Pregatituni ndërkohë që jeni në vaskën tuaj për një trajtim të shpejtë Gernetic.

* ÇFARË JU NEVOJITET:

– Qumështi Pastrues Glyco
– Locioni Pregatitës Fibro
– Maska Balm për Sytë
– Maskat për fytyrën Argini / Hydra-Ger / Immuno / Marin
– Kremi ushqyes Synchro

* 7 HAPAT DREJT NJË LËKURE TË NDRIÇUAR:

1. Pastroni çdo make-up me locionin Fibro në një pambuk!

2. Lageni fytyrën me ujë të vakët dhe aplikoni qumështin Glyco me lëvizje rrethore në të gjithë fytyrën dhe qafën! Shpëlajeni dhe fshijeni me një peshqir të butë!

3. Përfundoni proçesin e pastrimit dhe përgatitni lëkurën me locionin Fibro në një pambuk, duke pastruar fytyrën dhe qafën.

4. Aplikoni butësisht maskën e syve në një shtresë të trashë në zonën e tyre! Mund të përjetoni nje ndjesi të lehtë pickimi. Asgjë për t’u shqetësuar :).

5. Aplikoni një maskë fytyre duke e masazhuar butësisht fytyrën dhe qafën, përveç zonës së syve. Maskat duhet të qëndrojnë 5 deri ne 10 minuta. Konsiderojeni këtë çast si një mundësi për t’u çlodhur!

6. Shpëlajeni tërësisht fytyrën dhe sytë me ujë të vakët dhe thajini me një peshqir të butë!

7. Masazhoni butësisht fytyrën, qafën, dekoltenë dhe zonën e syve me kremin Synchro për disa minuta!

* Linja Gernetic ka një shumëllojshmëri maskash, të cilat i përshtaten nevojave tuaja. Disa prej tyre që përdoren dhe në kushte shtëpie janë:

ARGINI shërben si një pastrues dhe qetësues;
HYDRA GER shërben si një hidratues;
IMMUNO shërben si një përmirësues i ripërtëritjes qelizore;
MASKA MARIN shërben si një aktivizues i lëkurës së lodhur.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter