Trajtimi i fytyrës TONING & LIFTING

Një ndër trajtimet më të rëndësishme dhe të domosdoshme për lëkurën e fytyrës, që rekomandohet pas moshës 35 vjeçare, është pikërisht trajtimi tonifikues, i cili ofrohet dhe në qëndrën Joyel, nëpërmjet aparatit Toning & Lifting.

Ky aparat ofron dy terapi fizike:

A. Faradism – proces, i cili nxit, trajton muskujt dhe nervat e fytyrës, duke përçuar rrymë të alternuar elektrike (nëpërmjet pjesës së saj galvanike).

B. Mini rrymë (Micro current) -është një stimulim i butë elektrik, i cili shkakton natyrshëm zgjerimin e lëkurës në nivel qelizor.

Këto dy terapi janë valë elektromagnetike dhe lloji i nevojshëm i energjisë biologjike për trupin e njeriut . Zhvillimi i shpejtë i qelizës, funksioni i metabolizmit, i riprodhimit dhe i ndarjes së qelizës, varen nga energjia e brëndshme në trupin e njeriut.

Në jetën e përditshme, stresi ndikon në shëndetin e njeriut në përgjithësi, duke përfshirë dhe atë të lëkurës së tij. Lëkura fillon të plaket nga kalimi i viteve dhe nga dëmi i rrezatimit ultravjollcë. Fuqia dhe energjia e brëndshme e trupit bien gradualisht për shkak të plakjes graduale të tij, pra energjia biologjike, e cila prodhohet nga qelizat e tij.

Ky fenomen do të shkaktojë probleme në trupin e njeriut, përfshirë dhe në lëkurën e tij. Si rrjedhojë do të shfaqen rrudhat, lëkura e thatë, njollat e errëta, rënia e gjoksit tek femrat, zgjerim indesh dhe lëkure etj.

Dy terapitë që përmendëm, stimulojnë dhe veprojnë direkt tek qelizat. Nëpërmjet përcjelljes së rrymës tek nervat dhe enët e gjakut, të dyja terapitë ndikojnë drejtpërsëdrejti në drenazhimin limfatik, në enët e gjakut, duke e riparuar dhe trajtuar lëkurën në tërësi.

1. Veçoritë e aparatit Toning & Lifting

a. Aparati tonifikues dhe forcues i muskujve të fytyrës rrit elasticitetin dhe lakueshmërinë e saj.

b. Ky aparat përforcon format e fytyrës, duke i nxjerrë më në pah veçoritë si dhe duke tonifikuar muskujt e saj.

c. Trajton konturin rreth syve, forcon muskujt rreth tyre, zvogëlon fryrjen dhe rrudhat poshtë tyre. Zbut dhe qetëson pjesën përreth syve të lodhur. Ky aparat kryen kullimin (drenazhimin) limfatik, duke mundësuar një qarkullim më të mirë të gjakut në zonën e syve, duke larguar kështu konsiderueshëm dhe rrathët e errëta rreth tyre.

Ushtrimet e rregullta të muskujve të fytyrës për minimizimin e rrudhave të saj, do të tonifikojnë lëkurën dhe do të riaktivizojnë elasticitetin e saj, do të japin rezultate të dukshme në minimizimin e rrudhave dhe në tonifikimin e lëkurës së fytyrës.

2. Si funksionon stimulimi elektrik i muskujve dhe nervave?

Kur elektrodat stimulojnë nervat, ato reagojnë dhe shkaktojnë një tkurrje dhe një stimulim të muskujve. Efekti i tkurrjes në të vërtetë, përmirëson qarkullimin limfatik, atë të enëve të gjakut, rigjenerimin e qelizave si dhe kryen kullimin (drenazhimin) limfatik.

3. Cilët produkte tonifikuese Gernetic ju rekomandojmë?

a. MASQUE POUR LES YEUX- një maskë për sytë, e cila gjallëron zonën përreth tyre, eliminon fryrjen dhe qeset e krijuara, duke ofruar një tonifikim dhe një çlodhje të pazakontë.

b. EYE CONTOUR GEL- xhel, i cili aplikohet rreth syve, ka efekt anti-moshë. Lufton radikalet e lira, qeset e krijuara rreth syve. Shërben dhe si një hidratues shume i mirë përreth tyre.

c. GER LIFT CREAM – një krem tonifikues dhe tkurrës shumë i mirë, i cili ka efekt zbutës për lëkurën dhe njëkohësisht i jep një ndriçim të jashtëzakonshëm. Ai stimulon dhe rritjen e matricës qelizore.

d. LIFT MEN – kremi me efekt tonifikues dhe tkurrës për meshkujt, me efekt zbutës kundër rrudhave, rigjallërues dhe ushqyes me minerale.

e. CELLS LIFE – serumi tepër ushqyes, me efekt tkurrës ndaj lëkurës së fytyrës, rigjallërues, ushqyes kundër moshës për të gjitha llojet e lëkurës si: e thatë, e yndyrshme, e varfër në minerale. Gjatë trajtimit me të, rrudhat minimizohen, lëkura tonifikohet dhe zbutet. Ajo rigjallërohet sërish, poret e saj të zmadhuara zvogelohen. Ky serum stimulon dhe ristrukturimin e kolagjenit dhe elasticitetit, sidomos në rastet e çarjeve të lëkurës në trup.

f. MYO MYOSO – krem, i cili ka efekt tonifikues në muskujt e lëkurës. Ai njëkohësisht ka dhe një efekt zbutës intensiv për lëkurën. Rekomandohet dhe si një krem parësor kundër moshës në përgjithësi.

g. CYTOBI- është një krem, siç e kemi përmendur disa herë, shumë i rëndësishëm për të gjitha problemet e lëkurës së trupit. Ka një efekt të jashtëzakonshëm si rigjenerues dhe ushqyes për lëkurën e fytyrës dhe të trupit në përgjithësi.

Formulat e përbërjes së produkteve GERNETIC kundër plakjes, janë të mirënjohura dhe efikase për tonifikimin e muskujve të fytyrës, për rritjen e indeve të saj, për vonesën e shfaqjes së shenjave të dukshme të plakjes së lëkurës si dhe për parandalimin e shfaqjes së atyre në vijim.

Kjo linjë e avancuar kundër plakjes së lëkurës, është e formuluar në mënyrë specifike, në përshtatje me të gjitha llojet e lëkurës.

Trajtimi i fytyrës



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter