Pastrimi (Scrub) i lëkurës me SHEQER në Avull. Përfitimet prej tij.

Pastrimi i lëkurës tonë me sheqer ngjyrë të bardhë apo kafe, është mënyra më natyrale për ta pastruar në thellësi, për ta freskuar dhe zbutur njëkohësisht atë, duke larguar papastërtitë dhe shtresat e saj me qeliza të vdekura.

Përbërja e tij e këndshme e pastron me butësi lëkurën dhe poret e saj pa e dëmtuar atë. Sheqeri ka veti hidratuese dhe e pengon lëkurën nga tharja. Ai përdoret dhe në lëkurën e ndjeshme të fëmijëve dhe në rastet e plasaritjes së buzëve.

1. Pse rekomandohet pastrimi i lëkurës me Sheqer?

Pastrimi me sheqer pengon shfaqjen e shenjave të hershme të plakjes. Ekspozimi ndaj ndotjes, stresit dhe rrezeve ultra violet të diellit, dëmtojnë qelizat e lëkurës. Ky fenomen shkakton zbehje të lëkurës, humbje të elasticitetit dhe gjallërisë së saj, duke lejuar shfaqjen e rrudhave të parakohshme.

Pastrimi i lëkurës largon me butësi shtresën e akumuluar me qelizat e vdekura dhe të dëmtuara të saj, të shkaktuara nga ekspozimi ndaj diellit dhe ndotjes. Pastrimi me sheqer, shoqëruar me një masazh të butë rrit qarkullimin e gjakut, duke rritur prodhimin e Kolagjenit dhe rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Pastrimi me sheqer pengon shfaqjen e akneve apo puçrave, pikat e bardha dhe të zeza si dhe acarimet nga teprica e yndyrës dhe akneve.
Sekrecioni i tepërt yndyror i lëkurës bllokon poret, duke krijuar një bazë të favorshme të ushqyeri për bakteret që zhvillohen poshtë saj.

Është e vështirë të pastrosh lëkurën duke e lënë dhe të hidratuar njëkohësisht. Sheqeri rrit furnizimin me oksigjen dhe ushqyes të tjerë në lëkurë, të cilët mundësojnë shërimin nga aknet, nga brenda jashtë. Efekti hidratues i pastrimit me sheqer ul simptomat e sëmundjeve të lëkurës si ekzema dhe psoriasis.

Pastrimi me sheqer zbut dhe lëkurën më të ashpër. Ai ndihmon në uljen e problemeve të kallove apo plasaritjet e këmbëve tuaja. Dhe pse i butë, ai është një gërryes i mjaftueshëm në largimin e kallove. Sheqeri i hidraton dhe i mban të buta dhe të qeta këmbët. Ai gjithashtu arrin të zbardhë gjunjtë apo bërrylat ngjyrë të errët.

2. Pastrimi i lëkurës së trupit në Joyel spa, shoqëruar në ngrohtësi dhe avull

Pastrimi me sheqer, përveçse ruan lëkurën të mbetet e hidratuar, e tonifikon atë duke forcuar poret e saj. Avulli i cili aplikohet tërë kohën në banjon turke, shoqëruar dhe me ngrohtësinë e duhur, arrin të zbusë maksimalisht lëkurën duke e bërë më të lehtë pastrimin e thellë të saj me sheqer.

Sheqeri përmban Acid Glikolik, i cili rigjallëron dhe e mban të freskët lëkurën. Ai gjithashtu përmban Acid Alfa Hidroks, një kompleks ky që lufton plakjen.

Pastrimi i trupit (Scrub) me Sheqer dhe me Mjaltë, si një ritual që ofrohet në kushte të këndshme në Joyel spa, rekomandohet të kryhet jo vetëm si një pastrues i thellë, por dhe si një mirëmbajtës i lëkurës tuaj gjithmonë të shëndetshme, të hidratuar dhe të rinuar

Pastrimi (Scrumb)



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter