Masazhi Suedez

Fillimisht një përsëritje mbi historinë e krijimit të tij nga shkrimi “Prejardhja e MASAZHIT”:

“Europa u largua nga mësimet e Hipokratit dhe Galenit gjatë periudhës së Mesjetës. Dogmat fetare konservatore dhe represive u sulën ashpërsisht mbi çdo akt që përfshinte çdo prekje në trup. Këto akte konsideroheshin të papranueshme dhe shpesh mëkatare.

Kjo ndodhi deri kur një suedez, me emrin Pehr Heinrick Ling, u shfaq në skenën botërore, duke rikthyer terapinë manuale të masazhit.

Rastësisht, puna e tij me atletë, në veçanti me gjimnastët, çoi në zhvillimin dhe hulumtimin e teknikës së trajtimit të indeve të buta, që sot njihet si Masazhi Suedez. Puna e tij arriti kulmin me themelimin e Institutit Qëndror Mbretëror të Gjimnastikës në 1813. Ai konsiderohet si “babai i masazhit modern”.
Teknikat që ai zhvilloi, konsiderohen sot si themeli i të gjitha formave të masazhit terapeutik:

Effleurage – rrëshqitje ose fërkim me butësi
Friction – fërkim ose shtypje
Petrissage – përdredhje apo trazim
Tapotement – goditës, rrahës apo trokitës
Vibration – dridhje në lëkurë.”

Masazhi suedez është epiqendra kur shumica e njerëzve u shkon në mendje masazhi.
Si masazhi më i njohur sot, një nga qëllimet kryesore të tij është pikërisht relaksimi total i trupit.
Kjo arrihet me fërkime të gjata të muskujve, shoqëruar me goditje të lehta, sipas drejtimit të gjakut për në zemër.
Por masazhi suedez shkon përtej relaksimit. Ai është jashtëzakonisht i dobishëm në rritjen e nivelit të oksigjenit në gjak, në zvogëlimin e toksinave në muskuj, në përmirësimin e qarkullimit, fleksibilitetit si dhe të tensionit të gjakut.

Sipas një studimi të kryer në Qendrën Kombëtare për Mjekësinë Alternative (plotësuese), botuar në gazetën The New York Times, u zbulua se personat që kryen masazh suedez prej 45 minutash, pësuan një rënie të konsiderueshme të hormonit Cortizol, i cili ka lidhje me stresin dhe të hormonit Arginine Vasopressin, e cila shkakton rritjen e Cortizol-it.

Këta persona gjithashtu pësuan një rritje të numrit të limfociteve, qelizave të bardha të gjakut, që janë pjesë e sistemit imunitar dhe një rritje të qelizave të imunitetit, të cilat ndihmojnë në luftën kundër ftohjes dhe gripit.

Teknikat e masazhit Suedez

Teknikat e masazhit suedez përfshijnë shtypje apo presione në forma rrethore, të aplikuara me pëllëmbë dhe parakrah, shoqëruar me trazime dhe goditje, lëvizje të harkuara dhe tërheqje (stretching).
Para dhe gjatë seancës të masazhit suedez (por dhe gjatë masazheve të tjera), lind nevoja të komunikoni me terapisten tuaj, që masazhi të përshtatet sipas specifikave të problemit tuaj.

Një përmbledhje e përfitimeve nga masazhi Suedez:

A. Sistemi i qarkullimit

1. Rrit qarkullimin dhe ul presionin e gjakut
2. Ndihmon në eliminimin e mbeturinave metabolike (toksinave)
3. Ndihmon në uljen e Ishemisë (zvogëlimin e furnizimit me gjak të organeve dhe / ose indeve, e cila ndikon në dhimbjet muskulare
4. Përmirëson sistemin limfatik i cili gjithashtu heq mbeturinat nga trupi, duke zvogëluar enjtjet nga lëndimet

B. Sistemi Endokrinal

1. Çliron Endorfinën
2. Mekanikisht shtrin dhe zgjat muskujt
3. Nxit sistemin nervor Parasimpatetik
4. Zvogëlon dhimbjen
5. Ndihmon në përmirësimin e muskujve të dobët
6. Ofron relaksim dhe ndihmon për një gjumë më të mirë

C. Sistemi muskular

1. Lehtëson tërheqjen, tensionin dhe ngurtësinë e muskujve
2. Rrit qarkullimin e gjakut
3. Rrit fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë e muskujve
4. U dërgon më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese muskujve dhe ky proçes zvogëlon lodhjen dhe rënien e tyre

D. Sistemi i frymëmarrjes

1. Nxit një frymëmarrje të ngadalshme
2. Largon mykun dhe sekrecione të tjera të frymëmarrjes në mushkëri
3. E relakson trupin dhe e ndihmon atë të fillojë proçesin e riparimit / përmirësimit
4. Nëse ju keni marrë ndonjë të ftohtë, ky masazh është i duhuri, sepse ju ndihmon të largoni me shpejt toksinat

E. Sistemi i Tretjes / Eliminimit

1. Lehtëson dhimbjen e barkut nga gazërat dhe kapsllëku
2. Nxit një tretje më të mirë

F. Sistemi Psikologjik

1. Relakson trupin dhe mendjen
2. Përmirëson mënyrën e të ndjerit (gjendjen psikologjike)
3. Lehtëson tensionin e brendshëm dhe stresin

Masazhi Suedez



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter