Trajtimi i fytyrës me OKSIGJEN. Rëndësia e tij
për lëkurën

Një nga nevojat kryesore për një lëkurë të shëndetshme, është sasia e duhur e oksigjenit, për të ruajtur dhe për të rritur qelizat e saj. Me kalimin e viteve, me ekspozimin ndaj diellit dhe ndotjes, lëkura ka nevojë të riparojë veten, por për shkak të mungesës së oksigjenit, ajo nuk arrin ta kryejë. Në këtë mënyrë, ajo i le shteg të lirë plakjes, rrudhave, njollave të errëta dhe rënies së tonalitetit dhe gjallërisë së saj.

Pa Oksigjen, qelizat e trupit, përfshirë këtu dhe të fytyrës, vdesin në mënyrë pothuajse të menjëhershme. Me kalimin e viteve, trupi ynë e humbet aftësinë t’i mirëmbajë, t’u japë jetë në mënyrë të përhershme këtyre qelizave.
Oksigjeni është element jetësor për procesin normal të metabolizmit (formimin e qelizave të reja) në trupin e njeriut.

Ç’ËSHTË TRAJTIMI I FYTYRËS ME OKSIGJEN DHE CILËT JANË PËRFITIMET?

Bën pjesë në trajtimet më të avancuara dhe më të fundit të teknologjisë së sotme. Aparatura, me të cilin ofrohet ky trajtim, funksionon nëpërmjet daljes së oksigjenit të presuar dhe serumeve hidratuese mbi lëkurën e fytyrës. Pjesë përbërëse e këtij aparati është dhe koka pastruese. Depërtimi i oksigjenit arrihet duke lëshuar oksigjenin me përbërësit e tjerë, shoqëruar dhe me pastrimin e lëkurës në thellësi. Ky proces shoqërohet sipas rasteve dhe me një furnizues oksigjeni të pastër, në rrugët e frymëmarrjes (në hundë, sipas dëshirës).

Një nga përfitimet e trajtimit të fytyrës me oksigjen, është gjallërimi i humbur i lëkurës së fytyrës.
Një përfitim tjetër i rëndësishëm nga ky trajtim, është parandalimi dhe mbrojtja e trupit nga sulmet bakteriale dhe virale. Një lëkurë me oksigjen të mjaftueshëm, nuk i lejon bakteriet të mbijetojnë.
Oksigjeni nxit prodhimin e kolagjenit dhe të elastinës. Të dy këta përbërës e bëjnë lëkurën të duket më e gjallëruar dhe i rikthejnë përsëri elasticitetin e humbur.

Trajtimi me oksigjen klasifikohet si tepër i vlefshëm për lëkurën e fytyrës, si një trajtim që rikthen gjallërinë, freskinë dhe tonalitetin e humbur me kalimin e viteve.
Ky aparat këshillohet gjithashtu dhe për trajtimin e akneve të rënduara, plagëve (dhe të pashëruara nga diabeti), njollave të shkaktuara nga dielli dhe të lëkurës së thatë apo të irrituar.

Personalitete të njohur nga bota e artit apo e muzikës si Madonna, Gwyneth Paltrow, Molly Sims e trajtojnë në mënyrë intensive fytyrën e tyre me oksigjen.
Fillimisht ishin skeptike ndaj këtij trajtimi, por pas trajtimit të parë, ato shprehen: “më shumë se 98 % e aparaturave të fytyrës nuk japin rezultat, por unë mbeta e befasuar nga rezultatet e Oksigjenit. Tërheq lëkurën e fytyrës, e forcon dhe e shtrëngon atë. Minimizon vijat e holla (rrudha të sapokrijuara) dhe stimulon prodhimin e Kolagjenit dhe Elastinës”.

CILAT LLOJE TË LËKURËS NDIHMON KY TRAJTIM?

Të gjitha llojet e lëkurës përfitojnë ndjeshëm nga ky trajtim: i jep ndriçim lëkurës së errët, ndihmon në problemet e lëkurës të moshave të reja, pastron dhe ndihmon në lëkurën e yndyrshme. Ky trajtim është i vlefshëm si për meshkuj ashtu dhe për femra.

CILËT PRODUKTE JU REKOMANDOJMË PËR NJË LËKURË TË SHËNDETSHME DHE ME NJË PËRMBAJTJE TË LARTË OKSIGJENI?

1. MYO MYOSO luan rolin e një forcuesi të muskujve të fytyrës si dhe të një zbutësi të lëkurës së saj njëkohësisht.

2. CYTOBI ka efekt riparues, rigjenerues, rigjallërues dhe ushqyes për indet e lëkurës së fytyrës.

3. SYMBIOSE ka efekt rigjallërues me përmbajtje të lartë ushqyese për lëkurën dhe ka efekt mbrojtës ndaj diellit njëkohësisht.

4. MITO SPECIAL është një locion në formën e serumit, i cili minimizon shenjat e plakjes së lëkurës. Parapregatit lëkurën dhe e stimulon atë për një aktivizim më mirë të oksigjenit. E rigjallëron lëkurën e plakur apo të lodhur, duke zbutur zonat e ashpra të lëkurës dhe duke zvogëluar gjatësinë dhe thellësinë e rrudhës.

5. GER OXY luan rolin e një kremi ushqyes dhe hidratues. Ndihmon për një mikro qarkullim të gjakut dhe për një furnizim më të mirë me oksigjen.

6. CELLS LIFE është një serum koncentrat shumë i vlefshëm për lëkurën e fytyrës. Ka përbërës tepër të lartë me ushqyes, me rigjallërues. Rekomandohet për një lëkurë të varfër në hidratim dhe minerale, por dhe për një lëkurë të yndyrshme. Ka efekte të menjëhershme në gjallërimin dhe ndriçimin e lëkurës. Përmban Acid Hialuronik, peptide etj.

7. SYNCHRO, siç e kemi përmendur disa herë, është kremi bazë, ndërlidhës, ndihmues dhe bashkues i të gjitha trajtimeve që ofron Linja Gernetic. Ka përbërje mjaft të pasur për gjallërimin dhe ushqimin në thellësi të lëkurës. Shërben gjithashtu për stabilizimin e PH të lëkurës.

CILËT PRODUKTE JU REKOMANDOJMË TË PËRDORNI NË SHTËPI?

Pasi ta pastroni fytyrën tuaj nga make up-i por dhe nga papastërtitë me qumështin GLYCO dhe locionin FIBRO, vendosni disa pika mbi fytyrë MITO SPECIAL (ky përbërës rekomandohet të përdoret dy herë në javë). Sigurohuni që të përthithet mirë nga lëkura, duke e masazhuar lehtë atë!

Më pas ju mund të vazhdoni me kremërat rigjenerues:
Në mbrëmje mund të aplikoni kremin SYNCHRO ose CYTOBI (të dyja duhen përdorur në sasi të vogla për përmbajtjen e lartë të ushqyesve që kanë. Përdorimi i tyre, sipas nevojës së lëkurës tuaj, rekomandohet nga estetistja).

Në mëngjes mund të aplikoni kremin më të rëndësishëm të ditës, SYMBIOSE dhe / ose serumin CELLS LIFE. (përdorimi i tyre, sipas nevojës së lëkurës tuaj, rekomandohet nga estetistja).

Ju do të vini re një tërheqje të lëkurës së fytyrës tuaj menjëherë mbas trajtimit. Gjithashtu, me një prekje tuajën, do të vëreni një lëkurë shumë të hidratuar. Ky shtrëngim apo tërheqje e lëkurës tregon se oksigjeni dhe produktet GERnétic, kanë mbërritur në qelizat e lëkurës tuaj, në thellësi dhe kanë filluar proçesin e ushqimit dhe rigjallërimit të lëkurës në çdo pore të saj.

Trajtimi i fytyrës me OKSIGJEN



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter