Kujdesi për shëndetin tonë asnjëherë nuk është i tepërt! Prej shekujsh jemi të informuar se natyra na ka ofruar mjaft zgjidhje për pothuajse çdo problem serioz apo sipërfaqësor të shëndetit tonë.

Për më shumë se 5000 vjet, Hudhra njihet për aftesitë e saj kuruese dhe shëruese ndaj problemeve të fytyrës si aknet, si një trajtuese e jashtëzakonshme për flokë të shkëlqyer dhe të shëndetshëm, për….janë të shumtë përfitimet prej saj, ndaj ajo kurrë nuk duhet lënë mënjanë!

Hudhra është shumë e pasur në përbërës si: Alicine, Zink, Squfur dhe Kalcium. Ajo shërben gjithashtu si një probiotik dhe antimykotik. Hudhra është e pasur gjithashtu dhe në Selenium, i cili është i njohur si një luftues kundër sëmundjes së Kancerit.

Në bashkëpunim me vitaminën E, hudhra nxit aftësinë antioksiduese në organizmin tonë.

Këto janë arsye të rëndësishme që ju ta përdorni çdo ditë hudhrën, si një element ushqyes të rëndësishëm në kuzhinën tuaj, si një kuruese apo shëruese perfekte për problemet e ndryshme në trupin apo fytyrën tuaj!



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter