Trajtimi i trupit me VERË TË KUQE

Cila është vera juaj e preferuar?
Ndoshta një gotë Chardonnay e ftohtë? Një Shiraz apo një Merlot? Cilado qoftë ajo, ju mund t´ju interesojë të dini akoma më shumë për të.

Vera është bërë një element kryesor në shumë qëndra relaksi sot, jo si një pije, por si një trajtim i plotë i trupit në trajtën e një mbështjelljeje, për të cilën ne po diskutojmë këto ditë.

Ofrohen shumë trajtime të trupit me mbështellje në këto qëndra (spa) dhe përbërësit më të hasur në këto trajtime përfshijnë alga deti, kremëra dhe një shumëllojshmëri maskash trupi (ose ndryshe baltëra).
Këto trajtime ndryshojnë me të dikurshmet, të cilat përdoreshin vetëm për një qëllim të vetëm: nxitjen e humbjes së peshës.

Trajtimet me mbështjellje në ditët e sotme, ofrojnë përfitime të shumta për trupin. Përveç rënies në peshë, ato ofrojnë dhe një përkujdesje maksimale për lëkurën, ku bën pjesë dhe trajtimi me Verë të Kuqe.

Përfitimet nga Vera
Studimet e fundit kanë treguar se elementët që gjenden në verë dhe veçanërisht tek vera e kuqe, kanë efekt pozitiv në trupin tonë. Antioksidantët që gjenden tek rrushi kanë një efekt të mrekullueshëm shërues në lëkurën tonë, pasi ata luftojnë dëmin që shkaktojnë radikalet e lira, të cilat gjenden në mjedis.
Disa trajtime trupi (në trajtën e skrabit) përdorin pjesë të rrushit, si një eksfoliues i shkëlqyer për lëkurën, i cili largon qelizat e vdekura të saj, duke e zbutur atë.

Trajtimi me Verë të Kuqe është një zgjedhje e përkryer për ata njerëz që kanë një lëkurë të dëmtuar nga dielli, nga plakja apo për ata që kanë nje lëkurë të thatë. Trajtimi me Verë të Kuqe përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe fortësinë e saj.
Ky trajtim largon në mënyrë efikase dhe njollat e errëta të shkaktuara nga ekspozimi në diell apo nga plakja.

Trajtimi me Verë të Kuqe aplikohet njësoj si trajtimet e tjera të trupit.
Pasi ju zhvisheni dhe bëheni gati për trajtimin, maska në trajtën e baltës së ngrohtë, aplikohet butësisht dhe ngadalë në trupin tuaj të mbështjellë me të për 20 minuta, ndërkohë që ju do të shijoni ngrohtësinë e saj dhe relaksin e duarve të terapistes, e cila ju ofron përkujdesje të vazhdueshme. I tërë proçesi është tepër relaksues.

Përfundimi i proçesit shoqërohet me një dush. Ju do të vini re që lëkura juaj është e rifreskuar, e butë dhe e shkëlqyer.
Trajtimi me Verë të kuqe sapo ka filluar të ofrohet në qëndrat e relaksit dhe megjithatë popullariteti i tij është i jashtëzakonshëm.

Trajtimi i trupit me VERË TË KUQE



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter