Pedikyri spa me Parafinë. Përfitimet prej tij

Pedikyri spa me Parafinë është një trajtim, i cili ofrohet në spa apo qendra estetike. Gjatë këtij trajtimi aplikohet parafinë në të dyja këmbët, pasi është kryer rituali i pastrimit në tërësi i këmbëve, i thembrave dhe i thonjve, nëpërmjet mjeteve specifike, të cilat duhet të ruhen dhe të përdoren në kushte të një higjene maksimale. Sterilizimi i tyre në aparate të posaçme është kushti parësor i fillimit të kësaj procedure.

Në Joyel spa sterilizimi i pajisjeve të punës në përgjithësi apo në veçanti, është shumë i rëndësishëm përpara dhe pas kryerjes së trajtimit.

Parafina njihet për efektet e saj pozitive për shëndetin e njeriut. Ajo gjen përdorim të gjerë si një kurë e mirëfilltë për Reumatizmën, Artritin, dhimbjen e kyçeve, e muskujve, zbutjen e thembrave apo dhe si një trajtim hidratues për trupin dhe fytyrën.

Parafina përdoret në gjendje të lëngët, pasi shkrihet në pajisjen e saj, që kryen funksionin e një ngrohësjeje dhe të një ene ku futet këmba gjatë trajtimit.

Pas pastrimit dhe hidratimit (në këtë rast përdoret kremi GERnétic, Perfect Feet), futet këmba për dy tre herë rradhazi për disa sekonda secila. Pasi shtresa me parafinë ngurtësohet, ajo mbulohet me një qese të hollë plastike dhe futet në “këpucën” elektrike të ngrohtë, ku mbahet për disa minuta. Pas heqjes së ngadaltë të parafinës nga këmba, ju vërtet do të ndjeni një lehtësim dhe rigjenerim të saj.

Ky trajtim rekomandohet të kryhet së paku një herë në muaj gjatë dimrit dhe dy herë në muaj gjatë verës për shkak të tharjes së shpeshtë të thembrave dhe lëkurës së këmbëve.

Pedikyr spa



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter