Problemet e GJOKSIT të femrës. Trajtimi i tij si dhe i problemeve hormonale. Efektet e jashtëzakonshme të trajtimit në BALANCIMIN HORMONAL si dhe shërimin e plotë të AKNEVE, si pasojë e çrregullimit të tij. Pjesa II

Doktori Albert Laporté, Presidenti i kompanisë GERnétic, një gjenetist (studiues i geneve) dhe një kërkues, ka studiuar më shumë se 700 biopsi vezoresh të femrave. Ai analizoi qelizat e tyre dhe arriti të riprodhonte përbërjen e duhur perfekte të qelizës së vezores së shëndetshme.
Ai u përqëndrua plotësisht në studimin e gjoksit të femrës, në mënyrë që t’i rikthente trupit të saj të gjitha vitaminat, mineralet dhe elementët e nevojshëm për një funksionim normal dhe të shëndetshëm të tij. Molekulat e këtyre produkteve janë më të vogla sesa përmbajtja e hormonit të Estrogjenit, që përshkruhet nga mjekët tek femrat.

Linja GERnétic e Kujdesit për Gjoksin nuk përmban asnjë hormon, por përmban gjithçka i nevojitet trupit të femrës që t’i riprodhojë ato.

Kjo linjë produktesh është tërësia e vitaminave, oligoelementëve dhe mineraleve, të domosdoshëm për jetën. Aminoacidet gjenden në botën e kafshëve, por GERnétic i kultivon ato nga alga Chorella, e cila është një ushqim i mrekullueshëm për trupin e njeriut. Lëkura e trupit tonë është një transportues i jashtëzakonshëm i molekulave të vitaminave.

Gjatë trajtimit me produktet GERnétic, ju do të ndjeni një ngacmim të lehtë të vezoreve. KJO ËSHTË NJË SHENJË E MIRË!
Do të thotë se Gjoksi po harmonizohet dhe ekuilibrohet gjithmonë e më shumë. Rezultatet mund të jenë shumë të shpejta. Këto produkte të jashtëzakonshme sigurojnë jo vetëm estetikë dhe bukuri, por dhe shëndet me një sistem Endokrinal të ekuilibruar.

Mjaft probleme të trupit të femrës kanë lidhje direkte me një çekuilibrim hormonal si: celulit; akne, afshe të nxehta, fibroid, sterilitet, humbje të deshirës seksuale, shfaqje qimesh të padëshiruara në fytyrë ose përreth thumbit të gjoksit, zvogëlim (atrofizim) apo zmadhim i tepërt i gjoksit.

Është një trajtim shumë i thjeshtë dhe praktik, të cilin ju mund ta ndiqni në shtëpi apo në sallone për rezultate më të shpejta, pasi dhe procedura jonë është paksa ndryshe.

Në Japoni, ku atrofizimi i gjoksit është shumë i hasur, Linja GERnetic e Kujdesit për Gjoksin, ka fituar çmmin e parë Of Excellence, si linja më e mirë dhe më efikase.

Referencë:
Kam kërkuar opinionin e koleges dhe mikeshës time në Europë, në lidhje me këto produkte. Ajo ka disa vite që punon me to. Më tregoi se si pasojë e lindjes së dy fëmijëve, gjoksi i saj u atrofizua dhe dukej i kequshqyer. Kur ajo filloi të trajtohej me këto produkte, ajo rifitoi dy numrat e humbur të madhësisë së gjoksit. Megjithëse u bënë vite qëkur filloi trajtimin, ajo vazhdon të jetë e kënaqur me bukurinë dhe shëndetin e gjoksit të saj.

Shkruar nga Esther Bouchard



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter