Masazhi me 4 Duar

Ky masazh i quajtur ndryshe Abhyanga, e ka origjinën nga teknikat e Ayurveda-s dhe përfshin aftësitë e dy terapisteve, të cilat punojnë në sinkron me njëra-tjetrën, për të kryer këtë masazh të plotë të trupit.

Duke punuar të dy anët e trupit dhe në të njëjtën kohë, ky trajtim është më i avancuari në ekuilibrimin e rrjedhjes së energjisë, në nxitjen e relaksimit të thellë të trupit, shpirtit dhe mendjes.

Efekti i Masazhit me 4 Duar nuk është vetëm prekja nga dy terapistet në të njëjtën kohë. Sekreti qëndron në fiziologjinë e trupit të njeriut. Truri ynë ndjek lëvizjet e terapistes dhe pse nuk arrin të shohë duart e saj, por në rastin e aplikimit të masazhit në dy anë njëkohësisht, truri reagon ndryshe dhe nuk arrin të kontrollojë më. Trupi dhe mendja fillojnë të relaksohen plotësisht.

Ky masazh është efikas veçanërisht për këdo që has vështirësi në trajtime të tilla.Terapistet e Joyel spa përdorin një përzierje teknikash masazhi si ai Suedez apo Aromaterapi me peshqirë të ngrohtë, të cilët përmbajnë vajëra bimorë esencialë dhe relaksues.

Ky masazh i veçantë mund të zgjasë 60 minuta, ku terapistet gjatë 60 minutave fokusohen në trup e më pas tek koka, këmbët apo shpatullat, sipas nevojave dhe problemeve të klientit.

Është një masazh tepër i butë dhe i ngadaltë dhe është një mënyrë e shkëlqyer lehtësimi nga stresi, qetësie për mendjen dhe relaksimi të thellë të përgjithshëm.

Masazhi me 4 Duar ju ofron përfitime pozitive për shëndetin, nxit qarkullimin si dhe ju rikthen ekuilibrin e munguar.

Masazhi me 4 Duar siç e thamë, është një masazh i butë suedez, ku dy terapistet kryejnë lëvizje në të njëjtën kohë. Teknikat e masazhit suedez ndërthuren dhe me teknika të tjera gjatë 60 minutave, gjatë së cilave ju rifitoni një qarkullim më të mirë të gjakut apo Limfatik, gjallërinë dhe energjinë tuaj të munguar.

Ky lloj masazhi po përdoret së tepërmi në ditët e sotme. Është një mënyrë ideale shkëputjeje për disa çaste nga realiteti i sotëm plot trysni.

Përdorimi i disa teknikave nga terapistet e Joyel spa në 60 minuta si masazhi suedez, refleksologjia apo shiatsu ju ofron përfitime të dyfishta për shëndetin tuaj mendor dhe trupor.

Si gjithmonë, pas kryerjes së masazhit, ju rekomandojmë të pini ujë në mënyrë që të largoni toksinat dhe të hidratoni trupin tuaj sërish

Masazhi me 4 duar



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter