Problemet e GJOKSIT të femrës. Trajtimi i tij si dhe i problemeve hormonale.
Efektet e jashtëzakonshme të trajtimit në BALANCIMIN HORMONAL si dhe shërimin e plotë të AKNEVE, si pasojë e çrregullimit të tij.

Shkaqet, kurimi dhe balancimi hormonal në trupin e saj nëpërmjet linjës së kujdesit për gjoksin, GERnétic.

Gjoksi i femrës është një organ, i cili ndodhet në kraharorin e saj. Struktura e gjoksit të femrës është e ndërlikuar. Është një organ i përbërë nga gjëndra (gjëndrat e qumështit, quajtur ndryshe mammary gland) , nga inde yndyrore dhe lidhëse lobe dhe lobule, gjëndra dhe nyje limfatike.

Secili prej tyre ka një numër seksionesh (lobule), që zgjerohen duke filluar nga qëndra e saj, thumbi. Çdo seksion përmban qese të vogla (alveolet). Seksionet (lobulet) janë të lidhur me një rrjet tubash të hollë (ato të qumështit). Hapësirat përreth lobuleve dhe kanaleve janë të mbushura me yndyrë, ligamente dhe inde lidhëse. Sasia e yndyrës në gjoksin tuaj përcakton dhe madhësinë e tyre. Struktura aktuale e prodhimit të qumështit është pothuajse e njëjtë tek të gjitha femrat. Indi i gjoksit të femrës është gjithashtu i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të ciklit dhe niveleve hormonale.

Gjoksi i femrës nuk përbëhet nga inde muskulare dhe pse ndodhen muskuj nën të, që e ndajnë atë nga brinjët.
Oksigjeni dhe elementët ushqimorë arrijnë deri në indet e gjoksit nëpërmjet arterieve, kapilarëve dhe enëve të holla të gjakut.

Sistemi limfatik është një rrjet gjëndrash dhe kanalesh limfatike. Ai ndihmon në luftën kundër infeksioneve. Gjëndrat limfatike gjenden nën sqetull, mbi klavikul, prapa gjoksit dhe në pjesë të tjera të trupit.

TRAJTIMI I GJOKSIT

Qëllimi kryesor i këtij trajtimi është përmirësimi i cilësisë së indeve të gjoksit dhe tonifikimi i tyre. Duke patur parasysh ndërtimin e organizmit të femrës, sistemin hormonal të gjoksit, të vezoreve dhe mitrës së saj, ky trajtim tepër efikas, jep mundësinë e rregullimit apo balancimit të sistemit hormonal të trupit të femrës në tërësi. Theksojmë këtu që balanca e sistemit hormonal të gjoksit të femrës ndihmon dhe në balancën e sistemeve të tjera të trupit të saj.

Struktura e gjoksit të një femre përbëhet nga: 1. Lëkura, e cila është 20 % përgjegjëse për mirëmbajtjen e gjoksit. 2. Muskujt e poshtëm, të cilët janë përgjegjës 25 % për mirëmbajtjen e tij dhe 3. Gjëndrat dhe indet prej 55 %.

Problemet estetike të gjirit dhe shkaqet e tyre

Ekzistojnë 3 lloje problemesh të gjirit:

I. Një gjoks i lëshuar (Saggy breast) – Është një proçes i natyrshëm dhe i pashmangshëm. Ndodh tek të gjitha gratë me kalimin e viteve, por kjo rënie ndodh dhe për arsye të tjera.

Gjoksi fillon të lëshohet, sepse ai nuk përmban muskuj, por vetëm ligamente dhe inde lidhëse. Si pasojë e forcës së gravitetit, këto ligamente lëshohen, duke shkaktuar dhe rënien e gjoksit.

Shkaqe që ndikojnë gjithashtu në rënien e tij janë anemia dhe dietat e varfra të vazhdueshme, të cilat me humbjen e peshës, humbin apo zhdukin dhe yndyrën, pjesë kjo përbërëse e gjoksit. Megjithatë kjo varet nga elasticiteti i lëkurës, ligamenteve të saj, genet e trashëguara si dhe proçesi normal i plakjes.
Përveç trajtimeve, këshillohet një aktivitet i lehtë sportiv për mirëmbajtjen dhe minimizimin e rënies së tyre.

2. Një gjoks i madh (Hypertrophy) – Konsiderohet një zgjerim ose rritje e jashtëzakonshme, si pasojë e rritjes në madhësi e qelizave përbërëse të tij. Rritja e indeve të gjirit mund të shkaktohet nga rritja e ndjeshmërisë ndaj hormoneve si estrogjeni apo progesteroni, ose një nivel jo i rregullt hormonal në gjak dhe në gjoks njëkohësisht. Një arsye tjetër është pasi një femër kalon moshën 19 vjec, rriten gjëndrat e qumështit (mammary glands), të cilat inflamojnë qelizat përreth dhe prodhojnë yndyrë të tepërt.

3. Nje gjoks i vogël (Atrophy) –Në rastin e një gjoksi të vogël apo të pazhvilluar siç duhet, shkaku kryesor është ndalimi i hershëm i prodhimit hormonal, i cili ndodh për disa arsye si: 1. Trashëgimia, 3. Sëmundje. 2. Traumë e rëndë psikologjike, përjetuar në moshë të vogël, si pasojë e një vdekjeje apo ndarjeje etj. Kjo ndalesë mund të ndodhë në moshat nga 9 deri 19 vjec.

Sistemi hormonal midis vezoreve dhe gjëndrave të qumështit pësojnë çrregullime dhe nuk funksionojnë më siç duhet.

Cilët produkte ju rekomandojmë për trajtimin e gjoksit tuaj, për çrregullimet hormonale që shkaktojnë dhe aknet apo celulitin?

1. Së pari duam të theksojmë që lëkura e fytyrës dhe e trupit është treguesja më e mirë e mosfunksionimit të rregullt të organeve të trupit.
Shfaqja e akneve në fytyrën tonë (kryesisht çrregullime hormonale) apo e njollave të errëta (të shkaktuara dhe nga çrregullime hormonale apo funksionim jo i mirë i mëlçisë) janë treguesit kryesorë të problemeve të sistemit tonë hormonal, por dhe të sistemeve të tjera në përgjithësi.

2. Produktet GERnétic, në bazë të formulës së tyre përbërëse (kurimin dhe shërimin në nivel qelizor të organeve), depërtojnë nëpërmjet lëkurës dhe qarkullimit të gjakut drejpërdrejt në organet e trupit, të cilët janë shkaktarët e problemeve që hasim në trupin tonë. (lëkurë – gjak – organe).

Albert Laporte, Presidenti i kompanisë franceze GERnétic International, njihet si studiues i thellë dhe me shumë eksperiencë në studimin qelizor të organizmit të njeriut. Formulat e produkteve të krijuara (cellular nutrition) nga ai, janë shumë të veçanta, pasi ato mbështeten në ushqimin qelizor të organeve të njeriut, duke i ushqyer apo riparuar qelizat e tyre, duke riparuar kështu çrregullimet që vijnë si pasojë e mosfunksionimit të tyre.

Doktori biolog, Albert Laporté, për më shumë se 20 vjet, studioi qelizat e organeve të njeriut, sidomos atë të mëlçisë si një organ shumë i rëndësishëm, mangësitë dhe kurën e nevojshme për ushqimin dhe rehabilitimin e tyre.

Trajtimi i gjoksit me produktet GERnétic

Siç e theksuam dhe më lart, celuliti shkaktohet kryesisht nga çrregullime hormonale në trupin e njeriut. Përveç produkteve GERnétic të kujdesit për trupin që luftojnë celulitin, një zgjidhje perfekte në zhdukjen e tij, është trajtimi i gjoksit, i cili harmonizon tërë sistemin hormonal në trupin e një femre.

I. SEINO – Ky locion përdoret për kujdesin e përgjithshëm te gjoksit. Duke hapur poret e lëkurës, ai ndihmon depërtimin e produkteve për gjoksin. SEINO mund të përdoret si një trajtim parandalues për të ruajtur bukurinë e gjoksit tuaj. Ai ndihmon dhe në trajtimin e akneve në moshat e reja. Stimulon lëkurën e gjoksit, stimulon metabolizmin, stimulon kolagjenin dhe sintezën e elastinës.

Rekomandohet përdorimi i tij, në mënyrë të veçantë për vajzat e reja, duke filluar pas ardhjes së parë të menstruacioneve deri në moshën 19 vjec, çdo ditë.

Përbërja:
Ekstraktet e bimëve: hops (antiseptik, tonifikues dhe qetësues), magjistare e kaltër (tonifikuese), xhinseng (stimulues, tonifikues) nxit rigjenerimin e indeve të epidermës, acide yndyrore (ekstrakte biologjike, që përmbajnë aminoacide, vitamina).

Locioni SEINO përdoret një herë apo dy herë në ditë (në varësi të lëkurës). Masazhohet lehtë në gjoks deri në përthithje të plotë të tij. Nuk duhet harruar të aplikohet dhe në kurriz.

II. ENDO SPECIAL – Ky serum ushqen indet e gjoksit dhe e furnizon atë me ushqyesit e tij thelbësore dhe të nevojshëm, duke ribalancuar shkaqet në rastet e gjoksit të rënë (ptosis), të gjoksit të madh (hypertrophy) dhe atij të vogël (atrophy).

ENDO SPECIAL stimulon metabolizmin, sintezën e Kolagjenit dhe të Elastinës. Serumi tepër ushqyes, ENDO SPECIAL ushqen drejtpërdrejt vezoret dhe qelizat e saj.

Përbërja:
Bimët: equisetum arvense, Trigonella foenum-graecum që kanë përmbajtje të lartë me silicë organike.
Një ekstrakt biologjik, me përmbajtje të lartë vitaminash dhe aminoacidesh.
Ekstrakt kundër radikaleve të lira me liposome, vitaminë E (specifike për radikalet e lipideve dhe hidro peroksideve). Ky kompleks ushqyesish është efikas kundër plakjes së lëkurës, si një faktor rritës dhe antioksidant.

Serumi ENDO SPECIAL përdoret gjerësisht në trajtimet e gjoksit si: gjoks i rënë, gjoks i madh dhe ai i vogël. Ai përdoret gjithashtu si tonifikues, zmadhues apo zvogëlues i gjoksit. Pas përdorimit të tij, produkti pasues është kremi MACRO 2000.

ENDO SPECIAL përdoret në mëngjes:
1. Për një gjoks të rënë vetëm një herë në javë. 2. Për një gjoks të madh dy herë në javë.
3. Për një gjoks të vogël tre herë në javë.

III. MACRO 2000 – është një krem balancues i gjoksit. MACRO 2000 përdoret në të tëra problemet e gjoksit si: rënie si pasojë e mangësive të vlerave ushqimore, mungesë kripërash minerale, gjoks i madh apo ai i vogël.

MACRO 2000 furnizon gjoksin nëpërmjet penetrimit në lëkurën e tij, nxit rritjen e metabolizmit nëpërmjet aminoacideve, vitaminave dhe elementeve të tjera thelbësore stimulon frymëmarrjen mitokondriale, rrit frymëmarrjen qelizore, stimulon biosintezën e kolagjenit dhe fibronektinës, stimulon ristrukturimin e fibrave elastike, rrit tonifikimin dhe qëndrueshmërinë, nxit balancimin e sistemit fiziologjik.

Përbërja: Macro 2000 si të gjitha produktet GERnétic, është plotësisht NATYRORE.
Bimët ekstrakte: mirrë, urtë, rodhe, trumzë.
Ekstrakte Deti: chlorella, Spirulina
Kompleksi i 8 aminoacideve themelore
MACRO 2000 përdoret në mëngjes ose në darkë në sasi të vogla, duke e aplikuar në gjoks dhe në thumbin e tij.
MACRO 2000 nuk duhet përdorur deri në dy vjet, në rastet e një gjoksi, ku është aplikuar silikoni. Gjithashtu Macro 2000 nuk duhet përdorur në rastet e të sëmurëve me kancer apo në rastet e të ushqyerit me qumësht gjiri.

Ju sugjerojmë të merrni informacion më të hollësishëm për trajtimet që diskutuam si dhe në rastet për një zmadhim apo zvogëlim gjoksi, pasi trajtimet kryhen gjithmonë pas marrjes së plotë të informacionit nga ana e stafit tonë.
Ky informacion i detajuar ka të bëjë me plotësimin e Pyetësorit, që përmban pyetje të ndryshme rreth historikut të shëndetit tuaj dhe problemeve apo sëmundjeve që mund të keni patur më parë.

Linja e kujdesit për gjoksin e kompanisë GERnétic International, i jep zgjidhje efikase çrregullimeve tuaja hormonale, të cilat shkaktojnë dhe çrregullime të menstruacioneve, Aplikimi i tyre në mënyrë korrekte, i balancon ato duke riparuar mangësitë apo problemet qelizore të gjoksit dhe të vezoreve. Falë formulës së tyre me vlera të larta ushqyese qelizore, ata riaktivizojnë punën e vezoreve, duke rikthyer normalitetin e munguar të funksionimit të tyre.
Kontraceptivët në ndryshim me ta, e kthejnë vezoren në një organ pasiv, duke e lënë atë në gjëndjen fillestare, duke mos e ndihmuar atë të riaktivizohet.
Këshilla e fundit për sot…. Nëse ju arrini të balanconi trupin tuaj, ju do arrini të hani në mënyrë të shëndetshme!
Stresi i ditëve të sotme sjell çrregullim të sistemit tonë hormonal, çrregullim i cili, shkakton një humbje ekuilibri të mënyrës të të ngrënit dhe për pasojë ju fitoni kile të tepërta, duke i shkaktuar trupit tuaj probleme dhe sëmundje të ndryshme.
Problemet e GJOKSIT të femrës



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter