Ç’janë NJOLLAT E LËKURËS? Shkaqet dhe trajtimi i tyre

Ngjyra e lëkurës së njeriut varet nga tipi i melaninës, që është pigmenti i saj dhe që është i përbërë nga qelizat e melanociteve.

CILAT JANË SHKAQET E KRIJIMIT TË TYRE?

EKSPOZIMI I TEPËRT NË DIELL mund të nxisë melanocitet të prodhojnë më shumë melaninë. Si pasojë, do të shfaqen njollat e errëta mbi lëkurë. Ekspozimi ndaj diellit, sidomos ndaj rrezeve ultraviolet, për një kohë të gjatë shkakton disa tipe të ndryshme njollash të errëta.

ME KALIMIN E MOSHËS rriten dhe mundësitë e krijimeve të njollave të lëkurës. Kjo jo vetëm si pasojë e procesit të plakjes, por dhe e ekspozimit të tepërt ndaj diellit në moshë të hershme.

ÇNGJYROSJA E LËKURËS shkaktohet zakonisht kur ju keni përdorur produkte të kujdesit të lëkurës me përbërje kimike apo alergjike. Megjithëse kjo lloj çngjyrosje ndodh dhe për shkaqe ende të panjohura.

LËNDIMI I LËKURËS shkakton njolla të bardha mbi të, deri në shërimin e plotë të saj.

AKNET APO HORMONET. Njolla të errëta shkaktohen dhe për arsye të tjera si psh: aknet shkaktojnë njolla të tilla deri në momentin e shërimit të plotë të tyre, ndryshimi hormonal gjatë një shtatzanie apo marrja e pilulave hormonale. Por shkaku kryesor i krijimit të tyre mbetet ekspozimi i tepërt ndaj diellit.

SI DUHET TË KUJDESENI PËR LËKURËN TUAJ NË KËTO RASTE?

Lani fytyrën tuaj menjëherë sapo të ktheheni në shtëpi!

Pastrojeni nga djersa dhe papastërtitë përpara se të strehohen në lëkurën tuaj dhe të krijohen më pas njolla në të!

Mos përdorni larës të çfarëdoshëm, por një pastrues të mirë dhe efikas!

Përdorni një herë në javë pastrues me kokrriza (skrab) për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës nga fytyra, të cilat e bëjnë ate të duket jo e pastër dhe jo e gjallëruar!

Pini ujë me bollëk gjatë ditës (2 L)!
Trupi ka nevojë për sasi të mëdha uji për funksionimin e tij siç duhet. Fytyra humbet elasticitetin nëse trupi nuk merr sasinë e nevojshme të ujit.

Mos harroni kurrë të përdorni krem hidratues para se të shtriheni për të fjetur!
Hidratimi plotëson humbjet që ka pësuar lëkura gjatë ditës, mundëson riparimin e saj dhe e pregatit të mbrohet për ekspozimet e mëtejshme ndaj diellit.

Jepini fytyrës tuaj kënaqësinë e një trajtimi zbardhues gjatë fundjavës!

CILËT PRODUKTE JU REKOMANDOJMË PËR PROBLEMIN DHE MIRËMBAJTJEN E LËKURËS TUAJ?

1. REVITALIZING NIGHT CREAM.
Ky krem hidratues nate ofron një aktivitet të pasur me elemente jetësore, të krijuar nga fermentimi laktik, filtra me përbërje bimore, që pengojnë sintezën e melaninës. Përbërësit aktivë dhe rigjenerues, që veprojnë kundër radikaleve të lira, veprojnë butë, por në thellësi të Epidermës, veçanërisht, duke ngadalësuar ngjyrimin e lëkurës dhe formimin e njollave të errëta të saj.

2. LIQUID DEPIGMENTATION CONCENTRATE.
Është një koncentrat i përbërë nga produkte natyrore. Është krijuar për individë që kanë ngjyrime të errëta në lëkurë si dhe për të luftuar ndaj njollave të krijuara në të.

3. FLOWER ACID LOTION.
Luan rolin e një pastruesi të qelizave të vdekura të lëkurës (peeling). Ka përbërje plotësisht natyrale dhe jo KIMIKE. Redukton apo largon plotësisht njollat në fytyrë, duke vepruar mbi të në mënyrë të butë dhe të kujdesshme. Përbëhet kryesisht nga acide lulesh.

Produktet zbardhuese të linjës SKIN CLAIR, janë të sigurta dhe të provuara në laborator, si përbërës kundër njollave apo si zbardhues të ngjyrimit të lëkurës. Antioksidantët e kësaj linje, forcojnë sistemin imunitar, parandalojnë plakjen e lëkurës, detoksifikojnë mëlçinë, pengojnë prodhimin e tepërt të melaninës si dhe ndriçojnë lëkurën e fytyrës.

TRAJTIMI I TYRE
Trajtimi zbardhues i fytyrës që ju mund të zgjidhni, varet nga ju dhe niveli i njollave në lëkurën tuaj. Njollat e errëta, të shkaktuara nga prodhimi i tepërt i melaminës, duhen trajtuar profesionalisht. Njollat me ngjyrë të lehtë, ato të sapokrijuara apo dhe një ndriçim lëkure, mund të trajtohen nëpërmjet produkteve zbardhues të kësaj linje (Skin Clair).

Aparati i DERMABRAZIONIT rekomandohet gjithashtu për të larguar shtresën e parë të lëkurës. Ai ndihmon në minimizimin e vazhdueshëm deri në heqjen e plotë të njollave. Gjithashtu Dermabrazioni ndihmon në largimin e njollave të shkaktuara nga aknet, nga shenjat e ndryshme mbi fytyrë, zvogëlimin e poreve të mëdha të saj si dhe zvogëlimin maksimal të rrudhave rreth syve, hundës dhe gojës.

Aparati i MASAZHIT të fytyrës. Nëpërmjet veprimit të tij si vibrues, ky aparat ndihmon në ushqimin e lëkurës në thellësi të saj, stimulon dhe aktivizon muskujt e fytyrës (që humbasin elasticitetin e tyre nga zvogëlimi i prodhimit të kolagjenit, ekspozimit në diell, që dhe shkakton njollat në lëkurë). Ai gjithashtu pastron poret dhe përcjell vitaminat (përbërëse të produkteve) në thellësi të tyre.

NJOLLAT E LËKURËS



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter