Informacione të mëtejshme rreth Aparatit të Detoksifikimit.

Disa nga Meridianët e Energjisë të trupit tonë vazhdojnë deri në fundin e tij, në pika të ndryshme të shputës së këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve.

1. Manipulimi me masazh i këtyre pikave quhet REFLEKSOLOGJI (Reflexology).
2. Vendosja e gjilpërave në disa nga këto Meridianë quhet AKUPUNKTURË (Acupuncture).
3. Shtypja apo presioni i ushtruar në disa pika të Meridianëve quhet AKU PRESION (Acc pressure).

Terapia e Detoksifikimit nëpërmjet JONEVE është “kushërira e parë” e këtyre terapive.

Ndryshimi midis tyre është se duke vendosur një aparat të ngjashëm me ngarkesë elektrike NEGATIVE (jonike) në ujë, këmbët e juaja do ta tërheqin lirshëm energjinë e krijuar nëpërmjet Meridianëve. Kjo ndodh sepse trupat tanë janë të Ngjashëm.

Pajisjet dixhitale nuk përshtaten me trupin e njeriut ndaj është e nevojshme të pajisemi me një rrip dore, e lidhur me aparatin, në mënyrë që t’ia kalojmë energjinë Meridianëve, pasi ata prodhojnë nje energji me cilësi të dobët.

Le të kthehemi pak tek funksioni teknologjik. Aparati i Detoksifikimit funksionon nëpërmjet veprimit të Meridianëve si linja energjie, duke lejuar energjinë e ngarkuar Negative të udhëtojë në të gjithë trupin; në organe dhe në inde.

Si kryhet Detoksifikimi nëpërmjet këtij aparati?

Mbetjet toksike janë të bashkangjitura me indet e trupit (përfshirë dhe organet) nga një ngarkese elektrike POZITIVE (jonike).
Energjia NEGATIVE, e cila tërhiqet nga trupi është pak më e fortë. Si rezultat ai i shkëput toksinat nga trupi, i cili i lejon ato të dalin jashtë tij nëpërmjet Qarkullimit Limfatik, i cili i shkarkon në traktin gastrointestinal. Kjo është mënyra sesi kryhet Detoksifikimi i trupit tonë nëpërmjet teknologjisë.

Vetëm rreth 10 % e toksinave arrijnë të dalin nga trupi ynë nëpërmjet 2000 poreve të shputës së këmbëve.
Kjo ndodh për shkak të Gravitetit, i cili i transferon ato poshtë, sa më pranë sipërfaqes.

Në trupin tonë nuk transmetohet 100% energjia e krijuar nga proçesi në ujë. Gjithmonë mbetet PAK Energji në ujin e aparatit.
Domethënë, ngjyra e ujit që krijohet nuk i dedikohet 100 % mbetjeve toksike të trupit, të dala prej tij, por energjia e mbetur do të tërheqë GJITHÇKA nga uji.
Kjo ndodh për shkak se toksinat edhe pasi dalin nga trupi ynë, janë ende të ngarkuara me energjinë pozitive. Prandaj ato ngjitin nëpër këmbët tona, aparat etj.

Në përgjithësi mbetjet toksike, të dala nga trupi shfaqet në sipërfaqen e ujit si një material me yndyrë, i cili merr ngjyra të ndryshme. Per shembull merr ngjyrë të gjelbër, si pasojë e daljes së tij nga Tëmthi.

Për moshën nga 10 – 65 vjeç, seancat aplikohen çdo ditë, deri 14 herë. Më pas bëhet një pushim prej 3 javësh dhe nëse është e nevojshme, seancat mund të përsëriten.

Pas moshës 65 vjeç, seancat aplikohen çdo 3 ditë, deri 14 herë. Më pas bëhet një pushim prej 2 javësh dhe nëse është e nevojshme, seancat mund të përsëriten.
Zakonisht, përmirësimi vërehet pas dy – tre seancave, duke ndjerë një lehtësim të jashtëzakonshëm tek këmbët dhe në tërë trupin.

PJESË E PËRSËRITUR DHE MË PARË

1. Përfitimet
Detoksifikimi jonik besohet se ndihmon në lehtësimin e simptomave të shumë sëmundjeve si: artriti, fibromialgia dhe acidosis dhe që pastron trupin nga metalet dhe ndotjet. Është e rëndësishme të theksohet se ndalohet përdorimi i kësaj pajisjeje tek gratë shtatzëna, personat e moshës së tretë të sëmurë, tek ata që kanë pësuar transplant të organeve si dhe ata persona që mbartin stimulues kardiakë.

2. Ngjyrat
Ngjyra e ujit gjatë dhe pas trajtimit jonik tregojnë se cilat lloje të substancave toksike janë çliruar apo nxjerrë nga trupi. Për shembull:

Uji me ngjyrë JESHILE TË ERRËT tregon një detoksifikim TË TËMTHIT;
Ai me ngjyrë TË VERDHË tregon detoksifikimin e VESHKAVE, KANALIT URINAR tek femrat dhe PROSTATIT tek meshkujt;
Kurse ai me ngjyrë PORTOKALLI detoksifikimin e KYÇEVE, ai me TË ZEZË detoksifikimin e MËLÇISË nga metalet e rënda. SHKUMA E BARDHË tregon detoksifikimin në SISTEMIN LIMFATIK.

Informacione të mëtejshme rreth Aparatit të Detoksifikimit



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter