Trajtimi i trupit me XENXEFIL (GINGER)

Bima e Xenxefilit apo e Xhinxher-it ka një histori tepër të gjatë kultivimi. Mendohet se ajo fillimisht është zbuluar dhe kultivuar në Kinë, më pas në Indi, Azinë Juglindore, Afrikën Perëndimore dhe në Karaibe.

Xenxefili / Xhinxher-i kryesisht përdoret si një erëz në gatimin kinez, atë Jug-Lindor dhe përgjithësisht në kuzhinën aziatike.
Xenxefili / Xhinxher-i ka aromë të këndshme dhe shije djegëse. Ai nxit qarkullimin e energjisë së trupit dhe rrit nivelin e metabolizmit.

Në botën mjekësore kineze dhe aziatike, një përbërës i rëndësishëm i tij është përdorur për përdorim të brëndshëm dhe të jashtëm për shekuj me rradhë. Xenxefili është i njohur më së shumti për dobishmërinë e tij si një tretës shumë i mirë i ushqimit. Ai ndihmon në lehtësimin e diarresë, dhimbjeve të barkut, të stomakut, në largimin e të vjellave, kthimin e oreksit, dhimbjen e kokës, të dhëmballës, të mostretjes së mirë.
Xenxefili përdoret si një shërues i gripit dhe si një parandalues shumë i mirë i sëmundjeve virusale, pasi ai rrit energjinë jetësore, ekuilibron energjinë e brëndshme, të cilën e kemi përmendur në temën mbi Akupresionin, “Chi”.
Xenxefili është një kurues shumë i dobishëm në rastet e: artritit, etheve, kolitit, bronkitit, osteoartritit, artritit reumatoid, uljen e kolesterolit, uljen e presionit të gjakut. Ai ndihmon në ruajtjen e trashësisë normale të gjakut.

Xenxefili mund të konsumohet i freskët, i gatuar apo në formën e çajit, i cili mund të pihet deri në dy gota gjatë ditës (hidhen copëza të vogla në ujë të zier dhe lihen për 5-10 minuta ose ziejnë bashkë me të).

Në fushën e trajtimeve të trupit, Xenxefili ka gjetur një përdorim të gjerë dhe tepër efikas për rritjen e qarkullimit të gjakut, për pastrimin e zorrëve dhe veshkave, në zvogëlimin e ndjeshëm të peshës dhe celulitit si dhe në ushqimin e përgjithshëm të lëkurës.
Xenxefili në ditët e sotme gjendet pothuajse në të gjitha menu-të e qëndrave të specializuara për trajtimet e fytyrës dhe të trupit.

Në Indonezi dhe Malajzi, Xenxefili përdoret gjerësisht për dhimbjet e muskujve si dhe për pastrimin e trupit nga toksinat. Ai përdoret në Indonezi gjithashtu, si një trajtim trupi mbledhës për gratë pas lindjes, si një dobësues, tonifikues i shpejtë dhe si një pastrues efikas ndaj helmeve.

Trajtimi i trupit me Xenxefil / Xhinger-i kryhet njësoj si trajtimet e tjera. Ai aplikohet butësisht në trajtën e baltës në tërë trupin dhe lihet i mbështjellë për 20 minuta. Efekti ngrohës i Xenxefilit nxit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në shkrirjen e celulitit dhe daljen e tij me toksinat e tjera. Siç e dimë, Celuliti krijohet në një trup ku qarkullimi i energjisë dhe i gjakut është i varfër.

Trajtimi me Xenxefil është një kënaqësi e veçantë, pasi mbas përfundimit të tij, ju do të ndiheni plotësisht ndryshe: plot energji dhe jetë, me ndjesinë e një lehtësimi të jashtëzakonshëm, me një lëkurë të ushqyer dhe të tonifikuar, por dhe me një zvogëlim të dukshëm të celulitit dhe formave të padëshiruara nga ju.

Trajtimi i trupit me XENXEFIL (GINGER)



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter