Prejardhja e MASAZHIT

Masazhi është një art intuitiv shërimi, i cili ka një histori të lashtë, prej mijëra vjetësh.
Terapia e Masazhit bazohet në instinktin tonë për të fshirë apo larguar zonën e dhimbjes në trup. Ne fërkojmë butësisht zonën e barkut kur na dhemb stomaku, prindi fërkon fëmijën kur rrëzohet apo nënat foshnjat e tyre kur qajnë.

Terapia e Masazhit është një fushë, e cila parimin themelor të fërkimit e transformoi në një shkencë.
Fjala “masazh” e ka prejardhjen nga rrënja arabe “mass’h”, që do të thotë “prek, gatuaj, shtrydh”.

Të shumtë janë njerëzit që besojnë se terapia e Masazhit është pararendësja e të gjitha llojeve të tjera të terapisë së përdorimit me duar, përfshirë terapinë fizike, kiropatinë dhe ortopedinë.

Shkrimi më i vjetër për masazhin ka një histori prej më shumë se 4000 vjeçare. Ai u gjet në një tekst mjekësor kinez, Con-Fu i Toa-Tse, rreth vitit 1800 p.e.s. Në këtë shkrim përshkruhej me detaje aplikimi i teknikave të masazhit për qëllime terapeutike.
Lloje të veçanta masazhi, si Refleksologjia, përshkruhen në hieroglifet egjiptiane si terapi në formën e dorës apo këmbës.
Për fat të keq, shumë nga njohuritë shëruese dhe urtësia e lashtë, kanë humbur me kalimin e kohës.

Në traditën tonë perëndimore, duke filluar me grekët, gjenden rrënjë të thella të përdorimit të terapisë së masazhit në botën mjekësore.
Hipokrati i Cos (vitet 460-380 p.e.s), konsiderohej dhe pranohej në masë si “babai i mjekësisë”. Ai shkruajti librin “Betimi i Hipokratit” ku shprehej: “Mjeku duhet të ketë përvojë për shumë gjëra, por gjithashtu edhe në fërkim (anatripsis); për gjëra që kanë të njëjtin emër nuk kanë gjithmonë të njëjtin efekt.
Fërkim mund të lidhë dhe të lirojë; mund të ngurtësojë mish (i referohet aftësisë për tonifikimin e indeve të muskujve) dhe të shpërbëjë pjesë (të zbusë dhe të relaksojë)”.

Romakët e vazhduan traditën greke duke arritur pikën më të lartë, me mësimet e Galenit (vitet 130-201). Ai shkroi disa vëllime mjekësore dhe filozofike dhe u konsiderua si një nga historianët dhe mjekët më të mëdhenj të antikitetit.
Para se të bëhej një mjek i njohur ndër disa Perandorë në shekullin I, ai shërbeu për disa vite si mjek për gladiatorët në Circus Maximus. Ai krijoi një regjiment të plotë për zbatimin e teknikave të masazhit, për sëmundjet dhe lëndimet fizike.
Ai ishte krijuesi i teknikave të masazhit që ne sot i quajmë Masazhi Sportiv dhe Masazhi Ortopedik.

Me shumë modesti, në librin e tij “Higjena”, Galen zbulon përkushtimin e tij për terapinë e masazhit dhe njëkohësisht përbuzjen për ata që ulnin standardet e profesionit.

Europa u largua nga mësimet e Hipokratit dhe Galenit gjatë periudhës së Mesjetës. Dogmat fetare konservatore dhe represive u sulën ashpërsisht mbi çdo akt që përfshinte çdo prekje në trup. Këto akte konsideroheshin të papranueshme dhe shpesh mëkatare.

Kjo ndodhi deri kur një suedez, me emrin Pehr Heinrick Ling, u shfaq në skenën botërore, duke rikthyer terapinë manuale të masazhit.

Rastësisht, puna e tij me atletë, në veçanti me gjimnastët, çoi në zhvillimin dhe hulumtimin e teknikës së trajtimit të indeve të buta, që sot njihet si Masazhi Suedez. Puna e tij arriti kulmin me themelimin e Institutit Qëndror Mbretëror të Gjimnastikës në 1813. Ai konsiderohet si “babai i masazhit modern”.
Teknikat që ai zhvilloi, konsiderohen sot si themeli i të gjitha formave të masazhit terapeutik:

Effleurage – rrëshqitje ose fërkim me butësi
Friction – fërkim ose shtypje
Petrissage – përdredhje apo trazim
Tapotement – goditës, rrahës apo trokitës
Vibration – dridhje në lëkurë.

Vitet e fundit ka patur një shpërthim hulumtimesh, zhvillimi, interesi për terapitë e masazheve. Aktualisht praktikohen mbi 70 llloje masazhi në Shtetet e Bashkuara. Midis tyre përmenden Masazhi me Gurë Vullkanikë, Masazhi për Gratë Shtatzëna, Masazhi Shiatsu, Masazhi Tailandez, Masazhi i Refleksologjisë, Masazhi Sportiv, Masazhi Ayurveda, Reiki etj, për të cilët do të kemi kënaqësinë të flasim në ditët në vijim



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter