Ç’janë AKNET? Shkaqet dhe trajtimi i tyre.

Akne krijohet kur gjëndra e qimes së fytyrës (por dhe e trupit) mbushet me yndyrë dhe qeliza lëkure të vdekur.
Aknet shfaqen kryesisht në fytyrë, qafë, gjoks dhe pas supeve. Akne mund të jetë shqetësuese dhe e bezdisshme në mënyrë të vazhdueshme. Lezionet e shkaktuara prej saj, mund të shërohen ngadalë dhe ndërkohë mund të shfaqen dhe akne të tjera.
Gjëndja e rënduar e aknes, mund t’ju shkaktojë shqetësime emocionale deri në dhimbje të zonës së lëkurës.

Ekzistojnë dy lloje aknesh:

Akne jo të acaruara / jo të rënduara:

1. Pika te bardha, kur sebumi (sekrecioni i lëkurës) është i bllokuar dhe bakteret qëndrojnë nën sipërfaqen e lëkurës.
2. Pika të zeza, kur poret e lëkurës hapen duke u thelluar në sipërfaqen e lëkurës, deri në shtresën e pigmentit të melaninës, ato oksidohen dhe marrin ngjyrë kafe.

Akne të acaruara / të rënduara:

1. Papule – Shkaktohet kur ndodh një çarje të murit folikular dhe rruazat e bardha të gjakut grumbullohen rreth pores duke e acaruar atë.
2. Akne e infektuar (pustule) – Shkaktohet kur rruazat e bardha të gjakut, qëndrojnë prej disa ditësh në sipërfaqe të lëkurës.
3. Kist (Cyst)- Ndonjëherë një akne shumë e infektuar mund të kthehet deri në lezion / plagë.
4. Nodul – Kur një folikul (qime) këputet pa dalë ende në sipërfaqen e lëkurës, mund të shkaktohet një xhungë e madhe e acaruar, që shkakton dhe dhimbje kur e prek.

Nga se shkaktohet akne (pucra)?

Askush nuk ka një përgjigje të plotë për origjinën e tyre. Ekspertët besojnë se shkaku kryesor është rritja e nivelit të hormonit Androgjen.
Rritja e nivelit të androgjenit shkakton dhe rritjen e gjëndrave të yndyrës që ndodhen nën lëkurë. Gjëndrat e zmadhuara prodhojnë më shumë yndyrë. Sekrecionet e tepërta të lëkurës (sebumi) mund të prishin dhe muret qelizore në poret tuaja, duke shkaktuar kështu rritjen e baktereve.
Gjëndra të tjera yndyrore – gjëndra yndyrore krijon sebum ose yndyrë.

Make up – kur ka përbërje të lartë jo transparente, ai mund të shërbejë si terren për krijimin e baktereve të aknes.

Teprica jonormale e qelizave të lëkurës. Në shtresën e epidermës, vazhdimisht grumbullohen qelizat e lëkurës së vdekur, përmes një proçesi të quajtur Deskuamim, i cili largon qelizat e lëkurës së vdekur.

Shumimi i bakterieve –Akne përthith dhe ushqehet me yndyrën e mbetur në pore, duke shkaktuar humbje të acideve yndyrore.

Këshilla për parandalimin e akneve:

1 – Mbani fytyrën tuaj të pastër!
Është e rëndësishme që fytyra të lahet dy herë në ditë për të larguar qelizat e lëkurës së vdekur, papastërtitë dhe tepricën e yndyrës nga sipërfaqja e lëkurës tuaj.

2 – Mbajeni fytyrën tuaj të hidratuar!
Hidratimi i lëkurës së fytyrës tuaj ka po aq rëndësi sa dhe larja e saj. Kur ju lani fytyrën, ju e pastroni nga yndyrnat dhe lagështinë e tepërt, të cilat shkaktojnë bllokimin e poreve, rrjedhimisht dhe krijimin e akneve. Por lëkura juaj është një organ dhe si i tillë ka nevojë për hidratim. Pas çdo larjeje, ju duhet ta hidratoni fytyrën tuaj.

3 – Pastrojeni në thellësi një herë në javë!
Ta pastrosh në thellësi, do të thotë të heqësh me butësi nëpërmjet kokrrizave, veshjen e lëkurës (epidermën), duke larguar mbetjet e qelizave të lëkurës së vdekur dhe duke zhbllokuar poret e lëkurës. Do të shihni që ky pastrim do të përmirësojë ndjeshëm lëkurën tuaj.

4 – Mos e ekspozoni direkt fytyrën ndaj rrezeve te diellit!
Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit mund të jetë i dëmshëm për lëkurën. Kur dilni apo planifikoni të bëni banjo dielli, përpiquni të mbani syze dielli, mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme dhe jo bllokues të poreve të lëkurës.

Në Joyel spa ju do të gjeni produktet që zgjidhin apo minimizojnë ndjeshëm problemin tuaj. Ato ndihmojnë në reduktimin deri në zhdukje të infeksionit dhe të baktereve.

1 . DERMA SOAP – Pastron, dezinfekton , përthan lëkurën e yndyrshme dhe ato që janë të prirura për akne të infektuara apo me akne të acaruara.

2 . IMMUNO MASK –Rigjeneron në themel qelizat e lëkurës, stabilizon dhe përmirëson PH e lëkurës. Luan rolin e një pastruesi të thellë, e një tonifikuesi dhe rigjallëruesi shume të mirë për lëkurën.

3 . SYNCHRO –Është një krem balancues, ripërtëritës, ushqyes. Balancues shumë i mirë i PH të lëkurës.

4 . GER PEEL – Shërben për të eliminuar qelizat e vdekura, sekrecionet yndyrore dhe papastërti të tjera, nëpërmjet pastrimit me kokrriza.

5 . TROPO – Është një krem hidratues që përdoret gjatë ditës.

6 . SEBO GER – Ky locion pastrues rekomandohet për lëkurë të yndyrshme, për lëkurë me pika të zeza dhe me pore të yndyrshme. Sebo Ger pastron, stabilizon lëkurën me yndyrë dhe është shumë efikas për lëkurën me akne, të acaruar ose të infektuar.

7 . OCTO – Vepron si një krem pastrues dhe rregullues. Octo stabilizon gjëndrën yndyrore të lëkurës, shkrin pikat e zeza dhe zvogëlon poret e zmadhuara. Ky krem pakëson sekrecionet aktive të lëkurës, por njëkohësisht duke mos ndikuar në tharjen e lëkurës. Octo minimizon deri në zhdukje aknet e sapodala. Është një krem qetësues ndaj akneve të acaruara, zbutës dhe është i përshtatshëm dhe për lëkurën delikate. Efekti i tij si pastrues dhe desinfektues, ndikon në zvogëlimin e ndjeshëm të papastërtive të lëkurës.

Cilët produkte duhet të përdorni në shtëpi?

Ju rekomandojmë të përdorni në mëngjes:

Derma Liquid Soap si larës për fytyrën. Vendosni kremin e ditës, Tropo, duke e masazhuar lehtë tërë fytyrën.

Dhe në darkë:

Pastroni fytyrën nga make up-i. Vazhdoni pastrimin e fytyrës tuaj me Derma Liquid Soap. Vendosni në fytyrë përzierjen e Immuno + Synchro (një sasi Synchro dhe dy sasi Immuno), të pregatitur më parë nga ju.
Masazhoni fytyrën me të deri në përthithje të plotë. Vazhdoni me kremin Octo, pas përzierjes.
Fillimisht kjo përzierje duhet të përdoret çdo ditë javën e parë, më pas në dy javët e tjera tre herë në javë, dhe në vazhdim një herë në javë. Një kontroll periodik është i nevojshëm për lëkurën e fytyrës tuaj.

Ndryshimi në fytyrën tuaj do të jetë dukshëm që në ditët e para të përdorimit të tyre

Akne



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter