Masazhi i Aromaterapisë

Aromaterapia është një formë e mjekësisë alternative, e cila përdor vajëra nga bimë aromantike, duke përfshirë vajëra esencialë dhe përbërje të tjera aromantike, të cilat ndikojnë në ndryshimin pozitiv të humorit dhe gjendjes fizike apo psikologjike të njerëzve të ndryshëm.
Aromaterapistët, të cilët specializohen në praktikimin e Aromaterapisë, shfrytëzojnë përzierje të vajërave thelbësore terapeutikë, të cilët mund të përdoren gjatë masazhit me duar, hedhjes së tyre në ujë të nxehtë apo dhe të përzier bashkë me ujin.

Disa vajëra esencialë, të tilla si pema e çajit, kanë treguar se luftojnë mikrobet, por ende nuk ka prova klinike se funksionojnë dhe kundër mykut apo infeksioneve virale. Por siç e përmendëm më lart, ata mbeten efikasë në përmirësimin e gjendjes fizike apo psikologjike, sipas llojit të tyre.

Përdorimi i vajërave esencialë për qëllime terapeutike, shpirtërore, higjenike apo riatuale ka një zanafillë tepër të lashtë në shumë kombe, duke përfshirë edhe atë kineze, indiane, egjiptiane, greke dhe romake.
Romakët i përdornin këto vajëra në kozmetikë, parfume dhe ilaçe.

Koncepti i Aromaterapisë u hodh së pari nga një numër i vogël i shkencëtarësh dhe mjekësh evropianë, në vitin 1907. Në vitin 1937, Aromaterapia u shfaq për herë të parë në shtyp, në një libër francez me temë: “Aromathérapie: Les HUILES Essentielles, hormone vegetales, René-Maurice Gattefosse”.
Një kirurg francez, Jean Valnet, pioner i përdorimit mjekësor të vajërave esencialë, i përdorte si antiseptikë / desinfektues për ushtarët e plagosur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përdorimi i këtyre vajërave:

Mënyra e zbatimit të Aromaterapisë përfshin:

1. Difuzioni Aerial / Shpërndarja nga ajri: Desinfektim apo aromantizim nëpërmjet ajrit.
2. Çlirim i drejtpërdrejtë: për lehtësim të frymëmarrjes, të kollitjes si dhe të efekteve psikologjike.
3. Përdorim lokal: për masazh të përgjithshëm, banjo, përkujdesje terapeutike të lëkurës.

Aromaterapia konsiderohet si një trajtim apo parandalim për sëmundjet, nëpërmjet përdorimit të vajërave esenciale. Funksionet e tjera të këtyre vajërave përfshijnë zvogëlimin e dhimbjeve, të ankthit, rritjen e energjisë dhe kujtesës afatshkurtër, relaksimin, parandalimin e rënies së flokëve si dhe zvogëlimin e kruarjeve që shkaktojnë ekzemat.

Dy janë mekanizmat bazë, të cilët shpjegojnë efektin e tyre. Njëri është ndikimi i aromës në tru, veçanërisht në sistemin limbik, nëpërmjet sistemit të nuhatjes. Tjetri është efekti direkt farmakologjik i këtyre vajërave esencialë.

Duhet të theksojmë se Aromaterapia nuk kuron gjëndjen, por ndihmon trupin të gjejë nje mënyrë të natyrshme të kuroje veten dhe të përmirësojë sistemin imunitar.

Përdorime popullore:

1. Vaji i Limonit thuhet se ndikon në lehtësimin e stresit. Kërkimet në Universitetin Shtetëror të Ohios tregojnë se aroma e vajit të Limonit mund të përmirësojë humorin e dikujt si dhe të ndihmojë në relaksimin tij.
2. Vaji i Mentolit është përdorur shpesh për lehtësimin e frymëmarrjes apo të kollitjes në doza shumë të vogla të tij.
3. Vaji e Lavendës, Jasminës, Kamomilit dhe Mentolit janë përdorur kundër stresit, kundër ankthit dhe si qetësues të mirëfilltë.

Efikasiteti:

Ekziston një mendim i përbashkët i shumë mjekëve profesionistë, se përdorimi i disa vajërave esencialë ndikon në përmirësimin e humorit, kthjelltësisë mendore apo krijimin e një gjëndjeje paqësore me veten.
Hulumtimet shkencore mbi shkakun dhe efektet e Aromaterapisë ende mbeten të kufizuar edhe pse në vitro testimi i tyre ka zbuluar disa efekte antibakteriale apo antivirale.
Megjithatë disa prej tyre kanë treguar efikasitet në përdorimin e tyre dhe në solucionet shpëlarëse të gojës.

Përfitimet nga Masazhi i Aromaterapisë:

Gjatë këtij masazhi, lëkura ngrohet dhe rritet qarkullimi i gjakut, duke nxitur eliminimin e toksinave nga trupi, i cili në këtë rast përshpejton kohën e shërimit nga çdo sëmundje apo lëndim. Aktivizimi apo manipulimi i muskujve vazhdon proçesin, ndërkohë dhe çliron ata që janë të tendosur, duke shpërndarë krijimin a acidit laktik, i cili krijohet shpesh pas ushtrimit fizik.

Me rritjen e qarkullimit, vajerat përthithen nëpërmjet lëkurës në tërë trupin, i cili lejon efektet e tyre shëruese të përshkojnë shumicën e organeve te trupit.
Ky masazh aplikohet i ngadaltë, duke krijuar një gjendje relaksi dhe qetësie, që ndonjëherë njerëzit e shijojnë duke rënë në gjumë.

Efektet pas masazhit:

Efektet e Masazhit të Aromaterapisë mund të zgjasin më shumë se 48 orë, në varësi të vajit të përdorur.
Lëkura mund të ndjehet pak e yndyrshme, por efekti është krijimi i një qetësie të thellë trupore.

Nuk rekomandohet pirja e alkoolit apo ngasja e makinës pas masazhit. Ju mund të ndjeni luhatje në përqëndrim dhe nëse konsumoni një gotë pije alkoolike të vetme.
Shpesh, përfitimet e këtij masazhi janë të menjëhershme.
Nuk rekomandohet të kryhet masazh në tërë trupin më shumë se 1 herë në javë!

Një masazh i përjavshëm është një mënyrë e shkëlqyer për ta mbajtur trupin dhe mendjen të relaksuar dhe të pastër nga toksinat.

Masazh aromaterapi



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter