Ju ka zënë paniku me qukat e fytyrës? Me GERnetic ne do t’i largojmë pa lënë asnjë gjurmë.

Ç’ËSHTË PIGMENTIMI?

Ngjyra e lëkurës së njeriut varion natyrshëm nga ngjyra më e errët kafe deri tek më të çelurat, si rozë dhe e bardhë. Ngjyrat e saj të ndryshme lidhen me një sfond të veçantë gjenetik, shpërndarjen gjeografike dhe intensitetin e rrezatimit UV.
Zonat në afërsi të Ekuatorit, të cilat përthithin nivele më të larta të rrezatimit UV, kanë popullsi me lëkurë më të errët, kurse popullsia e vendosur afër poleve, ku ka nivele shumë më të ulëta të rrezatimit UV, janë të prirur të kenë lëkurë me ngjyrë të çelët.

Ç’I JEP NGJYRË LËKURËS?

Substanca përgjegjëse për përcaktimin e ngjyrës së lëkurës tonë, siç e dimë, quhet Melaninë. Melanina është një pigment ngjyrë kafe, i cili prodhohet në rruazat e specializuara, të quajtura Melanozome, brenda qelizave të lëkurës të quajtura Melanocite, që gjenden në shtresat më të ulëta të Epidermës. Përafërsisht 13 % e qelizave tona të lëkurës janë Melanocite.

Melanina luan një rol të rëndësishëm në sistemin tonë mbrojtës pengues, duke na mbrojtur kundër rrezatimit të dëmshëm UV të diellit. Kur lëkura jonë ekspozohet së tepërmi ndaj diellit, qelizat e lëkurës do të reagojnë me një mbi-prodhim të Melaninës.

CILAT JANË SHENJAT E DUKSHME TË PIGMENTIMIT TË TEPËRT?

Llojet më të zakonshme të rritjes së pigmentimit janë hiper-pigmentimet si Qukat apo Melazma. Hiperpigmentimi shfaqet si njollë e errët ose zonë kryesisht në dhe përreth fytyrës dhe në anën e pasme të duarve, të cilat janë të lidhura zakonisht me dëmtimet nga dielli. Këto njolla të errëta janë të lidhura dhe me proçesin e plakjes natyrale të lëkurës, por substanca të caktuara ose barna, të tilla si aromat, vajëra esenciale, antiseptikë, përbërës tek produktet mbrojtës dhe barnave me recetë, njihen si shkaktarë të prodhimit të tepërt të Melaninës dhe formimin e njollave të errëta gjithashtu.

Qukat janë njolla të vogla të errëta me shumicë në lëkurë dhe mund të shfaqen në të gjithë trupin. Ata janë relativisht të zakonshme në individë me lëkurë të çelët.

Melazma është një zonë e errët e lëkurës, e cila shkaktohet nga ndryshimet hormonale për shkak të shtatzanisë, menopauza ose çrregullime të tjera të prodhimit normal hormonal. Disa barna apo kontraceptivë mund të jenë gjithashtu përgjegjës për formimin e Melazmës.

CILËT PRODUKTE REKOMANDOHEN PËR LARGIMIN E TYRE?

GERnétic ka prodhuar disa produkte tepër cilësorë për trajtimin e problemit të pigmentimit. Për të shpjeguar se si funksionojnë, më parë është e nevojshme të shpjegojmë disa detaje teknike:

Melanina prodhohet në Melanozome, të cilat ndodhen brenda qelizave të lëkurës, Melanocite.
Proçesi përfshin konvertimin e amino-acideve specifike në molekula shumë komplekse, të cilat nga ana tjeter shndërrohen në Melaninë me ndihmën e enzimave dhe te një komponenti tjetër te rëndësishëm, Bakrit. Kur një Melanocit kontakton me një Keratinocit, Melanozomet transferohen tek Keratinocitet.

Gjatë proçesit të ripërtëritjes natyrale të lëkurës, këto qeliza ngadalë rrugëtojnë nga Epiderma për në sipërfaqe të lëkurës. Pasi ata arrijnë në shtresën e sipërme, pigmentet bëhen të dukshme, duke i dhënë lëkurës ngjyrë dhe njollat bëhen të dukshme.

1. Koncentrati (serumi) depigmentues Skin Clair i linjës Gernétic, u zhvillua duke synuar njollat e pigmentuara përmes “ri-programimit” të ngadaltë të prodhimit të Melaninës, në nivel qelizor. Nëpërmjet bllokimit të përfshirjes së atomeve të bakrit, Melanozomet nuk janë në gjendje të prodhojnë shumë Melaninë, ndaj qelizat mbeten të çelta në pamje dhe njollat e errëta do të zhduken ngadalë.

2. Kremi ushqyes Skin Clair synon radikalet e lira, normalizon prodhimin e Melaninës dhe çel ngjyrën e përgjithshme të lëkurës, njollat e errëta dhe Qukat.

3. Kremi rigjenerues Nuclea, me një spektër shumë të gjerë veprimi (lufton rrudhat e thella, rigjeneron një lëkurë të thatë dhe të plakur, shëron plagë etj) është shumë i dobishëm dhe në uljen e pigmentimeve, të shkaktuara nga shenja ose djegie. Rekomandohet edhe në zvogëlimin e pigmentimit si pasojë e proçesit të plakjes.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter