Hot stone feet massagefeet hot 

 

 

 

Masazhi i Këmbëve. Refleksologjia dhe përfitimet prej saj

Refleksologjia është një art shërues 4000 vjeçar, për të cilin ekzistojnë pak studime mjekësore mbështetëse, por ekzistojnë dhe mijëra dëshmi individësh, të cilët mbështesin fuqimisht përfitimet dhe rezultatet e saj.

Kushdo që ka njohuri nga mjekësia e vendeve të Lindjes e di që organet e brendshme të trupit të njeriut dhe sistemi nervor janë të lidhura me pjesë të ndryshme të tij, duke përfshirë këmbët.

Më poshtë do t’ju informojmë për përfitimet e Refleksologjisë, mënyrën sesi funksionon dhe përdorimin e saj si një terapi e lashtë shërimi.

Ç’është Refleksologjia?

Thelbi i Refleksologjisë është Vitalizmi, koncepti popullor, i cili shpjegon se organet tona drejtohen nga një inteligjencë e brendshme, e cila monitoron dhe nxit vetëshërimin.

Në ngjasim me një garzë apo fashë, e cila ndihmon nxitjen natyrale të koagulimit të gjakut nga një çarje aksidentale, terapistët e Refleksologjisë besojnë se masazhi në mënyrë sistematike i këmbëve, nxit sistemin nervor të japë përgjigje shëruese.

Historia e Refleksologjisë është mjaft e pasur, sikurse janë të shumta dhe teoritë që përpiqen të shpjegojnë këtë art misterioz shërimi.

Si funksionon Refleksologjia?

Si origjina e saj misterioze, dhe shkenca së bashku me studiuesit e saj, nuk kanë arritur ekzaktësisht të zbulojnë se si funksionon ky lloj masazhi. Megjithatë, studimet kërkimore në të gjithë botën bien plotësisht dakort: Refleksologjia është mjaft efektive në parandalimin dhe trajtimin e shumë kushteve shëndetësore.

Ekzistojnë 4 teori kryesore që përshkruajnë më së miri se si funksionon Refleksologjia:

1. Teoria e Përshtatjes së Sistemit Nervor Qëndror

Kjo teori është bazuar në zbulimin e fund shekullit të 19-të nga anglezët Sir Henry Shef dhe Sir Charles Sherrington, të cilët zbuluan një marrëdhënie midis lëkurës dhe organeve tona, në të cilët ngacmuesit e jashtëm (p.sh. ushtrimi i presionit mbi duar apo këmbë), ngacmojnë sistemin nervor të shkaktojë një efekt të dëshiruar shërues.

2. Teoria e Portës së Kontrollit

Teoria e Portës së Kontrollit i referohet faktit se dhimbja është një përvojë subjektive e krijuar nga truri, prandaj karakteristika e Refleksologjisë si lehtësuese e dhimbjes krijohet pasi masazhi përmirëson gjendjen tonë psikologjike dhe lehtësimin nga stresi.

3. Teoria e Energjisë Jetësore

Bazuar në konceptin e lashtë të Yin dhe Yang, kjo teori pretendon se stresi pengon rrjedhën e “energjise jetësore”, e cila ekziston në trupin e çdo njeriu. Refleksologjia ndihmon në ruajtjen e kësaj rrjedhe të pacënueshme.

4. Teoria e Zonës

Kjo teori mbështetet në parimin se duart dhe këmbët tona mund të klasifikohen si hartat e “zonave refleks”, të cilat korrespondojnë me organet dhe pjesët e tjera të trupit dhe historia e Refleksologjisë dhe e terapisë së zonave janë të lidhura ngushtësisht dhe ky fakt meriton një shpjegim akoma më të madh.

6 përfitimet kryesore të Refleksologjisë

Pas vlerësimit së 168 studimeve dhe 78 çrregullimeve shëndetësore, Dr. Barbara dhe Dr. Kevin Kunz zbuluan 4 mënyrat kryesore, me të cilat Refleksologjia ndihmon njerëzit:

a. Krijon një efekt relaksues
b. Ndikon tek organet
c. Përmirëson simptomat
d. Zvogëlon dhimbjet

Edhe pse detajet dhe mekanizmat e këtyre katër efekteve pozitive janë ende të pasigurt, Refleksologjia ka dëshmuar se është shumë efektive në ndihmën ndaj trupit për të menaxhuar 7 problemet e mëposhtme shëndetësore:

1. Largon Ankthin

Ankthi dhe stresi janë të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin dhe Refleksologjia ka treguar se ndihmon për largimin e tyre.
Në vitin 2002, u zhvillua një testim ku morën pjesë 67 gra në menopauzë. (mosha 45 deri 60), të cilat kryen 9 seanca masazhi këmbësh apo refleksologjie.

Duke vlerësuar efektivitetin e Refleksologjisë në trajtimin e ankthit, bazuar në pyetësorin e Shëndetit të Grave, studiuesit zbuluan se ajo shkaktoi një rënie 50% të ankthit.

2. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së kokës

Duke ditur tashmë efektivitetin e Refleksologjise në lehtësimin e stresit dhe ankthit, hulumtuesit në Danimarkë në vitet 1990 vëzhguan se si Refleksologjia mund të ndihmonte pacientët që vuanin me dhimbje koke dhe migrenë.

Një nga studimet, botuar në edicionin e Terapive Alternative në Shëndetësi dhe Mjekësi të vitit 1999, mori 220 pacientë dhe 78 terapistë Refleksologjie që do t’i trajtonin ata për gjashtë muaj.

Vetëm pas 3 muajsh, 81 % e pacientëve pohoi se trajtimet e tyre i ndihmuan ose në mënyrë të konsiderueshme ose plotësisht në shërimin e dhimbjes së kokës dhe 19% e tyre që më parë merrnin kura qetësuese, ishin tashmë në gjendje të ndalonin mjekimin e tyre përfundimisht.

3. Ndihmon në dozën e Insulinës

Refleksologjia ndihmon në luftën kundër Diabetit, tipi 2.
Ekzistojnë provat klinike testimi që Refleksologjia ndihmon në efektet e diabetit të tipit 2.

Sipas gazetës “Evidence-Based Complementary and Alternative Medicine” është vërtetuar se Refleksologjia ndihmon jo vetëm në zvogëlimin e dhimbjeve, por përmirëson përçueshmërinë nervore dhe kontrollin e Glicemisë. Kjo tregon se një ditë, ndoshta së shpejti, ne mund të arrijmë nëpërmjet këtij arti të lashtë shërues të ndihmojmë dhe të parandalojmë diabetin e tipit 2.

4. Zvogëlon dhimbjet e stomakut dhe ato menstruale

Sindroma Premenstruale merr trajta të ndryshme dhe pse 50% e grave përjetojnë dysmenorrhea (dhimbjet menstruale).

Në krahasim me Ibuprofenin si një qetësues dhimbjesh, Refleksologjia jo vetëm zvogëlon dhimbjet por dhe nxit shërim të tyre.
Trajtimi i këtyre dhimbjeve që kalon çdo grua, për një periudhë 3 mujore duke krahasuar me dhënien e qetësuesit Ibuprofen, vazhdojnë të japin rezultat afatgjatë në menaxhimin e tyre edhe pas kalimit të kësaj periudhe.

5. Sinuset

Refleksologjia ndihmon në shërimin e Sinuseve.

Hulumtues nga Universiteti i Mjekësisë Wisconsin morën si rast studimi 150 persona që vuanin nga infeksioni kronik i sinuseve, për dy javë duke i trajtuar me seancat e Refleksologjisë.

Sipas studimit, “Pati një përmirësim të ndjeshëm. Rezultati pas 2 javësh trajtimi ishte: 70% e vullnetarëve që përfituan plotësisht nga trajtimi dhe 35% të tyre raportojnë për ulje të mjekimit të tyre si pasojë e trajtimeve”.

6. lufton Kancerin

Edhe pse nuk është provuar të ndikojë drejtpërdrejt në qelizat e kancerit, Gazeta angleze “Nursing Standard” botoi një studim të kontrolluar, ku 100% e pacientëve me këtë sëmundje pretendonin se ata gëzonin një përmirësim të dukshëm në cilësinë e jetës së tyre, vetëm pas tre muajsh trajtimi me seanca Refleksologjie.

Disa nga kategoritë të cilët ata përmendën ishin: pamja, oreksi, frymëmarrja, komunikimi, kapsllëku, diarreja, lodhja, frika e së ardhmes, izolimi, lëvizshmëria, humori, të vjellat, dhimbja, gjumi dhe urinimi.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter