Ç’janë VARIÇET dhe si duhen trajtuar ato?

1. Variçet janë vena të enjtura apo të fryra, të shtrembëruara dhe të zgjeruara, të cilat ju mund t’i vëreni nën lëkurë. Shpesh ato janë ngjyrë të kuqe ose blu. Ato zakonisht shfaqen në këmbë, por mund të shfaqen dhe në pjesë të tjera të trupit.

2. Shkaqet e krijimit të variçeve:

Trashëgimia
Faktorët hormonalë
Shtatzania
Proçesi i plakjes
Mbipesha
Lëndimi i këmbës

3. Shenjat dhe simptomat e variçeve:

Dhimbje në zonën ku shfaqen
Lodhje e parakohshme e këmbëve
Enjtje e këmbëve (zakonisht pjesa e poshtme dhe nyjet)
Skuqje dhe nxehtësi në zonën e irrituar
Këmbë të rënduara
Nxirje të lëkurës
Ndjesi shpimi ose djegieje
Dhimbje e muskujve të këmbëve
Kruarje e lëkurës

4. Cilat janë këshillat për të parandaluar krijimin e variçeve?

Ruajtja e një peshe normale
Veshja e çorapeve ndihmëse, të cilat e mbajnë zonën e rrezikuar, të mbledhur.
Shmangia e të qëndruarit gjatë në këmbë apo ulur.
Moskryqëzimi i këmbëve kur jeni të ulur.
Ushtrimi i rregullt i ecjes.
Të ngrënit e ushqimeve me përmbajtje të lartë me fibra si drithëra, bukë gruri, fruta të freskëta dhe perime.

5. Cilët produkte ju rekomandojmë për parandalimin dhe kurimin maksimal të tyre?

Është shumë e rëndësishme të theksojmë aplikimin e produkteve të trupit në kupolën e këmbës, pasi aty përthithen dhe depërtojnë direkt në trup nëpërmjet qarkullimit Limfatik!!

Joyel Spa ju rekomandon produktet Gernetic për trajtimin e variçeve. Qëllimi i trajtimit të variçeve nëpërmjet produkteve Gernetic, është zvogëlimi i simptomave, ndalimi dhe ruajtja e tyre në gjëndjen fillestare, parandalimi i ndërlikimeve të mëtejshme si dhe shërim i plotë nëse trajtimi ndiqet rregullisht çdo ditë deri në zhdukjen e tyre.

A. LYMPHO përdoret për të pregatitur trupin për trajtimet e variçeve, dobësimit, tonifikimit, anti-celulitit, si dhe të çarave të lëkurës. LYMPHO ka efekt stimulues, tonifikues, përmirësues të qarkullimit VASKULAR dhe atij LIMFATIK.

LYMPHO përbëhet nga:
Xhinseng, Gështenjë, Alga deti, Acide yndyrore, Aminoacide, Kripëra minerale etj.
LYMPHO përdoret gjerësisht në trajtimet e trupit, duke hapur poret e lëkurës dhe ka një efekt shfryrës (zvogëlon enjtjen e këmbëve dhe të nyjeve të tyre). Ai parapregatit trupin për produktet e tjera që pasojnë gjatë trajtimit.
LYMPHO aplikohet nga kupa e këmbës deri në mesin e trupit. Përthithet lehtë dhe shpejt nga lëkura.

B. VEINULO SPECIAL + shërben si një stimulues për qelizat e trupit. Rrit frymëmarrjen e qelizave, duke nxitur furnizimin me oksigjen te tyre, duke ndihmuar në trajtimin e çrregullimit të qarkullimit të gjakut.

VEINULO SPECIAL + ka efekt vasodilator në kapilarët e gjakut, me një efekt veçanërisht të fuqishëm mbi arteriet dhe kapilarët. Është një stimulues i shkëlqyer qelizor. Ai vepron në kapilarët e gjakut, duke lehtësuar çrregullimin e kapilarëve, duke ndihmuar në përshkueshmërinë e kapilarëve, duke forcuar brishtësinë dhe duke rregulluar mangësitë e qarkullimit të gjakut të venave me variçe, atyre qëndrore dhe periferike.

Tiparet stimuluese të VEINULO SPECIAL+, të cilat ndihmojnë në:

1. Rritjen e metabolizmit mitokondrial
2. Stimulimin e përthithjes së oksigjenit nga qelizat
3. Zvogëlimin e efekteve të plakjes
4. Ristrukturimin e mureve të venave dhe të kapilarëve të gjakut.

VEINULO SPECIAL + përbëhet nga:

Vitamina PP, acidi nikotik , vitamina B3, vitamina E, filtra bakteriale bioteknologjike, të pasuruara me faktorin e rritjes qelizore, kultivuar në një mjedis me përbërës, me veti stimuluese qelizore.
VEINULO SPECIAL+ përbëhet gjithashtu dhe nga 8 lloje amino acidesh kryesore, një përzierje kjo shumë e mirë për të arritur rezultate optimale në shëndetin e trupit tuaj.
VEINULO SPECIAL + mund të përdoret në të tëra llojet e trajtimeve Gernetic, të kujdesit për trupin.

Aplikojeni me lëvizje të butë rrethore, në të gjitha zonat e trupit, që shfaqin probleme si: variçet. kapilarët e brishtë, vendet e mavijosura etj. Ky trajtim stimulues dhe tonifikues jep rezultat të jashtëzakonshëm në shfryrjen e venave me variçe si dhe në qarkullimin më të mirë të gjakut në to.
VEINULO SPECIAL+ mund të aplikohet nga ju çdo ditë, në mëngjes ose në mbrëmje.

C. VASCO ARTERA është një krem, i cili përdoret për lëkurën jo të lëmuar të trupit. (një celulit i mundshëm, mbipeshë apo probleme me variçet).
Është kremi më i rëndësishëm në trajtimet Gernetic për kujdesin ndaj trupit.
VASCO ARTERA ka efekt ushqyes. Ai përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e venave të tij, zvogëlon fryrjen e këmbëve.

VASCO ARTERA zbut muret e kapilarëve, të venave dhe arterieve të gjakut.
Është kremi më i mirë për trajtimin e celulitit, pasi ai drenazhon shtresat e qelizave të vdekura, duke provokuar efektin diuretik natyror dhe eliminimin më të mirë të tyre nga organizmi ynë. Ka efekt qetësues, pastrues dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të ujit në organizëm.

VASCO ARTERA përbëhet nga: përmbajtës ushqyes (aminoacide, vitamina, proteina), të cilët kompesojnë mangësitë e shkaktuara nga dietat e varfra dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. VASCO ARTERA përmban përbërës të shumtë aktivë biologjike, të marra nga bimët, nga bota e detit dhe bio-teknologjia, veçanërisht me phytostimuline nga ekstraktet e bimëve.

VASCO ARTERA ka përbërës nga:
Përzierje lulesh me efekt: qetësues, lehtësues dhe freskues.
Gështenjë e egër: me efekt shfryrës mbrojtës të venave të gjakut, qetësues për edemat.
Kamomil: me efekt freskues, tonifikues dhe qetësues.
Angjinare: përmban proteina, lipide, mangan, fosfor, hekur, vitamina A, B1, B2 dhe C.
Selvia: vepron në kapilarët , venat dhe muret e enëve.
Rodhe: që ka efekt natyral diuretik dhe ka përbërje aminoacidesh, të cilat janë jetësore në qarkullimin e gjakut.

VASO ARTERA duhet të aplikohet duke masazhuar në thembrat dhe kupën e këmbëve, të nyjeve, në pulpa të këmbëve, në kofshë, në bark, në mesin e trupit duke përfshirë dhe pjesën ku ndodhet stomaku.

Në rastet e fillimit të celulitit, VASCO ARTERA duhet të përdoret vetëm në mëngjes.
Në rastin e një celuliti të vështirë, këmbë të rënduara apo probleme me kapilarët dhe venat, ju duhet ta përdorni në mëngjes dhe në mbrëmje.

D. SYNCHRO është kremi bazë i linjës Gernetic. Sic e kemi përmendur dhe më parë, ai ka efekte të jashtëzakonshme në lëkurën e trupit dhe të fytyrës.
SYNCHRO është një krem ushqyes dhe shërben si hidratues për lëkurën, lufton efektet e plakjes së saj, zvogëlon dhe shëron shenjat e lëkurës nga djegiet, ekzemat. Minimizon shenjat e të çarave të lëkurës si dhe rigjeneron indet e saj.
SYNCHRO zvogëlon efektet e plakjes, e dehidratimit, njollave të mëlçisë dhe shenjave të lëkurës së duarve.
Të njëjtin efekt ushqyes dhe rregullues ka mbi lëkurën e trupit dhe të gjoksit tek femrat, shoqëruar gjithmonë nga produktet pasuese të trajtimeve.

SYNCHRO ka një përbërje komplekse me: vajëra të ndryshme nga kalendula dhe bajame të ëmbla, acide yndyrore, vitamina B kompleks, ekstrakte biologjike, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në restaurimin dhe rregullimin e indeve të lëkurës.

SYNCHRO është i pasur në aminoacide, të cilat rigjenerojnë qelizat themelore të lëkurës. Ai përdoret në ripërtëritjen e lëkurës së fytyrës, duarve, gjoksit dhe trupit në tërësi. Aplikohet pas përthithjes së plotë të produkteve të tjerë, që përdoren në trajtime të ndryshme të trupit apo fytyrës.

6. Si duhen përdorur këto produkte në shtëpi?

I. Aplikoni LYMPHO sipas mënyrës së përmendur më lart (duke filluar nga kupa e shputës së këmbës, nga ku përthithet më mirë produkti në mënyrë të menjëhershme), deri në mesin e trupit.

II. Aplikoni VEINULO SPECIAL+ në zonat problematike, duke i masazhuar lehtë deri në përthithjen e plotë të serumit.

III. Aplikoni kremin VASCO ARTERA duke filluar përsëri nga shputa e këmbëve, nyjet, kofshët dhe më pas deri në mesin e trupit.

IV. Aplikoni në sasira shumë të vogla kremin SYNCHRO, duke ndjekur të njëjtën mënyrë shtrirjeje si me produktet e tjera.

Këto produkte kanë efekt të menjëhershëm, nëse do të përdoren sipas procedurës së mësipërme.

Produktet Gernetic që përmendëm, kanë si qëllim të eliminojnë shenjat e variçeve. Ata ndihmojnë në tkurrjen e venave me variçe dhe venat e kuqe në sipërfaqe të lëkurës (në faza të përparuara). Gjithashtu ndihmojnë në problemet e mosfunksionimit kronik të venave të gjakut.

Nëse ju vendosni të përdorni produktet Gernetic në kurimin apo shërimin e variçeve, ju duhet t’i përdorni çdo ditë, derisa të zhduket problemi juaj.

Varicet



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter