Trajtimi i trupit me ÇAJ JESHIL. Efektet e tij në shëndetin tonë.

Përfitimet nga çaji jeshil janë thelbësore për kuzhinën dhe shëndetin e trupit tuaj!

Çaji jeshil furnizon, rigjallëron trupin tuaj, e ushqen atë me një qetësi të brëndshme. Ai përbëhet nga shumë antioksidantë efektivë, të cilët janë të dobishëm për shëndetin e trupit në mënyra të ndryshme. Shumica e tyre përfshin përmirësimin e mekanizmit tonë mbrojtës kundër sëmundjeve.
Gjithashtu ata ndikojnë dhe në humbjen e yndyrnave apo peshës së tepërt.

Efektet e këtij çaji çudibërës u zbuluan pothuajse 5000 vjet më parë në Kinë, me zbulimin e një luleje të quajtur Camellia Sinensis. Më vonë, arritën të njohin efektet e gjetheve të saj dhe kështu filloi kultivimi dhe prodhimi i këtij çaji. Popujt aziatikë filluan ta kultivojnë dhe të provonin efektet e tij, shumë kohë para popujve të tjerë. Kërkimet e vazhdueshme ndër vite, vërtetuan se popujt aziatikë, ishin më pak të rrezikuar apo të prekur nga sëmundjet, në sajë të jetesës së tyre të shëndetshme, e cila përfshinte dhe konsumimin e çajit jeshil.

Çaji jeshil përmban Fluor, i cili ndihmon në parandalimin e prishjes së dhëmbëve dhe forcon smaltin e tyre. Është provuar se konsumimi i një gote të madhe çaji jeshil gjatë ditës, ndihmon në zvogëlimin e zhvillimit të mëtejshëm të gurëzave apo pllakëzave, ndihmon në luftën kundër mikrobeve apo kundër infeksioneve të gojës.
Çaji jeshil konsiderohet si një mbrojtës shumë i mirë kundër virozave, infeksioneve apo mikrobeve të gojës.

Përfitimi më i madh nga çaji jeshil për shëndetin tonë, është mbështetja e mekanizmit mbrojtës të imunitetit.
Gjethet e çajit jeshil kanë përmbajtje shumë të lartë me Polyphenole, të cilat janë burime natyrore antioksidantësh të fuqishëm.

Antioksidantët janë përbërës, që na mbrojnë nga lëndët toksike. Këto lëndë, arrijnë të dëmtojnë qelizat e trupit tonë, duke e bërë atë më të prekshëm ndaj sëmundjeve kardiovaskulare apo kancerit.
Antioksidantët veprojnë duke ndaluar radikalet e lira të rrezikshme dhe mirëmbajnë shëndetin e përgjithshëm të trupit. Antioksidantët që ndodhen në çajin jeshil janë 100 herë më të fortë se Acidi Askorbik dhe 25 herë më të fortë se vitamina E në mbrojtjen natyrale të shëndetit.

Energjia e çajit jeshil ndalon përparimin e qelizave kanceroze, duke zvogëluar rritjen e sistemit të qarkullimit të tyre. Çaji jeshil i lufton nga brënda qelizat jonormale, duke i çuar ato në vetëshkatërrim.

Çaji jeshil pengon dhe prodhimin e enzimave të rrezikshme, të cilat ndikojnë në rritjen e llojeve të ndryshme të kancerit si ai në tru, mushkëri, stomak, pankreas, prostatë, vezore apo gjoks tek femrat.
Kanceri mund të shmanget apo të trajtohet duke konsumuar çaj jeshil në sasi të rregullt.

Çaji jeshil përmban një substancë të veçantë, e quajtur Theaninë, e njohur për ndikimet në trurin e njeriut, duke nxitur valet Alpha si dhe duke nxitur një qetësi të përgjithshme në trupin e njeriut. Studimet e kryera në Japoni për 11 vjet rresht tek 40.530 persona, kanë vërtetuar se ata që konsumojnë 5 apo më shumë gota me caj jeshil në ditë, me siguri mund të jetojnë 16 % me gjatë sesa të tjeret.
Konsumatorët e rregullt të çajit jeshil kanë 26 % më shumë mundësi të mos preken nga sëmundjet kardivaskulare, sepse ata i përfitojnë çdo ditë avantazhet prej tij.

Çaji jeshil është një kurues shumë i mirë për tensionin e lartë. Duhet treguar kujdes në konsumimin e tij gjatë ditës, sipas dozave të përmendura më lart.

Nëpërmjet konsumimit të tij, trupi i njeriut arrin të humbasë dhe peshën apo yndyrnat e tepërta, falë cilësive të tij si një përmirësues i metabolizmit, duke e rritur përqindjen e punës së tij.

Çaji jeshil përshpejton tërë proçesin e dobësimit dhe është një shoqërues shumë i mirë dhe për programin tuaj të fitnesit.

Trajtimet e trupit me mbështjellje (Body wrap).

Trajtimi i trupit me çaj jeshil shkakton efekte të jashtëzakonshme në trupin apo lëkurën e njeriut, si pasojë avantazheve të përmëndura më lart. Një tjetër avantazh është dhe tonifikimi apo ushqimi i lëkurës së njeriut në sipërfaqen e tij. Përveç rolit si dobësues (rrit ndjeshëm metabolizmin), çaji jeshil është dhe një tonifikues shumë i lakmueshëm sot në botë.

Trajtimet e trupit janë të ndryshme në varësi të efekteve të tyre. Trupi mbështillet për një periudhë të shkurtër kohe, deri në 40 min. Pasi ai është plotësisht i lyer me maskat e ndryshme (alga, çaj jeshil etj), nën kujdesin maksimal të terapistes, efekti i këtyre maskave / trajtimeve do të shkaktojë djersitje, tonifikim, çlodhje të trupit apo lehtësim nga inflamacionet apo dhimbjet e nyjeve/ kockave të tij.
Proçesi i djersitjes përveç shkrirjes së yndyrnave, arrin të nxjerrë dhe mbeturinat toksike që ndodhen në trupin e njeriut.

Disa nga trajtimet e trupit në Joyel spa:

1. Trajtimi me ÇAJ JESHIL – kjo terapi nxit dhe ndihmon lëkurën të largojë substancat toksike, ndihmon në eliminimin e yndyrnave dhe celulitit si dhe ndihmon në ruajtjen e shkëmbimeve ndërqelizore.
Ka efekte dobësuese dhe tonifikuese njëkohësisht.

2. Trajtimi me ALGA DETI – alga e detit nxit qarkullimin e brëndshëm të lëkurës, redukton ndjeshëm praninë e celulitit si dhe ndalon krijimin e një celuliti të ri. Trajtimi me Alga deti ndihmon në largimin nga trupi të substancave toksike si dhe nxit ndjeshëm metabolizmin.

3. Trajtimi me PORTOKALL / VITAMINË C – Vitamina C në trupin e njeriut ndihmon dhe stimulon në rigjallërimin e tij. Ky trajtim freskues ka një aromë të mrekullueshme dhe e ushqen lëkurën e trupit me vitaminën C, e cila siguron një mbrojtje efektive kundër radikaleve të lira dhe nxit prodhimin e Kolagjenit.

4. Trajtimi me XENXEFIL (GINGER) – Ky trajtim është i veçantë, në sajë të efekteve të tij. Është një detoksifikues i fuqishëm, përmirëson qarkullimin limfatik dhe venoz, ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta në trupin e njeriut. Rekomandohet sidomos për problemet e reumatizmës, artritit si dhe të kockave.

5. Trajtimi me ÇOKOLLATË – ajo adhurohet nga të gjithë! Përveç efekteve pozitive në shëndetin e trupit të njeriut, çokollata është dhe një ushqyes dhe zbutës shumë i mirë për lëkurën. Falë stimuluesve të butë energjikë që ajo përmban, ajo përmirëson gjithashtu dhe shëndetin mendor apo mirëqënien e tij. Kjo terapi nxit çlirimin e endorfinës, e cila ndikon në largimin e celulitit në proçesin e dobësimit dhe atë të tonifikimit të lëkurës.

6. Trajtimi me VERË TË KUQE – Ky ritual ndihmon në luftën kundër radikaleve të lira (përmban antioksidantë), rigjeneron, rigjallëron, hidraton dhe i jep energjinë e munguar mendjes dhe trupit tonë.

7. Trajtimi me KAFE – Kafeja përdoret gjerësisht në qëndrat e relaksit kudo dhe si e tillë, ka gjetur përdorim masiv dhe në Joyel spa. Janë të mirënjohura efektet e Kafesë në trupin dhe lëkurën e njeriut.
Trajtimi me Kafe shërben si dobësues dhe si mbrojtës shumë i mirë i lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Ka dhe efekt qetësues në përgjithësi për lëkurën.

Trajtimi i trupit me ÇAJ JESHIL



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter