Ç’është AKUPRESIONI (acupressure)?

Akupresioni është një art i lashtë shërimi, i cili funksionon nëpërmjet shtypjes graduale me gishta në pikat kyçe shëruese, të cilat nxitin aftësitë natyrore vetë-shëruese të trupit.

Akupresioni filloi ekzistencën e tij në Azi, mbi 5.000 vjet më parë. Duke përdorur fuqinë dhe ndjeshmërinë e dorës, terapia e Akupresionit përdoret për lehtësimin e sëmundjeve që shkaktohen nga stresi dhe është ideale për vetë-trajtimin dhe kujdesin shëndetësor parandalues në rritjen e sistemit imunitar.

Akupresioni çliron tensionin, rrit qarkullimin e gjakut, zvogëlon dhimbjen dhe zhvillon shëndetin shpirtëror dhe trupor.

Akupunktura dhe Akupresioni përdorin të njëjtat pika presioni dhe meridiane, por ndërsa Akupunktura përdor gjilpërat, Akupresioni ushtron butësisht presion (shtypje) nëpërmjet gishtave.
Kur nxiten këto pika nëpërmjet shtypjes me gishta, ato çlirojnë tensionin muskular, nxitin qarkullimin e gjakut, rritin energjinë jetësore të trupit dhe ndihmojnë në shërimin e tij.

Terapia e Akupresionit mund të përdoret në lehtësimin e dhimbjeve, përmirëson sistemin riprodhues seksual, pastron trupin nga helmet, siguron një shëndet më të mirë, tonifikon muskujt e fytyrës dhe ato të pasme të trupit.

Mënyrat e përdorimit të Akupresionit:

Terapia e Akupresionit përdoret gjerësisht si kurë apo trajtim për lehtësimin e dhimbjeve, ekuilibrimin e energjisë së trupit dhe ruajtjen e një shëndeti të përgjithshëm të mirë. Shtypjet e ushtruara ulin tensionin muskular, rritin qarkullimin e gjakut dhe mundësojnë një lehtësim apo çlodhje të thellë.
Nëpërmjet lehtësimit të stresit, terapia e Akupresionit forcon rezistencën ndaj sëmundjeve dhe promovon të ndjerit mirë.

Ju mund t’i mësoni vetë përdorimet vetë-kuruese dhe formulat e pikave, ku ushtrohet shtypja apo presioni, për probleme të tilla shëndetësore si: lodhje kronike, fibromialgi, dhimbje kronike të muskujve, stres mendor, rimëkëmbje nga varësitë e ndryshme, çrregullime të të mësuarit, trauma, çekuilibrime emocionale etj.
Akupresioni përdoret në disa fusha në mënyrë efikase:

A. Trajtime estetike / bukurie: Kinezët, prej mijëra vjetësh e kanë përdorur Akupresionin si një trajtim bukurie. Kjo terapi rrit fortësinë e muskujve dhe qarkullimin e gjakut. Akupresioni përmirëson gjendjen e lëkurës dhe tonifikon muskujt e fytyres si dhe indet lidhëse.
Ai arrin të zvogëlojë shfaqjen e rrudhave, pa ndërhyrje kirurgjikale apo përdorime medikamentësh të ndryshëm.
Me kalimin e viteve, indet lidhëse dobësohen dhe lëkura e humbet elasticitetin e saj.

Nëpërmjet shtypjes së thjeshtë të gishtave në pikat e Meridianeve, së bashku me ushtrime terapeutike të fytyrës, muskujt e fytyrës relaksohen dhe helmet çlirohen deri në eliminim të plotë të tyre dhe rezultati pasqyrohet në fytyrën tuaj.

Pikat e Akupresionit çlirojnë rrjedhjen e energjisë së jetës, e cila përmirëson gjendjen tuaj të jashtme dhe të brëndshme.

B. Praktikat e lashta kineze të seksiologjisë e përdorin Akupresionin për një kultivim më të mirë të energjisë seksuale. Kjo terapi shumë e hershme përforcon, përmirëson dhe ndihmon në problemet e fertilitetit. Shtypja e pikave të Akupresionit nxit përqafime më të ngrohta, ndjesi më të thella tek të dashuruarit.

C. Terapia e Akupresionit në pjesën e prapme të trupit është shumë efektive në lehtësimin e tensionit muskular në të gjitha zonat e pasme të trupit. Pikat e rëndësishme ndodhen në të dyja anët e shtyllës kurrizore, në anën e pasme dhe të sipërme të saj.
Shumë njerëz e konsiderojnë shumë të vlefshme si terapi në lehtësimin e dhimbjeve të mesit apo të nervit shiatik. Akupresioni, masazhet Shiatsu dhe Thai ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kurrizit dhe janë zëvendësues efektivë në trajtimin Kiropraktik.

Duke çliruar dhe tonifikuar muskujt e mbrapëm të kurrizit, Akupresioni përmirëson problemet kurrizore dhe rezultatet e Kiropraktikës zgjasin më shumë.
Akupresioni dhe trajtimet e Kiropratikës kanë origjinën dhe janë përdorur të dyja në Kinën e lashtë.

D. Arti i lashtë i Akupresionit njihet për aftësinë e tij në lehtësimin dhe shërimin nga Traumat apo dhimbjet kronike emocionale.

Sfidat e jetës së përditshme, goditjet apo ngjarjet më të rëndësishme të jetës, stresi emocional i shkaktojnë trupit një shuarje apo bllokim të menjëhershëm, i cili shkakton dhe na mbërthen me ndjenja negative, duke shkaktuar sëmundjet fizike dhe çekuilibrimet emocionale.
Teknika e Akupresionit e çliron këtë tension muskular dhe rivendos rrjedhën e energjisë jetësore.
Akupresioni çliron muskujt e bllokuar nga stresi emocional dhe trauma, të cilët i shkaktojnë trupit kontraktim muskujsh dhe ngurtësim të tyre, si një parzmore mbrojtëse të brëndshme të tij. Për shembull, nëse dikush ju frikëson apo ju trajton me dashakeqësi, qafa dhe supet tuaja mund të ngurtësohen menjëherë, si kundërpërgjigje ndaj veprimit.
Ky tension pengon energjinë që qarkullon lirshëm në trupin tuaj dhe mund t’ju shkajtojë çekuilibrime të ndryshme fizike apo emocionale. Nëse ju nuk i trajtoni këto tensione apo mundime në trupin tuaj, problemet emocionale qëndrojnë të fjetur për kohë të gjatë dhe pastaj rishfaqen në një kohë të mëvonshme, kur ju rishfaqet një situatë e re stresuese.

Shumica e terapive trajtojnë pasojat emocionale të traumës, por nuk arrijnë të identifikojnë shkakun apo burimin fiziologjik. Akupresioni ka avantazhin që punon direkt në trup për lehtësimin e sëmundjeve fizike, tensionin muskular dhe luhatjet emocionale të lidhur me to.
Çekuilibrimet emocionale dhe simptomat fizike që i shoqërojnë ato janë shpesh përgjigje e trupit ndaj çështjeve të pazgjidhura dhe ngjarjeve të ndryshme. Dikush që dëshmon rreth një aksidenti fatal apo një incidenti abuziv, mund ta përjetojë në mëndjen e tij ose të vuajë nga pagjumësia apo sëmundje të tjera psikosomatike. Nëse nuk trajtohen, këta njerëz mund të vuajnë për vite me rradhë.

Duke përdorur pikat e Akupresionit për dhimbjet e kokës, për tensionin e shkaktuar nga një konflikt në punë, mund t’ju risjellë kujtime apo konflikte të vjetra në mëndje gjatë ose pas terapisë.
Përpiquni të mësoni metodat e Akupresionit, të vetëkujdeseni, në mënyrë që të bëheni më të vetëdijshëm për kujtimet e vjetra, që të zvogëloni impaktin e tyre tek ju.
Divorci është një tjetër shembull i një tranzicioni të jetës në ndryshim, që mund t’ju shkaktojë probleme emocionale si ankth, merak, depresion dhe simptoma të tilla fizike si: dhimbje stomaku, ulçera, acarime të zorrëve etj. Akupresioni ndihmon në balancimin e këtyre simptomave.

E. Varësitë: shumë njerëz nuk arrijnë dot të shkëputen nga varësitë e tyre, që shkaktohen nga strese të njëpasnjëshme.
Zgjedhjet e dobëta dhe situata emocionalisht jo të shëndetshme kontribuojnë në tensione muskulare, presione dhe dhimbje. Njerëzit zakonisht përdorin drogë, alkool, cigare ose ngrënie jo normale për të shmangur stresin dhe tensionin në jetën e tyre si dhe për të shpëtuar nga ndjesia e dhimbjeve në trup.
Akupresioni e thyen ciklin negativ të varësisë, sepse ai e liron dhimbjen, stresin dhe tensionin dhe rrit vetëdijen e trupit.
Ai rrit qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar në largimin e mjegullës së varësisë dhe e risjell personin në normalitet.
Ekzistojnë pika, nëpërmjet të cilave Akupresioni ju bën të rifitoni stabilitetin, të zvogëloni dëshirat, të ngrini moralin, të respektoni veten tuaj, të keni vetëbesim si dhe të kalitni durimin. Të gjitha këto janë jetike në luftën kundër varësisë.

Metodat e Akupresionit:

Të gjitha teknikat e masazhit të Akupresionit, metodat apo stilet, përdorin të njëjtat pika të artit të lashtë. Ata ndryshojnë në përdorimin e ritmit, të shtypjes për të nxitur pikat, duke përdorur jo vetëm gishtat, por edhe duart, krahët, madje edhe këmbët.
Disa stile gjithashtu përfshijnë teknika të tjera shëruese. Terapia e Shiatsu-sea, forma tradicionale japoneze e Akupresionit mund të jetë mjaft e fuqishme, duke ushtruar shtypje / presion të thellë në çdo pikë, tre deri në pesë sekonda.
Në Jin Shin Akupresioni aplikohet duke mbajtur të shtypura butë dy pika për një minutë apo më shumë. Ky stil gjithashtu përdor dhe meridianet shtesë ose damarët kryesore, të cilët ekuilibrojnë meridianet.
Masazhi kinez Tuina dhe ai Thai nxitin KI (“çelësin”), energjinë shëruese, duke ushtruar presion me duar, i cili shtrihet në tërë trupin.

Si arrihet Energjia Shëruese?

Pikat e Akupresionit kanë një përçueshmëri të lartë elektrike në sipërfaqe të lëkurës, e cila nxit një efektivitet më të mirë të kanalit të Energjisë Shëruese të trupit.
Energjia thirrëse, kineze shëruese quhet Chi. Në Japoni, forca e jetës është quajtur Ki dhe kanalizimi i energjisë shëruese quhet Reiki.
Praktikat e Jogës i referohen forcës jetësore të trupit si Prana apo energjisë Pranik.
Këto terma kanë lidhje me të njëjtën energji universale të shërimit, e cila ekziston në mjedisin tonë dhe na lidh me të gjitha format e jetës.

12 Meridianët e mjekësisë tradicionale kineze janë rrugët e energjisë shëruese të trupit. Masazhi Meridian (tek pikat e Akupresionit) e drejton energjinë e jetës nëpër meridiane, për të përmirësuar rrjedhën dhe ekuilibrin jetësor.
Listat dhe skemat e Akupresionit na tregojnë ku ndodhen linjat meridiane në trup. Pikërisht, pikat tregojnë bllokimin e energjisë së jetës në meridiane, ku dhe ju mund të çlironi tensionin, mpirjen apo dhimbjen.

Energjia shëruese e jetës rrjedh apo kalon nëpër meridiane, kështu ajo rregullon qarkullimin e gjakut dhe harmonizon të gjitha funksionet e trupit.

Studimi i rrugëve meridiane dhe pikat e Akupresionit për transmetimin e energjisë shëruese KI, është çelësi i punës për transformimin e energjisë, përfshirë kontaktin terapeutik dhe terapinë e masazhit.

Bllokimet e energjisë të shkaktuara nga stresi, trauma apo një lëndim identifikohen si shkaku i të gjitha problemeve shëndetësore.
Rrjedha juaj e energjisë ndikohet nga mendimet dhe mënyra sesi merrni frymë. Ashtu sikurse mendimet negative mund të bllokojnë rrjedhën tuaj të energjisë, mendimet pozitive mund të rritin energjinë tuaj shërimit.
Kur bllokohet energjia jetësore, trupi bllokohet dhe fillojnë të shfaqen çekuilibrime të ndryshme emocionale dhe simptoma fizike. Këto bllokime të energjisë ndodhin në pikat e Akupresionit.

Nëpërmjet shumë metodave të Akupresionit, duke filluar nga prekje të lehta, vëzhgime apo thjesht duke shtypur lehtë këto pika, energjia jetësore e trupit tonë është në gjendje të rrjedhë normalisht dhe të rifitojë ekuilibrin e saj.

Një terapeut Akupresioni mund të aplikojë shumë metoda plotësuese për një trajtim të plotë.

Artet Marciale & Shëruese kanë një fokus të përbashkët mbi rrjedhjen e energjisë brënda trupit. Të dy këto arte transmetojnë energji të fuqishme në praktikat e tyre. Për shembull, pika nën bazën e kafkës (e quajtur Porta e Ndërgjegjes), mund të përdoret në Artet Marciale për të paralizuar trupin dhe të bllokojë energjinë shëruese në tru.
Megjithatë, e njëjta pikë Akupresioni përdoret për të hapur më shumë kalimin e kësaj energjie në tru dhe lehtësimin e migrenës.
Një Akupresionist mund ta përdorë këtë pikë për të ekuilibruar hemisferat dhe funksionet e trurit, duke na bërë më të vetëdijshëm dhe më të qartë.
Artet Shëruese e përdorin forcën / energjinë e jetës për shërime të brëndshme. Në të kundërt, artet Marciale kultivojnë energji të brëndshme tek vetja, por e përdorin forcën / energjinë e jetës jashtë, për vetëmbrojtje dhe fuqi fizike.

Të dy praktikat kultivojnë energji shëruese nëpërmjet stërvitjes, dietës. Një artist mjeshtër ushtarak me përvojë di ta përdorë energjinë / forcën e jetës për vetëmbrojtje. Ai, gjithashtu di si ta përdorë këtë energji jetësore për të shëruar një kundërshtar.

Zotërit e lashtë kineze, të shërimit & artit ushtarak, kanë përdorur mjaft praktika arti shërimi për të forcuar rrjedhën e energjisë / forcës të jetës.

Aplikoni Reiki në pikat meridiane për të rritur energjinë tuaj shëruese!
Praktikuesit tradicionalë të Reiki (energjia e jetës), nëpërmjet kontaktit të butë e të gjithë dorës në kanalet e energjisë, arrijnë të çlirojnë dhimbjen nëpër pikat e Akupresionit.

Rrjedha e energjisë jetësore Reiki, ekuilibron mbarëvajtjen shpirtërore dhe trupore të njeriut, por dhe të kafshëve. Meridianet ndodhen dhe në trupin e tyre. Këto kanale jetësore drejtojnë të tëra sistemet e trupit: sistemin nervor, sistemin tretës të ushqimit, të endokrinës, të enëve të gjakut, limfatik dhe sistemet riprodhuese.
Një rrjedhë e ekuilibruar e energjisë jetësore jep rezultate të dukshme tek ne: shëndet, harmoni dhe lumturi.

Akupresioni nuk përdoret në raste të tilla si:
1. jo si një trajtim i vetëm për sëmundje. Nëse jeni të sëmurë, duhet të shkoni tek mjeku;
2. nëse jeni i/e sëmurë nga zemra;
3. pas ushtrimeve të vështira gjimnastikore, një vakti të rëndë apo pas një larjeje në vaskë;
4. nëse pika e meridianit ndodhet nën një variçe apo të çare lëkure;
5. nëse jeni shtatzënë, sidomos nëse jeni më shumë se 3 muaj.

Akupresioni



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter