Ndjeshmëria dhe kapilarët (Fytyra) Shumë probleme të reagimit të lëkurës si ndjeshmëria, alergjia, psoriazisi, ekzema, rozakea etj mund të shfaqen nga çrregullimet e imunitetit. Një nga shkaqet kryesore të çrregullimeve të imunitetit është mungesa e ushqyesve thelbësorë në dietën e përditshme ushqimore, sidomos e acideve yndyrore. Trupi ynë mund të prodhojë anti-inflamatorë jetikë si dhe të forcojë membranat qelizore, nëse ushqehet në mënyrë efektive. Mungesa e këtyre përbërësve gjithashtu mund të pengojë mburojën mbrojtëse të lëkurës “mantelin acid”, duke shkaktuar probleme të ndryshme të lëkurës, që variojnë nga dehidratimi i thjeshtë deri tek inflamacionet e rënda të lëkurës. Mikro-qarkullimi është një rrjet i dendur kapilarësh, që gjenden në shtresën e dermës. Funksionet e tyre janë kontrolli i rrjedhjes së gjakut në lëkurë, në përgjigje të rregullimit termik të trupit si dhe transportimin e mbeturinave, ushqyesve dhe oksigjenit. Kapilarët janë shumë të hollë dhe të brishtë. Shenjat e para të shfaqjes së kapilarëve të fryrë dhe skuqjen e lëkurës mund të krijohen për shkak të stresit emocional, ngrohjes, të ftohtit ekstrem si dhe të mantelit acid të dëmtuar. Gernetic siguron ushqyesit thelbësorë që synojne rritjen e imunitetit të lëkurës, të ushqejë, të rigjenerojë sistemin e qarkullimit të gjakut dhe funksionin kapilar. Rezultati është një lëkurë e qetësuar dhe e shëndetshme, me mure të forcuar të kapilarëve!
Kremi Solar, Melano 30+
Read More
FIBRO – Locioni pastrues & tonifikues
Read More
Cytobi Krem Rigjenerues
Read More
MAKE UP REMOVER DEMANQUILLANT DOUCEUR
Read More
Përforcuesi qelizor i trupit VEINULO SPECIAL+
Read More
Krem për lëkurë të ndjeshme Vasco
Read More
Kremi Balancues Synchro
Read More
KREM PEAUX JEUNES
Read More
Krem Aktiv GER OXY
Read More