Ulliri nuk është një element kryesor ushqimor vetëm në rajonin e Mesdheut, por gëzon reputacionin e një vaji të shëndetshëm dhe në Shtetet e Bashkuara. Ai vlerësohet jo vetëm për shijen, por edhe për gamën e tij të gjerë të përfitimeve për shëndetin tonë të përgjithshëm.

Ç’është vaji i ullirit?

Ai prodhohet nga shtypja e kokrrave të freskëta të ullirit dhe kultivohet më së shumti në Itali, Spanjë dhe Greqi. Vaji i ullirit prodhohet gjatë tërë vitit. Si në rastin e prodhimit të verës nga rrushi, ashtu dhe në atë të vajit të ullirit, ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në llojin dhe përbërjen e tij, duke përfshirë këtu klimën, tokën dhe metodat e mbledhjes / shtypjes së kokrrave të tij.

Shija, aroma dhe ngjyra e vajit të ullirit variojnë në mënyrë të konsiderueshme, bazuar në origjinën e ullirit dhe nëse është ekstra i virgjër (cilësia më e mirë) apo jo. Në përgjithësi, sa më i ngrohtë të jetë vendi prodhues, aq më e fuqishme është dhe shija e tij.

Departamenti Amerikan i Agrikulturës (USDA) e çertifikon apo e cilëson vajin e ullirit sipas shijes, aromës, mungesës së defekteve dhe aciditetit. Vaji ekstra i virgjër përshkruhet si një vaj me shije dhe aromë të shkëlqyer, me një përmbajtje shumë të ulët acidesh yndyrore, prej ≤ 0.8gr per 100 gr (0.8%).

Përdorimi i vajit të ullirit

Është e rëndësishme të theksohet se vaji i ullirit ekstra i virgjër nuk rekomandohet për gatim me temperatura të larta!

Ai mund të përdoret në temperaturë normale në sallatë apo ushqime të tjera. Struktura kimike e vajit të ullirit ekstra të virgjër dhe vlera e tij e madhe e yndyrnave të pangopura e bëjnë shumë të ndjeshëm ndaj dëmtimit oksidues gjatë gatimit në temperatura të larta.

Janë befasuese përdorimet e tij dhe përfitimet për shëndetin tonë, duke përfshirë dhe atë të lëkurës. Vaji i ullirit është përdorur prej shekujsh si një hidratues për lëkurën, pjesërisht për shkak të acidit linoleik të tij. Ai mund të aplikohet direkt në lëkurë, por mund të shtohet dhe një pjesë e vogël e tij në një banjë të ngrohtë.

Përfitimet nga vaji i ullirit

Ekzistojnë së paku 5 përfitime nga vaji i ullirit për lëkurën tonë:

1. E hidraton atë;
2. Zvogëlon rrudhat përreth syve;
3. Përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe aftësitë e saj rigjeneruese;
4. Siguron antioksidues dhe yndyrë të dobishme për të luftuar radikalet e lira dhe për të lehtësuar shërimin e lëkurës;
5. Ndihmon në zbutjen e lëkurës së thatë, me zbokth të kokës;
6. Trajton (i ngrohtë) flokët e thatë dhe të dëmtuar.

Por përfitimet prej vajit të ullirit nuk mbarojnë këtu. Vaji i ullirit është i pasur me yndyrna të pangopura, duke ndihmuar në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës . Ai mund të ndikojë dhe në kontrollin e insulinës apo të sheqerit në gjak, duke ulur kështu konsiderueshëm rrezikun e diabetit të tipit 2.

Vaji i ullirit i një cilësie të mirë përmban vitamina të rëndësishme ushqyese dhe antioksidues. Ai gjithashtu luan rolin e një zbutësi në sistemin e tretjes, ndihmon në parandalimin e krijimit te gurëve të tëmthit si dhe zbut ulçerat.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter