Masazhi Limfatik

Është një masazh i butë, i cili ka për qëllim të nxisë drenazhimin (kullimin) natyral të Limfës, e cila drejton lëndët e indeve në drejtim të zemrës.
Sistemi Limfatik varet nga kontraktimet e brëndshme të qelizave të muskujve të butë në muret e enëve limfatike (peristaltik) dhe lëvizja e muskujve skeletikë, të cilët vënë në lëvizje Limfën nëpërmjet enëve për tek nyjet limfatike. Pastaj nga këto nyje shkon në kanalet limfatike, të cilat ia rikthejnë Limfën sistemit kardiovaskular.

Enët limfatike:

Enët limfatike kryejnë një punë të jashtëzakonshme, e cila mbulon çdo centimetër të lëkurës dhe rrethon çdo organ në hollësi. Enët limfatike fillojnë nga ato shumë të vogla, që quhen Fillestaret Limfatike. Mbi 70% e enëve limfatike fillestare janë në dhe vetëm nën lëkurë.
Ena fillestare limfatike ka një strukturë shumë delikate, me trashësi prej një qelizë.
Këto qeliza ndërthurren me një ind lidhës Kolagjeni dhe Elastine, të cilët ndihmojnë për t’i pozicionuar në vendin e tyre. Kur rritet presioni i hapësirës ndërmjetësore për shkak të krijimit të lëngjeve ose të tendosjes së lëkurës, lidhëzat shtrembërojnë murin limfatik fillestar, duke e hapur atë.
Pastaj lëngu i krijuar në hapësirat ndërmjetëse rrjedh brënda në të dhe fillon të lëvizë përgjatë kanalit. Në këtë pikë ne fillojmë ta quajmë atë Limfë.
Dhe pse filtrohet vetëm 2-3 litra limfë nga sistemi limfatik në ditë, ajo ka rëndësi pasi ndihmon në largimin e proteinave, të cilat janë në sasira shumë të mëdha për t’u rikthyer në muret kapilare.

Hapësirat që ndodhen në Limfat fillestare janë 4 deri në 6 herë më të mëdha se ato në kapilarë.
Largimi i proteinave është thelbësor pasi ato mbushen me ujë dhe ndodhja e tyre në hapësirën ndërmjetësore shkakton enjtje apo edemë.
Enët limfatike gjithashtu mbledhin qelizat e vdekura, mbeturinat e produkteve, bakteret, viruset, substancat inorganike, ujë dhe yndyrna.

Duke kryer masazh drenazhues limfatik të saktë, ne mund të nxitim hapjen e enëve limfatike fillestare dhe rritim 20 herë më shumë rrjedhjen / qarkullimin limfatik. Por nëse ne ushtrojmë shtytje të fortë, enët limfatike fillestare do mbyllen duke zvogëluar rrjedhjen limfatike. Shtytja e tepërt mund dhe të këpusë lidhjet që mbajnë enët fillestare limfatike.
Prandaj shtytjet e forta japin efektin e kundërt në zonën e edemave.
Megjithatë dhe nëse shtytja e thellë mund të këpusë ndonjë lidhëz, ato zakonisht ripërtëriten brënda 24 orëve.

Pasi limfa hyn në enët limfatike fillestare, ajo lëviz për në një enë më të madhe, e quajtur kolektor fillestar dhe më pas në enë dhe më të mëdha, të quajtur mbledhës.
Kolektorët kanë një diametër prej 100-600 mikronësh. Këto enë kanë valvula vetëm një kalimëshe në çdo 6- 20 mm, të cilat lejojnë limfën të lëvizë vetëm në një drejtim.
Prandaj kur ju kryeni masazh limfatik, lëvizja është vetëm në një drejtim.

Pjesa ndërmjet valvulave një kalimëshe quhet Limfangion.
Limfangionet përbëhen nga një shtresë e hollë muskulare, e cila rrotullohet rreth vetes në formën e spirales.
Angion do të thotë “zemër”, ndaj ai konsiderohet vërtet si një pompë që shtyn Limfën.
Çdo Limfangion ka një sensor tërheqës të brëndshëm. Kur muret e tij shtrihen nga mbushja me Limfë, sensori u thotë muskujve të kontraktohen.
Ky kontraktim i muskujve spirale e “shtrydh” limfën për në “dhomën” tjetër.
Kështu Limfangioni fryhet, kontraktohet duke e shtyrë lëngun në vijë (kanal).
Në të njëjtën kohë Limfangionet shtyjnë limfën përpara, por dhe krijon vakum pas saj.
Pasi Limfangionet fillojnë të kontraktohen, ato shkaktojnë një reaksion zinxhir apo një valë kontraktimesh, të cilat fillojnë të shtyjnë dhe të tërheqin limfën nëpër trup. Në këtë mënyrë, nxitja nga njëra anë, nxit rrjedhjen limfatike në anën tjetër.

Faktorë të tjerë që ndihmojnë lëvizjen limfatike janë kontraktimet e muskujve skeletikë, frymëmarrja, pulsimi i arterieve, si dhe aftësia e angioneve për të kontraktuar në mënyrë të pavarur nga receptorët shtrirës.
Efektiviteti i masazhit drenazhues limfatik qëndron në aftësinë e tij për të aktivizuar reagimin shtrirës, i cili në mënyrë të konsiderueshme rrit normën e pulseve të Angioneve, duke rritur kështu qarkullimin limfatik nëpër enë.

Nyjet / Gjëndrat Limfatike:

Përfundimisht, të gjitha enët limfatike të çojnë për tek nyjet limfatike. Nyjet limfatike mund të jenë të vogla sa një majë gjilpëre apo sa një kokërr ulliri.
Ndodhen 400-700 nyje limfatike në trupin tone, gjysma e të cilave janë të vendosura në bark dhe shumë prej tyre në qafë.

Funksioni kryesor i nyjeve limfatike është filtrimi dhe pastrimi i limfës. Nyjet limfatike prodhojnë lloje të ndryshme të limfociteve. Limfocitet shkatërrojnë substancat e dëmshme brenda trupit dhe përbëjnë një pjesë të madhe të sistemit imunitar.
Nyjet limfatike ripërthithin rreth 40% të lëngut që përmban limfa. Kjo e bën limfën më të trashë. Për shkak të trashjes dhe proçesit të filtrimit, nyjet limfatike paraqesin qëndresën më të madhe ndaj rrjedhës limfatike.
Në fakt nyjet limfatike paraqesin qëndresë rreth 15 herë më shumë sesa vetë enët. Drenazhimi limfatik ndihmon të kapërcehet kjo qëndresë dhe të vijojë rrjedhja normale limfatike.

Edema:

Çdo qelizë ushqehet nga ushqyesit, oksigjeni dhe proteinat që rrjedhin nëpër muret e kapilarëve që ndodhen në lëngun ndërmjetësor.
Ekziston një ekuilibër dinamik ndërmjet forcave që i ndihmojnë këta ushqyes të dalin nga kapilarët dhe më pas të ripërthithen përsëri në qarkullimin e gjakut.

Proteinat luajnë një rol të madh në këtë transferim, pasi ato kanë tendencë të mbushen me ujë. Kjo do të thotë që sasia e duhur e proteinave në të dy anët e murit kapilar është jetike në ruajtjen dhe ekuilibrin e indeve.

Nëse ndodhen tepër proteina brenda hapësirave ndërmjetësore, lëngu fillon të grumbullohet.
Roli i sistemit limfatik në largimin e proteinave (largimin dhe të edemës) është thelbësor. Nëse sistemi limfatik ngadalësohet ose dëmtohet nga heqja kirurgjikale e nyjeve limfatike, ekziston mundësia e rishfaqjes së edemave.
Kjo lloj edeme quhet Edema limfostatike ose një edemë proteinore.
Drenazhimi limfatik ndihmon në uljen e kësaj lloji edeme, sepse shkaku i krijimit të saj është pikërisht një funksionim i zvogëluar i sistemit limfatik.

Aplikimi i Masazhit Limfatik:

Nëpërmjet Masazhit drenazhues Limfatik, ushtrohet një shtypje e lehtë dhe kryhen lëvizje ritmike rrethore, me qëllim nxitja e Drenazhimit (kullimit) Limfatik.

Masazhi drenazhues Limfatik u aplikua për herë të parë nga danezët Drs. Emil Vodder dhe Estrid Vodder në vitin 1930 për trajtimin e sinusit kronik dhe çrregullimeve të tjera imune.

Duke punuar në Rivierën franceze, në trajtimin e pacientëve me ftohje kronike, çifti Vodder vuri re se këta pacientë kishin nyje (gjëndra) limfatike të fryra. Në vitin 1930 konsiderohej tabu të prekej sistemi limfatik, si pasojë e njohjes së pakët rreth këtij sistemi nga mjekësia e atëhershme. Çifti Vodder nuk u tremb dhe në vitin 1932 filloi të studiojë sistemin limfatik, duke aplikuar masazhin me lëvizje të lehta dhe ritmike për të nxitur lëvizjen / qarkullimin limfatik.
Në vitin 1936, ata e aplikuan këtë teknikë në Paris dhe pas Luftës së Dytë Botërore ata u kthyen në Kopenhagen për t’ua mësuar këtë terapi praktikuesve të tjerë.

Masazhi drenazhues Limfatik rrit qarkullimin limfatik nëpërmjet sistemeve natyrale filtruese të trupit, duke kryer detoksifikimin e tij dhe duke i dhënë mbështetje të plotë shëndetit tonë.

Një masazh limfatik mund të vërë në lëvizje më shumë se 30 litra limfë (në krahasim me 2-3 litra në kushte normale) dhe të dyfishojë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.
Ai gjithashtu lehtëson dhimbjen e shkaktuar nga inflamacionet nervore, nga indet e shtypura apo nga një qarkullim i dobët.
Masazhi Limfatik ka efekte të jashtëzakonshme për ata që vuajnë nga stresi, që kanë pësuar ndonjë dëmtim, që kanë qenë të sëmurë apo joaktivë.
Masazhi Limfatik ka efekte pozitive gjithashtu tek ata që vuajnë nga një qarkullim i dobët, që kanë enjtje dëmtimesh apo që kanë kryer një ndërhyrje, ata që kanë probleme imuniteti, ftohje kronike me sinus dhe / ose infeksione të veshit, probleme menstruale, alergji, lodhje kronike, probleme të lëkurës, të tretjes, depresion dhe pagjumësi.
Është ideal në zvogëlimin e celulitit dhe tonifikimin e lëkurës, sidomos nëse kombinohet me aktivitet fizik.

Si në të gjitha llojet e tjera të masazhit, ju duhet të pini ujë pas përfundimit të seancës.
Masazhi Limfatik çliron toksina dhe konsumimi i ujit ndihmon që ato të nxirren jashtë.
Nga ana tjetër, nuk duhet konsumuar kripë dhe alkool, pasi pengojnë aftësinë e trupit për të larguar toksinat.

Masazhi Limfatik



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter