkëlqim dhe pamje të shëndetshme lëkurës tuaj.

B. FLOKËT

Siç e dini, një flok i shëndetshëm ka nevojë që rrënja i tij të furnizohet me ushqyes të caktuar jetike si vitamina A, vitamina C, vitamina E, Vitamina B5, vitamina B12, Hekur, Niacinë, Zink, Squfur, Silicë dhe Germanium. Perimet jeshile të errëta si brokoli janë ushqyes shumë të dobishëm për flokët. Konsumimi i tyre forcon rrënjët e tyre. Disa përfitime nga brokoli për flokët:

7. Nxit rritjen e flokëve

Brokoli përmban vitaminë A, vitaminë C dhe Kalcium, të cilët nxitin rritjen e flokëve. Vitaminat A dhe C nxitin prodhimin e Sebumit, sekrecioni yndyror i lëkurës, i cili vepron si një hidratues natyral dhe si një zbutës për skalpin dhe flokët, ndërsa Kalciumi forcon rrënjët e flokëve.

8. Forcon rrënjën e flokut

Vaj i nxjerrë nga fara e Brokolit është veçanërisht i dobishëm për flokun dhe lëkurën. Ky vaj natyral është i mbushur me vitamina flokë-ushqyes si vitamina C dhe vitamina B6, të cilat e bëjnë flokët tuaj të fortë, të butë të qetë, duke eliminuar ngrirjen e tyre.

9. Lufton humbjen e flokut

Antioksiduesit që ndodhen në vajin e farës së brokolit, veçanërisht vitamina C, parandalon humbjen e flokëve duke eliminuar radikalet e lira, duke kontribuar kështu në flokë të shëndetshëm dhe të plotë. Vitamina B6 ndihmon në reduktimin e stresit, një faktor që kontribuon në humbjen e flokëve.

Këto vitamina i japin mbështetje shëndetit mendor dhe fizik, i cili nga ana e tij i jep mbështetje sistemit të shëndetshëm të flokëve.

Përveç këtyre, brokoli përmban një substancë të fuqishme që mund të pengojë Dihidrotesteronin ose DHT, i cili është e lidhur ngushtë me humbjen e flokëve dhe hollimin e tyre.

10. I jep shkëlqim flokut

Vaji i farës së Brokolit përmban një përbërje të veçantë acidi yndyror, që është i ngjashëm me Silikonin, shkëlqyesin që ndodhet në shampot e flokëve. Gjithashtu, ky acid yndyror Omega 9, i njohur si Acidi Erucik, i jep flokut tuaj një shkëlqim natyral, pa lënë asnjë mbetje kimike në rrënjë. Prandaj, ky vaj ka më shumë vlera për flokun tuaj sesa shampot apo zbutësit komercialë.

C. SHËNDETI I PËRGJITHSHËM

11. Parandalon sëmundjen e Kancerit

Hulumtuesit kanë vërtetuar se brokoli mund të parandalojë sëmundjen e Kancerit. Brokoli ka veti të caktuara, të cilat mund të largojnë nga trupi estrogjenin që shkakton kancerin.
Brokoli me vetitë e tij anti-kancerogjene është shumë efikas në parandalimin e kancerit të gjirit dhe mitrës.

12. Përmban vlera shumë të larta ushqimore:

Brokoli është një burim i mirë ushqyesish si fibra, vitaminë C, vitaminë A, Beta karroten etj. Brokoli është gjithashtu i pasur me minerale dhe përmban Kalium, Magnez, Mangan të cilët janë të domosdoshëm për një trup të shëndetshëm.
Në rastin e femrave shtatzëna, konsumimi i brokolit rrit vlerat ushqimore dhe parandalon problemin e kapsllëkut.
Një filxhan kafeje në ditë me brokoli rrit dhe nxit sistemin tonë imunitar!

13. Brokoli kujdeset për shëndetin e zemrës

Brokoli përmban fibra, acide yndyrore dhe vitamina, të cilët rregullojnë presionin e gjakut në trup dhe ulin kolesterolin e dëmshëm. Brokoli mund të mbrojë enët e gjakut nga dëmtimet dhe rregullon presionin e gjakut, duke parandaluar infarktin dhe atakun e zemrës.

14. Kujdeset për shëndetin e Sistemit Nervor

Kaliumi është thelbësor për ruajtjen e një sistemi të shëndoshë nervor. Brokoli ka përmbajtje të lartë të Kaliumit, i cili na siguron një shëndet të mirë të sistemit nervor dhe ndihmon gjithashtu në funksionimin e duhur të trurit.

15. Është një burim i madh Fibrash

Përfitimet ushqyese nga brokoli janë të shumtë dhe një prej tyre është kontributi i tij në dietë. Brokoli është një burim i madh fibrash dhe një nga perimet më të përsosura, që ndihmojnë në humbjen e peshës së tepërt.

Ai përmban fibra të zgjidhshëm dhe të pazgjidhshëm, të cilat parandalojnë kapsllëkun dhe mirëmban sheqerin në gjak.
Një filxhan me brokoli përmban sasinë thelbësore të proteinave të nevojshme për një dietë të shëndetshme.

16. Kontribuon për një shikim normal

Brokoli përmban vitaminën A, e cila ndihmon retinën të absorbojë dritën dhe të sigurojë shikimin e duhur. Brokoli gjithashtu ka veti parandaluese të kancerit. Këto veti pengojnë krijimin e kataraktit, i cili është një problem shëndetësor që lidhet me moshën.

17. Rregullon presionin e gjakut

Brokoli është i pasur me Fibra, Magnez, Kalcium, Kalium dhe Acide yndyrore Omega 3, të cilët zvogëlojnë nivelin e kolesterolit në gjak. Përveç kësaj, brokoli ndihmon për një rrjedhje të duhur të gjakut nëpër enë, duke ulur kështu presionin e gjakut.

18. Kryen Detoksifikimin (largimi i toksinave)

Detoksifikim quhet proçesi i eliminimit të toksinave dhe mbeturinave nga trupi. Perimet dhe frutat mund ta kryejnë këtë proçes dhe brokoli është njëri prej tyre.
Brokoli përmban Glucoraphanin, Gluconasturtin dhe Glucobrassicin, të cilët janë ushqyes të veçantë që ndihmojnë për të larguar përbërësit helmues dhe mbeturinat nga trupi ynë.

19. Kontribuon për kocka të shëndetshme

Brokoli është një burim i mirë i Kalciumit. Ai i siguron kalciumin e nevojshëm njeriut me shumë sesa produktet e qumështit.
Ai gjithashtu ndihmon në parandalimin e Osteoporozës, e cila është shumë e zakonshme tek femrat gjatë shtatzënisë ose pas shtatzënisë, për shkak të mungesës së Kalciumit.
Për të parandaluar këtë, femrat konsumojnë tableta ose Kalcium shtesë, por mënyra më efikase dhe më natyrale e parandalimit të mungesës së kalciumit, është vetë konsumimi i Brokolit.
Mos harroni: vetëm një filxhan kafeje Brokoli në ditë!

20. Parandalon Aneminë

Problemet e flokut, që konsiderohet një organ i trupit tonë, mund t’i atribuohen mangësive ushqyese. Anemia, e shkaktuar nga mungesa e Hekurit, është një nga shkaqet e zakonshme e humbjes së flokëve.
Brokoli përmban Hekur dhe Acid Folik, që ndihmojnë në parandalimin e anemisë.

D. CILAT JANË 5 USHQIMET E NEVOJSHME PËR SHËNDETIN E FEMRËS?

1. LAKRA JESHILE dhe BROKOLI ndihmojnë në metabolizimin e Estrogjenit ne trup, duke zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit dhe të vezoreve. I përbërë me antioksidues, vitaminat A & C dhe K për shëndetin e kockave dhe gjakut, këto DY superushqyes të gjelbër janë pjesë thelbësore e çdo diete.

2. KOPRA ka përmbajtje të lartë me Vitaminë C, Fibra, Kalium dhe Folate. Vetitë e saj anti-inflamatore ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Ajo gjithashtu lehtëson dhimbjet menstruale.

3. KARROTA mbështet funksionin e tiroideve dhe kontrollon Metabolizmin.

4. RUKOLA ka përmbajtje të lartë të Vitaminës K, e cila stimulon prodhimin e Kolagjenit dhe të qelizave të kockave.

Janë 5 perime që mund t’i shtoni lehtë në dietën tuaj të përditshme, por që në fakt përbëjnë një përmirësim të dukshëm të shëndetit të FEMRËS!



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter