Indian massage

Masazhi Indian i Kokës

Masazhi në përgjithësi, përfshirë dhe i kokës, është praktikuar para mijëra vjetësh në Indi. Në veçanti, masazhi i kokës vazhdon të konsiderohet si një nga teknikat më efektive të masazhit. Ai bazohet në sistemin tradicional indian mjekësor të Ayurvedës.
Madje masazhi i Ayurvedës në Indi luan një rol të rëndësishëm në ritualet e panumërt në lidhje me dasmat apo lindjet.

Si funksionon Masazhi Indian i Kokës?

Çdo masazh i Ayurvedës është unik në llojin e tij. Kjo për shkak se terapisti fillimisht analizon gjendjen e pacientit / klientit dhe më pas vendos të aplikojë një kombinim të përshtatshëm të vajrave dhe teknikave të masazhit, bazuar në diagnozën e saj / të tij.
Kryesisht përdoren vajëra bimore të tilla si ai i susamit, i bajames, kokosit apo dhe i ullirit.
Pacienti / klienti përgatitet të shtrihet apo të ulet (masazhi i kokës në Joyel spa kryhet dhe ulur në karrigen e rehatshme të masazhit). Ky masazh ofrohet me apo pa vaj, sipas preferencës tuaj.

Masazhi fillon të kryhet ngadalë në anët e kokës. Terapistja përdor mollëzat dhe gishtat, duke ushtruar me shkathtësi presion në pikat kryesore të kokës, fytyrës, qafës dhe shpatullave.
Terapistja masazhon dhe rrënjët e flokëve dhe më pas fillon t’i tërheqë ato butësisht dhe ngadalë. Ajo më pas përqëndrohet në tëmtha, duke i përdredhur ngadalë me mollëzat e gishtave të dorës. Më pas masazhi vazhdon rrugën e tij butësisht në qafë dhe supe, duke trazuar dhe përdredhur lehtë muskujt.
Kohëzgjatja e këtij masazhi varion zakonisht 30-40 minuta dhe ju ofron një relaksim të plotë në mendje, shpirt dhe trup.

Masazhi Indian i Kokës rekomandohet të kryhet jo më shumë se një herë në javë, si çdo lloj tjetër masazhi.

Cilat janë përfitimet nga masazhi indian i kokës?

Cilido që ka kryer një masazh koke dëshmon se ai është një nga format më relaksuese të masazhit. Përveçse krijon një gjendje relaksuese të thellë, masazhi indian i kokës ju ndihmon gjithashtu në lehtësimin e ngarkesës së stresit. Ai nxit sistemin limfatik dhe inkurajon çlirimin e toksinave që ndodhen në trup.

Masazhi Indian i Kokës është një nga mënyrat më të mira për lehtësimin e dhimbjes së qafës dhe të supeve. Ai gjithashtu lehtëson ndjeshëm dhe dhimbjen e shkaktuar nga Migrena apo Sinuset.
Vajrat bimore që përdoren në masazhin e kokës ndihmojnë dhe nxitin gjithashtu rritjen e flokëve.
Nëse teknikat e masazhit të kokës kryhen si duhet, ai është shumë i dobishëm në lehtësimin e dhimbjeve kronike apo akute të kokës. Është vënë re se masazhi indian i kokës përveç gjumit të qetë, mund të ndihmojë dhe në rinovimin e qelizave të trurit.

Një përmbledhje e përfitimeve prej tij:

1. Ndihmon në parandalimin dhe lehtësimin e Migrenës, dhimbjes së pjesës së mbrapme në veçanti dhe në përgjithësi. Shpesh tensioni apo stresi grumbullohet në pjesën e pasme të mësipërme të kokës dhe në qafë. Kjo lloj dhimbje përfshirë dhe atë të Migrenës, ka shkaktuar jo rrallë tek njerëzit dhe depresion.

Terapistja pas masazhit të kokës vazhdon me atë të qafës, duke ushtruar shtypje në pikat e bllokuara. Shtypja nxit një qarkullim më të mirë të lëngjeve cerebrale.

2. Nxit rritjen e flokëve

Ky është një ndër efektet që shkakton ky masazh. Masazhi i kokës nxit furnizimin me oksigjen dhe ushqim të gjëndrave të flokëve, duke nxitur kështu dhe rritjen e tyre.

3. Detoksifikon trupin nëpërmjet nxitjes së kullimit limfatik

Masazhi Indian i Kokes nxit dhe përmirëson kullimit limfatik dhe rrjedhjen e gjakut në qafë duke ndihmuar për të hequr produktet e mbeturinave nga trupi.

4. Largon Pagjumësinë dhe Nervozizmin

Këto janë shpesh efekte anësore të stresit. Masazhi i kokës sulmon simptomat fizike dhe duke i dhënë trupit tuaj një relaks të përgjithshëm.

5. Largon simptomat e Ankthit dhe Depresionit

Masazhi i kokës nxit furnizimin me oksigjen në tru. Kjo është një nga mënyrat më efikase për uljen e ankthit. Oksigjeni ju ndihmon të mendoni në mënyrë të qartë dhe kreative.

6. Rinovon nivelet e Energjisë

Masazhi i kokës bazohet në konceptin e Ayurvedës që shkon përtej kufijve të shërimit dhe fokusohet në balancimin e Energjisë. Masazhi Indian ka efekt të fuqishëm në sjelljen e energjisë së trupit në balancimin e duhur.

7. Rrit aftësitë e Kujtesës

Shpesh ne kemi vështirësi me kujtesë afatshkurtër pasi truri ynë është i mbingarkuar me mendime apo copëza kujtimesh të ruajtura të çorientuara.
Masazhi Indian qartëson mendimet dhe vetëdijen.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter