Trajtimi i trupit me ÇOKOLLATË

Përse çokollata e errët është e shëndetshme?

Çokollata prodhohet nga bima që kategorizohet tek zarzavatet / frutat e errëta, të cilat kanë efekte pozitive në shëndetin e njeriut. Ato kanë dhe efekte rigjallëruese (kundër moshës).

Këto përfitime, quajtur ndryshe flavonoide, veprojnë si antioksidantë, të cilët mbrojnë trupin tonë nga plakja, nga radikalet e lira, që shkaktojnë dëme si sëmundjet e zemrës.

Çokollata përmban një numër të madh antioksidantësh (rreth 8 herë më i madh se tek luleshtrydhet). Flavonoidet ju ndihmojnë të ekuilibroni presionin e gjakut, nëpërmjet prodhimit të Oksidit Nitrik si dhe të ekuilibroni disa nga hormonet e juaja.
Çokollata luan një rol jo të vogël në shëndetin e trupit të njeriut. Falë stimuluesve të butë energjikë që përmban, ajo përmirëson gjithashtu dhe shëndetin mendor apo mirëqënien e tij.
Çokollata përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e zemrës. Ajo çliron Endorfinën dhe ky element ju bën të ndiheni mirë.

Çokollata ka gjetur një përdorim të jashtëzakonshëm pothuajse në të gjitha qëndrat estetike në Europë dhe në Amerikë, në trajtimin e fytyrës (si një ushqyese dhe rigjallëruese shumë e mirë në trajtimet kundër moshës dhe ato për një lëkurë të thatë) dhe të trupit.

Çokollata ndikon me disa mënyra në lëkurën e trupit tonë. Ajo e hidraton dhe rigjallëron qelizat e saj. Përmban Kafeinë, e cila ndikon në tonifikimin e lëkurës dhe antioksidantë, të cilët e mbrojnë lëkurën nga dëmtimet, që shkaktojnë rrudhat apo plakjen e saj.

Çokollata rekomandohet të përdoret, pasi ajo shërben dhe si një detoksifikuese e brëndshme dhe e jashtme.

Trajtimi i trupit me Çokollatë aplikohet njësoj si trajtimet e tjera të tij.

Jane të shumta përfitimet nga trajtimi i trupit me Çokollatë:

1. Pas përfundimit të trajtimit, ju do ndiheni ndryshe në një trup me forma më të lakuara.
2. Lëkura e trupit është e hidratuar, si pasojë e përthithjes prej saj të lipideve të çokollatës.
3. Polifenolet kanë ndikuar në rigjallërimin e lëkurës tuaj, pasi ato kanë efekte rigjallëruese dhe vonuese ndaj proçesit të plakjes.
4. Lëkura ka marrë tashmë një shkëlqim të butë, si pasojë e hidratimit të mirë nga çokollata.
5. Aroma e këndshme e çokollatës çliron Endorfinën, e cila ju bën të ndiheni shumë mirë.
6. Lëkura juaj është e pastruar nga qelizat e vdekura të saj.
7. Poret e saj janë të detoksifikuara.

Megjithatë, dhe pse Çokollata ka shumë efekte pozitive në shëndetin tonë, jo të gjithë mund ta kryejnë këtë trajtim.
Nuk rekomandohet të kryhet pa u vizituar më parë, nëse keni probleme me zemrën, tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin.

Trajtimi i trupit me ÇOKOLLATË



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter