SOMITO (BODY / BODY CARE)

Krem Tonifikues / Forcues për trupin

Fortësia e lëkurës tuaj mund të dobësohet nga shume faktorë të ndryshëm. Prandaj është e domosdoshme të ruhet qëndrueshmëria e lëkurës, duke përforcuar elasticitetin e saj.
SOMITO shërben si tonifikues i trupit, në bashkëpunim me locionin Lympho, me Veinulo Special+ dhe kremërat si Vasco Artera dhe Adipo Gasta, në trajtime dobësuese, tonifikuese etj. Somito përdoret dhe i vetëm. Ai luan një rol të rëndësishëm në indet dhe muskut e plakur. Rekomandohet përdorimi i tij dhe në rastet pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Përbërja:
1. vaj bajameje e ëmbël;
2. iodine potasiumi;
3. vitamina C, K, B2, B6 dhe D3;
4. proteina, taninë, Katekinë, Heksosaminë, acide uronike;
5. një ekstrakt shumë aktiv biologjik që përmban amino acidet Leucinë, Argininë, Lysinë dhe Glicinë.

Përdorimi:
Kremi Somito aplikohet pas përthithjes së plotë të kremërave specifikë të trupit (por dhe në vete, në rastin e një tonifikimi të thjeshtë).
Aplikohet gjithmonë sipas lëvizjes nga poshtë-lart, përpara dhe mbrapa, veçanërisht në zonat e kofshëve, vitheve dhe barkut.
Somito mund të shkaktojë dhe një eksfolim (heqje të shtresës së lëkurës) të qelizave të vdekura të lëkurës, e cila është pozitive në këtë rast.

Somito nuk duhet përdorur në muajt e parë të një trajtimi kundër Celulitit!
Duhet të prisni deri në largimin e plotë të depozitave të mëdha të tij!

Somiton mund ta përdorni çdo ditë (në mëngjes nëse është e mundur, ose në mëngjes dhe në mbrëmje).
SOMITO ju rikthen shumë shpejt qëndrueshmërine dhe elasticitetin e munguar të indeve.

Krem Tonifikues / Forcues për trupin



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter