Masazhi në Çift

Oraret e lodhshme të punës, tejet të gjata, stërvitjet apo stresi i përditshëm arrijnë t’ju largojnë nga momentet, që duhet të kaloni pranë njeriut të dashur, shokut apo shoqes tuaj.

Çdo ditë e më shumë vihet re një kërkesë në rritje për masazhin Çift, për të shijuar më shumë afrimitet midis tyre, për të larguar stresin apo për të rifituar energjinë e humbur / të munguar.

Çiftet (të dashuruar, të martuar apo dy shoqe / dy shokë) preferojnë të aplikojnë këtë lloj masazhi jo vetëm në qendrat profesionale nëpër botë, por dhe në Joyel spa, ku ndodhen dhe dy dhoma për këtë lloj masazhi, të cilat ofrojnë relaks dhe ngrohtësi.

Është një masazh, kërkesa për të cilin është gjithmonë në rritje dhe nga familjarë, nënë e bijë etj.

Përfitimi kryesor që ofron ky masazh është komunikimi në çift apo tek pjestarët e tjerë. Është një urë e mrekullueshme komunikimi ndërmjet dy personave, ndërkohë që terapistet aplikojnë masazhin relaksues.

Terapistja / terapisti në këtë rast është si një ndërmjetës i heshtur ndërsa kryen masazhin, zbut muskujt, ushtron presion në pikat kyçe duke ofruar njëkohësisht terapinë e Aromaterapisë apo teknika të tjera masazhi.

Ky masazh ju siguron kohë për një bisedë të qetë, e cila hap rrugën për një bashkim të mrekullueshëm mes palëve.

Joyel spa ofron oferta në çift, ku sigurisht ky masazh është shërbimi kryesor. Disa orë të shpenzuara në ambjente relaksuese, të ngrohta dhe të qeta, i ofrojnë çifteve momente të këndshme, të cilët ndikojnë mrekullisht mirë në lidhjen apo në komunikimin mes tyre.

Masazhi Çift mund të shërbejë dhe si një dhuratë e përkryer për ditëlindje, martesë, pushime, përvjetore ose thjesht një shkëputje nga rutina e përditshme.

Është një shkëputje e ëmbël, tepër relaksuese ku dy persona rifitojnë energjinë pozitive apo qetësinë shpirtërore.

Masazh ne Cift



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter