Masazhi Shiatsu

Shiatsu, në gjuhën japoneze do të thotë: shtypje / presion me gishtërinj. Ai fillimisht u aplikua në Japoni, në mjekësinë tradicionale kineze dhe më pas në gjithë botën që nga vitet 1970.
Bën pjesë në Mjekësinë Alternative (plotësuese) dhe ushtrohet nëpërmjet gishtave, pëllëmbës së dorës, tërheqjes (stretching) dhe teknikash të tjera masazhi.

Praktikuesit e masazhit Shiatsu besojnë në Energjinë Jetësore (që e kemi përmendur dhe më parë në shkrimin mbi Akupresionin) CHI, e cila rrjedh nëpër trup dhe që manipulimet e tyre me duar ndihmojnë për ta zhbllokuar atë, duke ndihmuar kështu trupin të shërojë veten.

Tokujiro Namikoshi (1905-2000) themeloi kolegjin e parë të shiatsu-së në vitin 1940, i cili u kreditua për Shiatsu-në moderne. Termi Shiatsu përdorej që në vitin 1919, me botimin e një libri, të quajtur “Shiatsu Ho” (metoda e shtypjes me gishtërinj) dhe në vitin 1925 u krijua Shoqata e terapistëve të Shiatsu-së, me qëllimin e shkëputjes së Shiatsu-së nga masazhi Anma.

Në masazhin Shiatsu ushtrohet shtypje me gishtërinj, duar, bërryla, gjunjë apo këmbë në trup.
Mjekësia e Azisë Lindore ka një mënyrë të trajtuari dhe të shëruari për shëndetin krejt të ndryshme. Kjo mjekësi i konsideron apo i sheh sëmundjet si probleme, të cilat duhen rregulluar nëpërmjet ekuilibrimit të mendjes dhe të trupit me gjithçka i rrethon.

Sistemi Nervor dhe ai Imunitar ngacmohen (manipulohen nëpërmjet shtypjes me gishtërinj) në Meridiane, duke krijuar një lehtësim për trupin dhe mendjen.

Masazhi Shiatsu gjithashtu rikthen sistemin e qarkullimit të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e tij në të gjithë trupin.

Trupi ka 12 Meridianë, të quajtur sipas organit të tij përkatës: mushkëri, zorrë, stomak, shpretkë, zemër, zorrë e vogël, fshikëz, veshka, fshikëz tëmthi, mëlçi, zemër komanduese ( Zemra komanduese konsiderohet vija e parë e mbrojtjes për zemrën. Ajo funksionon njësoj si zemra) dhe ngrohës i trefishtë (ai ndihmon me administrimin e energjisë dhe të metabolizmit të lëngjeve të trupit. Koordinon funksionet e tre hapësirave të trungut të trupit. Hapësira e sipërme ndihmon stomakun të marrë dhe të tresë ushqimin. Hapësira e mesme ndihmon zorrën e vogël të përthithë dhe të transferojë ekstraktin e ushqimit për energjinë e trupit dhe të ushqyerit. Funksioni i hapësirës më të ulët është të ndihmojë zorrën dhe fshikëzën në eliminimin e mbeturinave).

Nga vështirësia e kalimit të energjisë në këto dy kanale, ne do të ndjejmë duar dhe këmbë të ftohta, luhatje të temperaturës së trupit si shumë e ftohtë apo shumë e nxehtë, luhatje të imunitetit, enjtje dhe mbajtje të ujit në trup, çrregullime të tretjes, çrregullime mendore e kështu me radhë.

Kjo formë masazhi fokusohet gjithashtu në rrotullime, tërheqje gjymtyrësh, kyçesh dhe në pika shtypjeje ose Meridiane, siç quhen në Mjekësinë Tradicionale Kineze.

Përfitimet nga Masazhi Shiatsu

Ky lloj masazhi përmirëson gjendjen e trupit, por dhe të mendjes:
1. Rivendos dhe ruan energjinë e trupit, veçanërisht atë të dobishme, për ata që vuajnë nga lodhja dhe dobësia e përgjithshme.
2. Përmirëson qarkullimin
3. Zvogëlon stresin dhe tensionin, ankthin dhe depresionin.
3. Lehtëson dhimbjen e kokës
4. Promovon shërimin nga ndrydhjet e gjymtyrëve dhe lëndimet e ngjashme.
5. Ndihmon në lehtësimin e artritit.
6. Lehtëson dhimbjet e qafës, kokës, shpatullave (duke përfshirë dhe dhimbjet e nervit shiatik).
7. Lehtëson kollën, ftohjen dhe probleme të tjera të sinusit dhe frymëmarrjes.
8. Ndihmon personat që vuajnë nga pagjumësia.
9. Ndihmon në trajtimin e problemeve te tilla si: çrregullime të tretjes, të zorrëve dhe çrregullime menstruale.

Masazhi Shiatsu



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter