Manikyri spa me Parafinë. Përfitimet prej tij

Manikyri me Parafinë është një trajtim, i cili ofrohet në spa apo qendra estetike. Fillimisht kryhet rituali i përgjithshëm i pastrimit të duarve, të thonjve, i hidratimit të tyre dhe më pas vazhdohet me aplikimin e parafinës tek duart.

Ndryshimi nga një Manikyr të zakonshëm

Tek manikyri i zakonshëm, estetistja përqëndrohet kryesisht në pastrimin e lëkurës përreth thoit, në një masazh të shpejtë, i cili nxit qarkullimin e gjakut tek gishtat. Kurse tek Manikyri spa me Parafinë, prioriteti kryesor është shëndeti i tërë dorës dhe arritja e një relaksi të plotë të saj.
Trajtimi me Parafinë konsiderohet si një trajtim ndër më të preferuarit në qendra estetike.

Vetitë Hidratuese të Parafinës

Siç e përmendëm dhe tek Pedikyri spa me Parafinë, njihen vetitë e saj hidratuese. Ajo ka një përbërje vajore, e cila shndërrohet në një hidratuese shumë të mirë kur vendoset në lëkurë. Ky trajtim ndihmon në lehtësimin e problemeve të Artritit, Reumatizmës, Ekzemës por dhe të dhimbjeve muskulare.

Procedura që ndiqet

Manikyri spa me Parafinë fillon me pastrimin tipik nëpërmjet pastruesit me kokrriza, i cili largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë e saj. Pas pastrimit të lëkurës përreth thonjve dhe vetë thonjtë, aplikohet kremi hidratues Manno në tërë dorën.
Mbështjellja e duarve me qese plastike pasohet me futjen e tyre në enën e Parafinës disa herë rradhazi për disa sekonda, derisa të krijohet një shtresë e plotë përreth tyre. Pas ngurtësimit të kësaj shtrese, duart futen në “dorezën” elektrike ngrohëse, ku mbahen nga 5-20 minuta.

Pasi largohet ngadalë Parafina nga duart, ju do të vini re se lëkura është plotësisht e hidratuar dhe e rigjallëruar. Parafina që përdoret për ju nuk përdoret më. Mjetet me të cilët kryhet pastrimi i përgjithshëm dhe trajtimi me Parafinë i duarve, duhet të ruhen në kushtet e një higjene maksimale.
Më pas vazhdohet me vendosjen e ngjyrës apo dekorit të thonjve sipas dëshirës.

Manikyr SPA



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter