Trajtimi i trupit me BORONICË

Fruti i Boronicës njihet per efektet e saj të jashtëzakonshme, për shkak të përmbajtjes së saj të pasur në antioksidantë, hidratues dhe ushqyes shumë të mirë dhe për lëkurën e trupit.

Boronica, përveç përdorimit të saj në trajta të shumëllojshme, ofrohet dhe si një ushqyes shumë i mirë në trajtën e pluhurit, kremit apo xhelit në trajtime trupi.
Aio shërben si një anti inflamator, shërues kundër mykut, hidratues dhe një antioksidant i fuqishëm për lëkurën tonë.
Është një burim i pasur me amimoacide, niacinë, vitaminat A, C, F, B dhe B 12, të cilat e ushqejnë thellësisht lëkurën e trupit.
Vitamina A ka efekt eksfoliues, zvogëlon rrudhat e holla dhe riparon lëkurën e dëmtuar, kurse vitamina C ristabilizon Kolagjenin dhe vonon dëmtimin qelizor.
Fara e Boronicës përmban nivele shumë të larta antioksidantësh dhe Polifenolesh.

Përfitimet kryesore nga Boronica:

1. Pastron Organizmin
Boronica siç e përmendëm, është e pasur në antioksidantë, që ndihmojnë në pastrimin e trupit, në përmirësimin e metabolizmit dhe të sistemit tretës.

2. Lufton Moshën
Antioksidantët që përmban Boronica, ndihmojnë trupin tonë të largojë radikalet e lira, të cilat kontribuojnë në proçesin e plakjes. Antioksidantët rigjallerojnë lëkurën dhe zgjasin jetëgjatësinë e organeve të brëndshme në trupin tonë.

3. Mbron Sistemin Imunitar
Antioksidantët largojnë gjithashtu dhe toksinat e dëmshme, që ndodhen në trup dhe që shtypin sistemin tonë imunitar. Ai forcohet me largimin e tyre.

4. Ndikon në mirëqenien tonë Mendore
Boronica përmban Triptofan, një aminoacid i njohur si pararendës i Serotoninës. Ushqimet që përmbajnë Triptofan, mund të shkaktojnë rritje të prodhimit në trupin tuaj të Serotoninës, duke ju bërë të ndjeheni më mirë.
Studimet kanë treguar gjithashtu se Boronica ka efekte pozitive dhe në përmirësimin e kujtesës.

5. Përmirëson shëndetin e Lëkurës
Boronica njihet gjithashtu si një shëruese shumë e mirë e lëkurës në probleme të tilla si: dermatit , psoriasis dhe ekzemë.

6. Përmirëson shëndetin e Dhëmbëve
Konsumimi i rregullt i boronicës mund të parandalojë krijimin e pllakëzave dhe probleme të tjera dentare.

7. Përmirëson shëndetin e Zemrës
Boronica ndihmon në uljen e niveleve të Kolesterolit të dëmshëm, i cili bllokon muret arteriale duke shkaktuar sëmundje të zemrës dhe probleme të tjera.

8. Përmirëson shëndetin e Traktit Urinar
Boronica ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

9. Ndihmon në luftën kundër Kancerit
Studimet kanë treguar se ekstrakte të Boronicës mund të pengojnë rritjen e qelizave të kancerit.

Mbështjellja me Boronicë

Trajtimi i trupit me Boronicë është jashtëzakonisht energjik dhe freskues. Trupi juaj mban një aromë të freskët boronice, e cila është vërtet “një bombë” me vitamina, që ju shërbejnë për një rigjallërim të lëkurës tuaj të trupit.
Ai ndihmon trupin të rifitojë vitalitetin, hidratimin dhe butësinë e munguar.
Ndryshimi në lëkurën tuaj ndodh si pasojë e përbërjes së lartë të Vitaminës C, jashtëzakonisht efektive në luftën kundër radikaleve të lira. Trajtimi i trupit me boronicë është një moment tërheqës. Ju do të ndiheni ndryshe, me një lëkurë të ushqyer, të tendosur dhe të lëmuar.

Trajtimi i trupit me BORONICË



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter