VITAMINA C. Rëndësia dhe roli i saj në lëkurën dhe trupin tonë.

Vitamina C përdoret gjerësisht në trajtimet e fytyrës kundër rrudhave të thella dhe të sapokrijuara. Këto shërbime shoqërohen me vitaminën C, e cila ndihmon të ndërtojë apo të zëvendësojë Kolagjenin, i nevojshëm për elasticitetin e lëkurës. Proçesi i plakjes shkakton zvogëlimin e prodhimit të Kolagjenit.

Ju mund të zëvendësoni një pjesë të kësaj proteinë të nevojshme, duke përdorur vitaminën C. Kjo vitaminë ndihmon gjithashtu në zvogëlimin e infeksioneve apo skuqjet, e shkaktuara nga të çarat apo aknet në fytyrë.

SIMPTOMAT E MUNGESËS SË VITAMINËS C

1. LODHJE – Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, janë të predispozuar të lodhen shpejt dhe të ndjehen të pafuqishëm. Sepse lodhja për një periudhë të gjatë, është treguese e disa sëmundjeve.

2. LËKURA E THATË – Dhe gjëndja jo e mirë e lëkurës jep sinjale që trupi nuk po merr mjaftueshëm vitaminën C dhe vitaminat e tjera dhe mineralet thelbësore.

3. ÇRREGULLIME EMOCIONALE – Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, shfaqin shenja nervozizmi dhe luhatjeje të humorit.

4. DHIMBJE TË MUSKUJVE DHE KYÇEVE – Dhimbja e gjymtyrëve apo kyçeve, mund të jetë një simptomë e mungesës së vitaminës C.

PËRFITIMET NGA VITAMINA C PËR FYTYRËN.

1- Përmirëson cilësinë e lëkurës.
Kolagjeni mundëson / rregullon strukturën e venave të gjakut, ndaj trupi ka nevojë për vitaminën C në menyrë që të ketë një sistem vaskular të shëndetshëm.
Venat e holla të gjakut që ndodhen nën lekurë, mbartin oksigjen dhe lëndë ushqyese, të cilat nevojiten për të patur një lëkurë të shëndetshme. Venat ashpërsohen dhe thahen kur nuk i kanë këto elemente jetësore. Kremi që përmban vitaminë C, përmirëson pamjen dhe strukturën e lëkurës.

2- Prodhimi i Kolagjenit.
Proline dhe Hydroxylsine janë të nevojshëm për të lidhur molekulat që prodhojnë proteinën e Kolagjenit, i cili ndikon në qëndrueshmërinë dhe tonet e lëkurës. Mungesa e kolagjenit e bën lëkurën të plogësht dhe pa jetë. Kolagjeni e rigjallëron lëkurën nga thellësia e saj. Ai zvogëlon rrudhat dhe simptomat e plakjes.

3- Mbrojtja nga dielli.
Vitamina C e ndihmon lëkurën tonë ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktohen nga ekspozimi i tepërt ndaj diellit, ndotjes së ambjentit dhe të pirit duhan në mënyrë të vazhdueshme. Antioksidanti i vitaminës C mbron lëkurën nga rrezet ultraviolet dhe efektet e ekspozimit në diell.
Kremi i përbërë me vitaminë C, ka treguar përmirësime të dukshme të lëkurës, pasi siç e thamë, kjo vitaminë jetësore ndikon në prodhimin e Kolagjenit, të mbrojtjes të lëkurës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Vitamina C forcon dhe përmirëson barrierën apo mbrojtjen e lëkurës dhe njëkohësisht zvogëlon dhe acarimin e saj.

Qëndra Joyel ofron produkte të kujdesit për lëkurën, GERnétic, me përbërje vitamine C, të cilët nëpërmjet lëkurës, ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar të trupit. Shërbejnë si antioksidantë, duke reduktuar praninë e radikaleve të lira dhe rritin prodhimin e kolagjenit.

Cilët produkte GERnétic kanë përmbajtje të lartë të VITAMINËS C?

1. MYO MYOSO – Tonifikon muskujt e fytyrës dhe njëkohësisht zbut lëkurën e saj. Rekomandohet për rrudhat rreth syve si dhe për një lëkurë të lëshuar. Ruan zonën rreth syve, rreth buzëve dhe fytyrën.

2. CYTOBI – Rigjeneron, ushqen dhe rigjallëron lëkurën. Përmban një kompleks vitaminash si dhë përbërës shumë të rëndësishëm për lëkurën.

3. SYMBIOSE – Rigjallëron, ka përbërje të lartë ushqyesish për lëkurën. Gjithashtu luan dhe rolin e një kremi mbrojtës ndaj diellit, si pasojë e filtrave që ai përmban. Penetron lehtësisht në lëkurë. Përdoret ditën dhe natën.

4. GER OXY – Ushqen dhe hidraton lëkurën. Ndihmon për një mikro qarkullim më të mirë të gjakut si dhe për një furnizim më të mirë me oksigjen.

5. SYNCHRO – Ripërtërin, rigjallëron, balancon PH e lëkurës. Është një mbrojtës kundër ndotjes dhe një antioksidant shumë i mirë. Penetron lehtësisht në fytyrë.

6. NUCLEA – Rigjeneron, stimulon aktivitetin qelizor dhe përforcon mekanizmin e mbrojtjes të lëkurës tuaj.

Nëse ju dëshironi të trajtoni lëkurën tuaj me vitaminën C, ju do ta gjeni lehtësisht atë në produktet GERnétic, të cilët përveç përbërjes tepër ushqyese për lëkurën, përmbajnë dhe disa forma të kësaj vitamine.

Vitamina C është jetësore për shëndetin e njeriut. Ajo ndikon pozitivisht në trajtimet e lëkurës së fytyrës si atë të rrudhave, plagët, aknet, etj. Produktet GERnétic kanë përbërje të lartë vitamitash, amino acidesh si dhe elementë të tjerë biologjikë, jetësorë dhe të domosdoshëm për lëkurën tuaj.

VITAMINA C



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter