Masazhi për Femrat Shtatzëna

Është një trajtim i butë dhe përkëdhelës, që ofrohet veçanërisht për nevojat e veçanta të femrave që presin të bëhen Nënë smile emoticon.

Ky masazh është i veçantë, i modifikuar dhe i kombinuar me një trajtim hidratues dhe përkëdhelës, i cili përmirëson qarkullimin, lehtëson tendosjen e muskujve, qetëson sistemin nervor, përmirëson lëvizshmërinë, rrit energjinë pozitive, ndihmon për një gjumë të qetë dhe ju bën të ndjeheni mirë.

Është një trajtim, i cili i përshtatet në mënyrë specifike femrave shtatzëna dhe organeve të tyre në ndryshim.

Përfitimet

Masazhi gjatë shtatzanisë është një zgjedhje e mrekullueshme, plotësuese në kujdesin e femrës për trupin e saj.
Është një mënyrë e shëndetshme për të zvogëluar stresin dhe për të përmirësuar gjendjen emocionale. Ky masazh normalizon çrregullimet që përjeton femra gjatë shtatzanisë së saj, si dhimbje shpine, qafe, këmbësh, koke dhe edema / enjtje.
Ky masazh përveç qarkullimin e gjakut, përmirëson dhe qarkullimin Limfatik, ndihmon në lehtësimin e tensionit nervor, i cili ndihmon për një gjumë më të mirë. Ai ndihmon në lehtësimin e depresionit ose ankthit, të shkaktuar nga ndryshimet hormonale.

Ky masazh zvogëlon mundësitë e migrenës apo të spazmave muskulare.
Tensioni i muskujve, i cili krijohet nga mbajtja e një peshe shtesë, si fëmija, mund të lirohet duke nxitur qarkullimin e gjakut në zonat e rënduara. Masazhi transferon më shumë lëndë ushqyese si dhe nxit më shumë lëvizje të lëngjeve limfatike, të cilët largojnë toksinat dhe mbeturinat metabolike nga trupi.

Lodhja, dhimbja e shpinës, e këmbëve të enjtura mund të largohen përmes teknikave të këtij masazhi.

Masazhi për femrat shtatzëna çliron dhe stimulon Serotoninën, një luftuese natyrale e trupit tonë ndaj dhimbjeve.
Ky masazh ofron dhe përmirëson gjumin për të dy (nëna dhe fëmija) gjatë shtatzanisë, por dhe pas lindjes së fëmijës.
Masazhi i kryer rregullisht, është shumë i dobishëm në rritjen e një gjumi të thellë.

Megjithatë, femrat me një shtatzani problematike, duhet të konsultohen me mjekun para se të kryejnë programin e masazheve.

Gjatë Masazhit

Në Joyel spa, terapistët kujdesen akoma më shumë për t’iu siguruar klienteve shtatzëna kushte sa më të rehatshme. Teknikat e tyre përshtaten dhe alternohen sipas problemit specifik të klienteve shtatzëna. Lëvizjet janë të ngadalshme, të buta, ledhatuese duke larguar çdo lloj stresi apo tendosje të klienteve dhe duke ofruar një relaks dhe ndjesinë e të qenurit mirë, e përkëdhelur dhe e trajtuar me shumë përkujdesje.

Gjatë tremujorit të dytë, ju mund të shtriheni me kurriz, në krahun e majtë apo të djathtë.
Në varësi të periudhës së shtatzanisë, terapistja jonë mund të përdorë teknika të tilla si : masazhi i refleksologjisë, masazhi suedez ose teknika të caktuara që trajtojnë kërkesat apo nevojat tuaja specifike.

Duhet të theksojmë se ky masazh rekomandohet vetëm pas muajit të katërt të shtatzanisë!

Masazhi për Femrat Shtatzëna



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter