Ç`është masazhi me gurë të nxehtë?

Masazhi me gurë të nxehtë është një variacion i mbështetur mbi terapinë klasike të masazhit.

Mbi pikat kyçe të trupit vendosen gurë të sheshtë të nxehtë. Terapistja / terapisti mund t´i përdorë gurët dhe si mjet masazhi në zona të caktuara të trupit tuaj.
Përdorimi i gurëve të nxehtë si shërues, ka një zanafillë qysh në kohët e lashta, kurse ajo e masazhit me ta filloi të aplikohej si teknikë nga terapistja Mary Nelson, e cila futi teknikën e saj të masazhit me gurë të nxehtë, e quajtur ndryshe “terapia La Stone”.

Përshkrimi i gurëve të masazhit

Gurët që përdoren në këtë lloj masazhi janë zakonisht prej basalti, një lloj guri që ka përmbajtje të pasur në hekur, e cila e ruan temperaturën për një kohë të gjatë.

Zakonisht përdoren dhe gurët e lumenjve sepse kanë sipërfaqe të shtrirë, të zbutur me kalimin e kohës nga rrjedha e lumit.
Gurët zhyten në ujë të ngrohtë, i cili ka dhe përbërës vajërash esencialë. Ata vendosen zakonisht në pika të veçanta në anën e pasme, në pëllëmbët e duarve, apo në mesin e gjatësisë së këmbëve, por ata mund të vendosen dhe në pozicione të tjera, në varësi të gjendjes dhe problemit të klientit.
Ngrohtësia që përçojnë këta gurë relakson muskujt, gjë e cila lejon terapisten / terapistin të ushtrojë presion më të thellë gjatë masazhit.

Përfitimet nga masazhi me gurë të nxehtë

Ngrohtësia e gurëve të nxehtë përmirëson qarkullimin dhe zbut sistemin nervor.
Terapia me gurë të nxehtë shkrin tensionin, lehtëson ngurtësimin e muskujve, rrit qarkullimin dhe metabolizmin.
Veprimi kryesor i gurëve është nxehtësia dhe zbutja e muskujve, të cilat lejojnë terapistin të veprojë në shtresat më të thella muskulare.
Kombinimi i përdorimit të gurëve të nxehtë me një masazh të plotë të trupit, siguron një kurim apo shërim efikas, pasi gurët e nxehtë zgjerojnë enët e gjakut, gjë e cila nxit rrjedhjen e tij në të gjithë trupin. Gurët e nxehtë kanë efekt qetësues dhe lehtësues në dhimbjet kronike, në zvogëlimin e stresit dhe nxitjen e një relaksimi të thellë.

Klientët që përfitojnë Masazh me gurë të nxehtë, ndihen të lehtësuar dhe nga:
1. Dhimbje të kurrizit, të mesit apo shpatullave
2. Atriti dhe Osteoatriti
3. Stresi, ankthi dhe tensioni
4. Pagjumësia
5. Depresioni

Vendosja e gurëve të nxehtë në qëndrat e energjisë së trupit riekuilibron trupin dhe mendjen.

Në ç’temperaturë vendosen gurët?

Gurët e nxehtë nuk janë të shumëllojshëm. Ata përzgjidhen gjithmonë shumë të sheshtë dhe të lëmuar. Ata vendosen në kurriz dhe kanë madhësinë e një veze të madhe petashuqe.
Ata ngrohen në një ngrohës elektrik, i cili përmban termostat kontrollues.
Terapistja / teapisti gjithmonë i mban gurët vetë fillimisht për të provuar temperaturën e tyre, e cila nuk duhet të jetë shumë e lartë.

Shpesh gurët e ftohtë të mermerit përdoren në temperaturë të ulët gjatë një trajtimi, sidomos në rastet e inflamacioneve.

Si funksionon ky masazh?

Terapistët zakonisht e fillojnë masazhin duke aplikuar vaj në trupin tuaj, i cili lejon gurët e nxehtë të lëvizin lehtësisht gjatë masazhit.
Pasi të jeni masazhuar në pjesën e pasme të trupit me gurë, terapistja e vazhdon masazhin me duar.
Masazhi me gurët e nxehtë mund të përsëritet pas një kohe të shkurtër.
Ky masazh zgjat nga 60 deri 90 minuta.

Masazhi me gure te nxehte



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter