Trajtimi i trupit me KAFE JESHILE

Kafeja zakonisht krijon lidhje me zgjimin e mëngjesit, por ajo ka ndikim shumë të mirë dhe në lëkurën tuaj.

Fillimisht, Kafeina e kafes ka një sërë efektesh pozitive ndaj lëkurës, duke filluar nga trajtimi i skuqjes së saj, i inflamacionit, i zvogëlimit të shenjave të rrathëve përreth syve dhe deri në largimin e celulitit nga trupi.

Kafeja Jeshile është një detoksifikuese, dobësuese dhe tonifikuese shumë e mirë për trupin e njeriut. Ajo përmban enzima natyrale, të cilat ndihmojnë në eliminimin e yndyrës dhe toksinave.

Është provuar që Kafeja Jeshile është fito- ekstrakti më efikas dhe me rezultate të dukshme në largimin e celulitit. Me një përqindje të lartë, ekstrakti i Kafesë Jeshile largon toksinat dhe përshpejton proçesin e eliminimit të tyre nga trupi, e ndihmon atë të largojë dhe pjeset e fryra të celutitit.

Ajo ka një efekt diuretik. Aktivizon hidrolizën e yndyrës, zbut ndjeshëm pjesët e trupit me celulit.

Trajtimi i trupit me kafe jeshile ju ndihmon të rivendosni dhe të mirëmbani lëkurën tuaj të ushqyer plot jetë. Nëpërmjet përbërësve të pastër natyralë të saj, ky trajtim e tonifikon, e zbut dhe e redukton ndjeshëm celulitin në trupin tuaj.

Trajtimi i trupit me KAFE JESHILE



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter