Ç’është CELULITI?
Cilat janë shkaqet dhe simptomat? Mënyrat e trajtimit dhe parandalimit të tij.

Celuliti krijohet kur një qelizë të vdekur, trupi i njeriut nuk ka arritur ta largojë normalisht. Qelizat e gjalla që përpiqen ta largojnë duke u grumbulluar rreth saj, krijojnë një rreth duke e kthyer atë në një zonë të acaruar, duke krijuar kështu faktorin Celulit në trup.

Në pamje të parë, lëkura duket sikur nën sipërfaqen e saj ka krijuar depozita yndyrore, të cilat janë më të dukshme në vithe dhe kofshë. Ato zakonisht shfaqen pas moshës së pubertitetit.

Edhe pse celuliti mund të shfaqet në të dyja gjinitë, ai është shumë më i hasur tek femrat, kryesisht për shkak se ato kanë lloje të veçanta të indeve yndyrore dhe atyre lidhëse.

Cilat janë shkaqet e celulitit?

1. Faktorët hormonalë – të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e celulitit. Të shumtë janë ata që besojnë se estrogjeni, insulina, noradrenalina, hormoni i tiroideve dhe prolaktina janë faktorë në proçesin e prodhimit të celulitit.

2. Trashëgimia – disa gene janë pjesë përbërëse e zhvillimit të celulitit. Genet mund të ndikojnë tek një individ lidhur me racën, metabolizmin e ngadaltë, shpërndarjen e yndyrës nën lëkurë si dhe pamjaftueshmërinë e qarkullimit të gjakut.

3. Të kequshqyerit – njerëzit që konsumojnë shumë ushqime me përmbajtje të lartë yndyrore, karbohidrate, kripë dhe shumë pak fibra, janë më të prirur të kenë sasira më të mëdha të Celulitit në trup.

4. Mënyra e jetesës – Celuliti mund të zhvillohet tek pirësit e duhanit, të cilët nuk ushtrojnë aktivitet fizik dhe tek ata njerëz që qëndrojnë ulur apo në këmbë për periudhë të gjatë kohe.

5. Veshjet – të brëndshmet apo pantalonat e shtrënguara, jo elastike, mund të ndihmojnë në krijimin e celulitit në trupin e njeriut.

Si mund ta largojmë celulitin?

Celuliti në trupin e njeriut evidentohet në disa nivele: fillestar, mesatar dhe i përparuar. Këto nivele shoqërohen shpesh dhe me depozitime yndyre apo dhjami.

Metodat terapeutike që janë fizike apo mekanike përfshijnë:

Masazhi që nxit qarkullimin Limfatik
Terapia me ngrohje
Terapia me ultratinguj
Terapia e radio frekuencës (micro current)

Megjithatë, mund të themi që jo gjithmonë dhe jo në çdo individ këto metoda janë të suksesshme.

Si mund të parandalohet celuliti? Cilët janë produktet që rekomandojmë për trajtimin dhe parandalimin e tij?

Siç e theksuam dhe më lart, celuliti shkaktohet kryesisht nga çrregullime hormonale në trupin e njeriut. Përveç produkteve Gernetic të kujdesit për trupin që luftojnë celulitin, një zgjidhje perfekte në zhdukjen e tij, është dhe trajtimi i gjoksit, i cili harmonizon tërë sistemin hormonal në trupin e një femre.

Trajtimi kundër celulitit alternohet dhe me trajtimin e gjoksit, i cili përveç problemeve estetike të tij (zvogëlim apo zmadhim) ekuilibron dhe sistemin hormonal, si shkak kryesor dhe i krijimit të celulitit.

Trajtimi anti Celulit dhe Dobësues:

1. LYMPHO – përdoret për të pregatitur trupin për trajtimet e variçeve, dobësimit, tonifikimit, anti-celulitit, si dhe të çarave të lëkurës. LYMPHO ka efekt nxitës, tonifikues, përmirësues të qarkullimit VASKULAR dhe atij LIMFATIK. Aplikohet deri në përthithje të plotë nga trupi, nga kupa e këmbës deri në mesin e trupit.

2. Ampulat VEINULO + shërbejnë si ushqyes thelbësorë për muret e kapilarëve, venave të trupit. Kanë efekt shfryrës, zbutës dhe rigjallërues për kapilarët, venat dhe varicet. Rrit frymëmarrjen e qelizave, duke bërë të mundur furnizimin e tyre me oksigjen.
Është një nxitës i shkëlqyer qelizor, duke vepruar në kapilarët e gjakut, duke lehtësuar çrregullimet e funksionimit dhe duke riparuar mangësitë e tyre gjithashtu. Është një antioksidant me përbërje të vitaminës F. Përdoret dhe në trajtimin e celulitit. Pasohet nga kremi Adipo Gasta.

3. ADIPO GASTA – është krem, që përdoret në trajtimet e dobësimit, redukton depozitat e dhjamit në vende të veçanta apo në tërë trupin. Ekuilibron dhe ndihmon sistemin tretës. ADIPO GASTA vepron në eliminimin e sheqernave të tepërta dhe yndyrnave. Sheqernat e përpunuara dhe yndyra (e mishit dhe e ushqimeve të skuqura) nuk treten plotësisht dhe ndikojnë në funksionimin e mëlçisë dhe tëmthit. Rekomandohet së tepërmi dhe për fëmijët që vuajnë nga obesiteti.

ADIPO GASTA arrin të shkrijë ngadalë, por në mënyrë të sigurt, shtresat e yndyrës nën sipërfaqen e lëkurës, duke i kthyer trupit format normale të mëparshme të tij.

Aplikohet në zonat problematike por dhe në tërë trupin, sidomos në zonën e stomakut. Efektet e tij dobësuese fillojnë të shfaqen në trup, pas ditës së 15 deri në 3 muaj, pas fillimit të përdorimit.

Trajtimi anti Celulit dhe Tonifikues

Ky trajtim ka të veçantë sepse përdorimi i ADIPO GASTA-s zëvendësohet me përdorimin e kremërave SOMITO dhe SYNCHRO.

1. SOMITO është krem tonifikues për trupin, i cili përdoret gjatë trajtimeve anti celulit, dobësues, por dhe në vete. Luan një rol të rëndësishëm në tonifikimin e muskujve dhe indeve. Përdoret kryesisht në krahë, stomak, kofshë dhe vithe.

SOMITO rekomandohet gjithashtu si një tonifikues shumë i mirë, pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
SOMITO nuk rekomandohet në trajtimin e një celuliti të vështirë. Ai përdoret gjithmonë pasi depozitat e celulitit janë zhdukur.

2. SYNCHRO – Është një krem bazë, mbështetës, ndihmues dhe bashkëpunues me të gjithë kremërat e linjës franceze, Gernetic. Ka një rol mjaft të rëndësishëm në trajtimet e trupit dhe fytyrës, duke luftuar dhe shëruar njëkohësisht mjaft probleme të tij, duke filluar nga djegiet, shenjat e ndryshme, probleme jo të vogla të lëkurës.
Ky krem është i jashtëzakonshëm në ripërtëritjen e lëkurës, në hidratimin, ushqimin dhe në stabilizimin e PH te tij. Është dhe një antioksidant shume i mirë. Përdoret në këtë trajtim si ushqyes shumë i mirë i trupit. Ristabilizon PH e saj.

Ne, përveç trajtimeve, ju rekomandojmë të ndiqni dhe një dietë të shëndetshme ushqimore:

Ju duhet të pini sasi të mëdha uji gjatë ditës!

Ju duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm me përmbajtje sa më të vogël me yndyrna si: fruta, perime dhe fibra, të cilat ndihmojnë në shmangien e celulitit.

Gjithashtu, duhet të ushtroni rregullisht aktivitet sportiv për ruajtjen sa më mirë të peshës tuaj normale.

Një faktor me rëndësi në parandalimin e celulitit është dhe reduktimi i stresit.

Zgjidhni në veshjen tuaj ato me përmbajtje pambuku dhe jo të shtrënguara pas trupit.

Gjithashtu dhe veshja e këpucëve apo sandaleve të rehatshme ndikon në parandalimin e celulitit.

celuliti



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter