SYNCHRO ( FACE / RICH & COMPLETE CARE)

Kremi Balancues për Lëkurë të Thatë & Normale

SYNCHRO është kremi më i rëndësishëm i produkteve Gernetic. Siç e kemi përmendur dhe më parë, roli i tij është i jashtëzakonshëm për lëkurën.

Synchro ishte kremi i parë që u formulua nga biologu i mirënjohur francez, Albert Laporte. Pas shumë vite hulumtimesh dhe studimi, ai arriti të krijojë formulën e Synchro, si një krem shërues dhe ushqyes për indet e dëmtuara të një lëkure të djegur, të gradës së tretë.

Synchro me formulën e tij të jashtëzakonshme njihet për depërtimin e tij dhe shërimin madje dhe të qelizave të mëlçisë, nisur kjo nga studimi prej shumë vitesh i organeve të njeriut për mangësitë ushqimore të qelizave te tyre.

Synchron janë përpjekur shpesh ta kopjojnë, por asnjëherë nuk kanë arritur plotësisht. Me aftësitë e tij Rigjeneruese, është formuluar për të ushqyer dhe rigjallëruar lëkurën tuaj. Si një krem bazë për të gjitha produktet GERNÉTIC, ai përdoret pas tyre dhe në disa raste në kombinim me ta.

Veprimi dhe sinkronizimi i tij i përforcon dhe përshpejton rezultatet. Ai ndihmon për një asimilim më të mirë të vlerave ushqimore që përmbajnë produktet e tjera Gernetic. Ai në bashkëpunim me maskën IMMUNO, është një shërues i jashtëzakonshëm dhe kundër akneve, njollave të kuqe apo për një fytyrë të irrituar nga inflamacionet e saj.

Roli: rigjallëron, ushqen dhe ristabilizon PH e lëkurës.

Për FYTYRËN : lufton, lufton plakjen, shëron lëkurën nga njollat e mëlçisë, shëron shenjat e djegies, ekzemave, shenjat e çarjes së lëkurës dhe rigjallëron indet e saj.

Për DUART: hidraton, lufton plakjen, shëron lëkurën nga njollat e mëlçisë, shëron plagët e djegieve, ekzemave, psoriazisit së bashku me kremin e duarve MANNO.

Për GJOKSIN: hidraton, shtrin dhe lëmon lëkurën e tij, shëron plagët dhe rigjeneron indet.

Për FLOKËT: shëron plagët e një ekzeme apo psoriazis në skalp.
Për TRUPIN: hidraton, lufton plakjen, shëron plagë nga djegia, ekzema apo psoriazis. Së bashku me kremërat e tjerë specifikë ndihmon në zhdukjen e të çarave të lëkurës apo shenjave të saj.

Përbërja : Synchro ka një përbërje komplekse:

Vajëra të ndryshëm: Calendula, bajame e ëmbël, dyll blete, acide yndyrore; një kompleks i vitaminës B; Vitamina A, C, E dhe H; ekstrakte të embrionit të grurit, ekstrakte biologjike, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në rivendosjen dhe rregullimin e indeve.
I pasur në Aminoacide, Potassium dhe Magnez, ai rigjallëron qelizat jetësore të lëkurës.

Synchro rekomandohet dhe përdoret për rigjallërimin e fytyrës, duarve, gjoksit dhe trupit. Aplikohet pas përthithjes së plotë të kremërave të tjerë specifikë.

Është kremi më i rëndësishëm i kësaj linje, sepse ai është epiqendra e të gjitha hulumtimeve, kërkimeve prej vitesh dhe filozofisë së kompanisë Gernetic International, në fushën e kozmetikës së avancuar.

Ai përdoret në sasi shumë të vogla deri në përthithjen e plotë të tij.

Kremi Balancues për Lëkurë të Thatë & Normale



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter