Trajtimi i fytyrës me Ultratinguj dhe Frekuencë të lartë (aparati multifunksional Luxury)

1. Përfitimet nga trajtimi i fytyrës në një qendër estetike apo spa.

Trajtimi i fytyrës ju ofron një ndryshim rrënjësor të lëkurës tuaj, e cila do duket më e shëndetshme, më e ushqyer dhe sidomos më e ndriçuar. Elementë të dëmshëm si dielli, duhani apo dhe një mënyrë të ushqyeri jo e shëndetshme ndikojnë në mënyrë të dukshme në lëkurën tuaj.
Estetistja fillimisht analizon lëkurën tuaj dhe jep rekomandimet e nevojshme për përmirësimin, largimin e problemit tuaj duke ndjekur metodat e duhura për të.

Një trajtim fytyre fillimisht ju ofron një pastrim më të thellë se pastrimi i kryer nga ju në kushte shtëpie. Trajtimi i fytyrës përfshin pastrimin me kokrriza apo me aparatin eksoliues me Ultratinguj (pjesë e pajisjes Ultrasound, quajtur ndryshe Luxury në Joyel spa), të cilat ndihmojnë në zhbllokimin e poreve dhe pastrimin e tyre në thellësi, procedurë kjo, e cila ndikon direkt dhe në pastrimin e akneve.

Terapistja e kryen proçesin e pastrimit me ndihmën e avullit (në përgjithësi dhe në raste problematike), me peshqirë të ngrohtë të sterilizuar apo me eksfoliues të tjerë.

Një estetiste me përvojë di të zgjedhë përbërësit apo produktet e nevojshëm për të trajtuar llojin e lëkurës tuaj. Ajo nëpërmjet analizës së duhur, saktëson jo vetëm llojin e lëkurës tuaj, por dhe rekomandon dhe zgjidhjen e nevojave të saj.

Trajtimi i fytyrës rrit qarkullimin e gjakut dhe nxit lëkurën. Ai gjithashtu ndihmon në ngadalësimin e plakjes së parakohshme.

Trajtimet e fytyrës kanë efekt të madh parandalues ndaj shfaqjes së rrudhave.
Trajtimi i fytyrës dhe hidratimi i vazhdueshëm i saj do t’ju ndihmojë të ruani gjithmonë lëkurën tuaj të lagësht dhe të freskët.

Një trajtim i saktë fytyre ju ndihmon dhe të kuptoni produktet e duhura për lëkurën tuaj. Shumica e njerëzve përdorin produkte të gabuara për llojin e lëkurës së tyre dhe kjo e kthen lëkurën normale në një lëkurë të ndjeshme. Një estetiste me përvojën e duhur arrin të punojë në mënyrë individuale me çdo lloj lëkure. Ajo di ta përcaktojë llojin nga madhësia e poreve, tonifikimi dhe cilësia e saj.
Lloji i lëkurës përcaktohet dhe nga sasia e prodhimit të Sebumit (sekrecionit yndyror të lëkurës).

2. Ç’është trajtimi me Ultratinguj (Trajtimi Luxury në Joyel spa) ?. Perfitimet prej tij.

Kjo teknologji e lartë për trajtimin e fytyrës mundësohet nëpërmjet një aparati të specializuar me Ultratinguj, që lëshon valë frekuencash të larta. Trajtimi i fytyrës me Ultratinguj rekomandohet për një shumëllojshmëri të llojeve të lëkurës dhe arrin të përmirësojë dukshëm cilësinë e saj.

Aparati me Ultratinguj fillon proçesin e saj të pastrimit të qelizave të vdekura të lëkurës, pastron në thellësi poret nga papastërtitë, nga pikat e zeza dhe nga yndyra e tepërt, duke mos shkaktuar asnjë irritim të lëkurës. Pastruesi i këtij aparati asgjëson bakteret dhe i ngushton poret.
Cili është rezultati? Një lëkurë e shëndetshme, me pore të zvogëluara në mënyrë të dukshme!

Aparati me Ultratinguj (Luxury) nxit butësisht lëkurën në prodhimin e Kolagjenit dhe Elastinës. Pas disa trajtimeve të kryera, përmirësohen dukshëm linjat e fytyrës tuaj, rrudhat janë më të holla dhe lëkura është më e ndriçuar.
Ky aparat nxit qarkullimin e gjakut dhe atij Limfatik, nëpërmjet kombinimit të ultratingujve dhe terapisë elektrike. Ushqen lëkurën dhe i jep asaj një gjallërim të plotë.

Aparati me Ultratinguj ndihmon produktet e kujdesit për lëkurën të kryejnë proçesin e tyre, duke depërtuar thellë në lëkurë.
Ky aparat është shumë i dobishëm veçanërisht në përdorimin e serumeve, kremërave dhe maskave kundër plakjes.

Aparati me Ultratinguj nuk ka asnjë efekt anësor në shumicën e njerëzve: valët e ultratingujve nuk përbëjnë asnjë rrezik apo dëm për shëndetin tuaj.
Megjithatë, nuk është i rekomandueshëm nëse ju keni një çrregullim autoimun, një sëmundje të diagnostikuar të zemrës, të kancerit ose të epilepsisë.

3. Ç’është trajtimi me Frekuencë të lartë (pjesë e aparatit Luxury) ? Perfitimet prej tij.

Shumë estetiste përdorin fuqinë e frekuencave të larta për të riaftësuar lëkurën në ripërtëritjen e saj. Ky proçes është i sigurt, i butë dhe mundëson furnizimin e lëkurës me Oksigjen, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon e rritjen e kolagjenit dhe prodhimin e elastinës, ndihmon në eliminimin e toksinave dhe baktereve që shkaktojnë puçrat / aknet, nxit kullimin limfatik dhe përmirëson përthithjen e produkteve të kujdesit për lëkurën.

Për shkak të normës së saj të shpejtë të lëkundjeve, frekuenca e lartë nuk shkakton kontraktime të muskujve, por punon në tonifikimin e lëkurës.

Kur kryhet trajtimi kundër plakjes me frekuencë të lartë (pjesë e pajisjes Luxury), rezultatet mund të ndryshojnë sipas llojit të lëkurës. Mund të jenë graduale dhe mos të ndodhë ndryshim i dukshëm brenda natës dhe pse ky trajtim ka patur efekte te menjëhershme dhe afatgjata, vetëm pas kryerjes së disa trajtimeve të përjavshme ndaj akneve.

I. Aknet:

Ndonjëherë trupi ynë mund të bëhet imun ndaj produkteve apo barnave të ndryshëm për kurimin e akneve nëse përdoren për një periudhë të zgjatur kohe. Përdorimi i Frekuencës së lartë i shoqëruar me locionin e duhur kundër akneve, e trajton më së miri dhe e mban larg fytyrën tuaj nga produktet pa fund të shtrenjta si dhe trajtimet e tjera që dështojnë njëri pas tjetrit. Ky trajtim pastron lëkurën tuaj dhe i asgjëson plotësisht bakteret, shkaktaret e akneve.

II. Poret e zmadhuara:

Duke e përdorur rregullisht, Frekuenca e lartë është shumë efektive në zvogëlimin e poreve të zmadhuara, zbutjen e lëkurës dhe kontrollin e prodhimit të tepërt të sebumit. Një spray me molekula Oksigjeni, i cili shoqëron trajtimin, zvogëlon poret, duke penetruar thellë në rrënjët e zonës së prekur dhe e pastron atë nga mbeturinat e padëshiruara dhe toksinat, duke lejuar poren të rifitojë në mënyrë të shpejtë sërish madhësinë e saj të natyrshme.

III. Rrudhat e sapokrijuara, rrudhat e thella dhe lëkura e plakur:

Lëkundjet e shkaktuara nga Frekuenca e lartë rrit qarkullimin e gjakut, i cili ushqen sipërfaqen e lëkurës dhe rinovon qelizat themelore. Frekuenca e lartë gjithashtu prodhon një formë të pasuruar të oksigjenit, i cili mundëson një lëkurë të tonifikuar, të re dhe plot shkëlqim.
Zvogëlon rrudhat e dukshme dhe parandalon në krijimin e atyre të reja.

IV. Rrathët e errët poshtë syve:

Është vërtetuar se shkaqet e rrathëve të rëndë dhe të errët poshtë syve janë kapilarët e thyer apo të ndarë me mungesë Hemoglobine, të cilët krijojnë një depozitë me pigment të kuq në blu poshtë tyre.
Frekuenca e lartë nxit qarkullimin në këto zona dhe ndihmon në depërtimin më në thellësi të produkteve specifike. Aplikimi i frekuencës së lartë është shumë efektiv në zbehjen e ngjyrës së errët poshtë syve, duke i dhënë kësaj zone të lëkurës tjetër ngjyrë, atë normale të saj.

V. Floku i hollë / i dobët:

Nëpërmjet lëkundjeve të shpejta të Frekuencës së lartë, mundësohet përmirësimi i të ushqyerit të flokut, pastrimi i skalpit dhe qarkullimi lokal i gjakut, nxitja e aktivitetit lokal të gjëndrave, i furnizimit me ngrohje në zonën e cila është pasive në sistemin nervor dhe përmirëson ndjeshëm pranueshmërinë e lëkurës së kokës ndaj trajtimeve për rritjen e flokëve.

Prej shumë vitesh, parrukierët me shumë përvojë përdorin teknologjinë e Frekuencës së lartë për të rigjallëruar kushtet e lëkurës së kokës, e cila ndihmon në nxitjen e rritjes së flokëve të shëndetshëm.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter